A dëshiron PD vërtet dënimin e krimeve të komunizmit?

Dita

Ndonëse drejtuesit e Partisë Demokratike kanë deklaruar se në qendër të programit janë ish të përndjekurit nga regjimi komunist dhe dënimi i krimeve të komunizmit, veprimet e opozitës të lënë të mendosh për të kundërtën.

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ku ishte parashikuar shqyrtimi i një nisme që ka të bëjë me heqjen e dekoratave funksionarëve të lartë të regjimit komunist, dhe verifikimin  titujve që u është dhënë atyre, demokratët nuk morën pjesë.

Për këtë arsye, mbledhja e Këshillit të Legjislacionit dështoi që të zhvillohej duke dalë “në mbrojtje” të ish-zyrtarëve komunistë të cilët kanë marrë në atë kohë dekorata apo tituj të tjerë.

“Sot ne do të mblidheshim së bashku me kolegët e opozitës për të diskutuar lidhur me kërkesën që vjen nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare “Për një opinion për një projektligj që ka të bëjë me “Një ndryshim në ligjin “Për një shtesë në ligjin 112/2013 për dekoratat titujt e nderit medaljet dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”. Duke qenë se Këshilli i Legjislacionit përbëhet nga 10 vetë, është një këshill që ndahet gjysmë për gjysmë, midis pozitës dhe opozitës, në kushtet kur të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës janë prezent, përfaqësuesit e opozitës nuk janë në një kohë që në dijeninë time nga sekretaria janë bërë të gjitha njoftimet prej kohësh dhe në adresën përkatëse të e-mailit u është dërguar i gjithë materiali përkatës. Më vjen keq, por mbledhja e sotme nuk plotëson kushtet për t’u zhvilluar, pasi nuk kemi kuorumin e nevojshëm. Duke falënderuar kolegët për prezencën dhe korrektesën, e konsideroj këtë mbledhje të mbyllur”,– tha z. Majko. / DITA

Share This Article
3 Comments
  • Komunizmi nuk ka kryer krime, vetem ka vrare kriminelet e vertete, pasardhesit e te cileve ditet e sotme po kryejne krime me shumice. Te denohen krimet e paraardhesve qe te vene mend pasardhesit.

  • Mollosi:Po ata qe bene kongresin e 10 te PPSH ne vitin 1991 nga kan shkuar.Ne dark ishin komunist e ne mengjes u gdhin socialist.Po nuk lan pas dore gezeten zeri i popullit qe e kishin qe nga viti 1942.Cfar ndryshuan edhe pse ndrruan emrin tre here o sekretari i partis se fshatit me kater klas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *