A dështoi shteti? Ministria shpjegon pse po shtohen rastet në Shkodër

Ornela

Shkodra është vatra më e re e infeksionit të COVID-19 në Shqipëri dhe ka shënuar trefishim të rasteve vetëm në ditët e fundit.

E pyetur në lidhje me këtë situate, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli theksoi se në Shkodër ka funksionuar sistemi i gjurmimit, por problemi është se atje nuk janë zbatuar rregullat e distancimit social.

“Rasti i Shkodrës është një rast tipit që tregon sa mirë ka funksionuar hetimi epidemiologjik.

Sepse menjëherë sapo rastet u konstatuan, u panë të gjithë të tjeët që kishin lidhje me familjen dhe ata që ishin pa simptoma. Rasti i Shkodrës tregoi sa i rëndësishëm është distancimi social”, deklaroi Rakacolli.

Ditën e sotme u raportua se numri i të infektuarve në qytetin verior ka shkuar në 48, pra 6 raste të reja në pak orë.

Mësohet se 2 prej personave të prekur janë familjarë të 86-vjeçares që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

o.j/dita

Share This Article
12 Comments
  • Pyetje eshte kjo?
    Shteti ligjor ka deshtuar me kohe e nuk pritem kete pandemi ta marrim vesh se kete shtet e ka ngrene kucedra antikomuniste,qe ne 90-ten!
    Ky fare shteti,nuk luftoi qe ne fillim kunder varferise,padrejtesise,mos besimit etj,por iu sul grabitjes dhe shkaterrimit te te gjitha pasurive kombetare ne emer te luftes kunder komunizmit!
    Dhe kulmi se komunistet dhe bijte apo dhendurret e tyre moren pishtetin dhe te gjitha pasurite kombetare,ndersa shumica e popullit …mori Noc Rrokun!

  • Hot e Grude jane bashkue/ vine ne shkoder ma ba dert…
    @Gruda. Ja ke ba dertin ketij realiteti 30-vjeçar me dy llafe dhe si asnji deri sot.
    Pershendetje

  • Boll me ken shkodra se t’ana i ban.
    Nuk ka me toca edhe per Covid-19 marrin urdher nga Shqupi, per te thyer karantinen, cdo rregull dhe urdher te Qeverise m.q.s. ato jane vendosur nga Kryeministri Socialist.
    Hajde toca hajde.

  • Nuk ka deshtuar shteti se dalin njerezit.
    Shteti ka deshtuar qe me termetin qe nuk kishte asgje ne vije, as nje qen megjithese pagohen qente me mijera euro ne vit.
    Shteti u tregua superkriminel dhe pas termetit. Ne vend qe ti vinte ne ndihme popullsise se zene nen rrenoja i la neper cadra te ngordhnin dimirt. Shteti nuk levizi gishtin qe te anullonte koncesionet, por hallit i shtoi halle te tjera dhe vajti e mori borxhe duke ja lene kete borxh ne kurriz shqipkareve.
    Fitore-thane shqipkaret.
    Patjeter!
    Do vazhdonte me patjeter koncesioni i sterilizimit. Nuk kishte plan shteti te permiresonte spitalet me mjete dhe instrumente, me maska e ventilatore. Akoma nuk ka anulluar koncesionet, por vazhdon merr borxhe dhe shpall gjendje lufte duke u zene me pleqte e plakat e Shkodres.
    Ja qe shkodranet jane shqiptare, dhe i respektojne zakonet. Do thoni ju qe bene gabim, por dhe nuk eshte pare e degjuar qe shqiptaret ta lene vetem te vdekurin. Po ajo vajza qe erdhi nga Italia dhe pruri Koronen ne mort pse nuk u ndalua nga shteti?
    Zinxhirin e te keqes nuk e pret dot.
    “Kur te vjen e keqja hapi deren” thone shqiptaret. Mbase tani e kane me shume ne konsiderate te distancohen dhe te jene me te kujdesshem, por prape “Stop” akuzave si qelbesira ramiste.
    Kerkojini llogari shtetit per masakren qe ka bere me ekonomine dhe shendetesine.
    Kerkojini llogari Ramiut qe lejoi tragetet me pasagjere nga Italia kur ne Itali kishte filluar te behej nami.
    Jo te merreni me njerez, qe te miren dhe te keqen e gjuykojne vete, dhe ne fund te fundit i marrin vete persiper ne kurriz te tyre te gjitha pasojat.

  • Ne Shkoder deshtoi se distancimin social ata e kuprojne ngjit e ngjit.Edhe Voltana Kryekare muk rri dot pa e ngjit me Mhillin

  • Pusahteti vendor ne Shkoder duhet te jet me korrekte ne zbatimin e ligjit . Shkodranet nuk e kan shume per zemer ligjin atyre nuk u pelqen ta zbatojn ate.
    Mungesa e ligjit qon ne shumfishin e te prekureve.
    Prandaj duhet zbatim ligji si nga pushteti vendor ashtu edhe nga pushteti qendror.
    Nje kordinim sa me i mire do te parandaloj perhapjen e ketij virusi.!

  • Jo ore jo nuk dështoi shteti. Nguliteni mirë në mëndje , dështoi injoranca dhe poshtërsia e asaj qelbësirës voltana ademit me klanin e saj.

    • Ti qe shkruan keshtu aja ke idene ligjeve?E ndigjova me vemendje debatin. Lleshaj -Ademi.Ministri jo vetem qe ishte i pa sinqerte por dhe ishte krejt i paafte. Detyrat dhe kompetencat jane percaktuar ne ligje. Ministri as qe ja kishte idene detyrave te p.sh. Prefekti dhe bashkise.Por do kaloje edhe kjo pandemi dhe do zoti njerezit do pergjigjen para ligjit. Po kur shprehet ministri “kryetarja e harruar ne zyre”? Pyetja eshte ka harruar Voltana apo strukturat e shtetit? Katundari e pafund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *