Çfarë pritet të ndodhë me Doshin dhe Frrokun pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Dita

“Ne vetëm kërkojmë. Kuvendi shprehet pro ose kundër dhe Gjykata e Lartë do vendosë…”. Kështu u shpreh dje për DITA një zyrtar i lartë i Prokurorisë, i pyetur nëse do shkohet drejt arrestimit të dy deputetëve Doshi e Frroku. Fjalën e parë pritet ta thotë sot në orën 17.00 pasdite Këshilli i Mandateve.

Ky organ i Kuvendit me 10 deputetë (një i papërcaktuar nga PD, pra me 9 vota aktualisht) pritet të vendosë nesër për herë të parë në historinë e re të Kuvendit të Shqipërisë një autorizim për arrestim, heqje lirie dhe kontroll banese për dy deputetë.

Votimi do jetë i fshehtë. Me shumë interes pritet vota e vetë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Nuk përjashtohet që për arsye të kuptueshme ai të votojë kundër. Pasi autorizimi i kërkuar nga Prokuroria të shqyrtohet nesër në Këshillin e Mandateve, një seancë e jashtëzakonshme jashtë radhe (me gjasa ditën e hënë) do marrë vendimin përfundimtar për kërkesën e prokurorëve.

Pasi Kuvendi të lëshojë autorizimin në fjalë, Gjykata e Lartë (deputetët trajtohen vetëm nga kjo instancë) do marrë një vendim për masën e tyre të sigurisë: Nëse do mbahen në burg deri në përfundimin e hetimeve dhe daljen në gjyq, apo do hetohen në gjendje të lirë.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mund të dojë rreth një javë kohë dhe do të varet nga puna e deritanishme e prokurorëve. Dmth gjykata teorikisht duhet të bindet që argumentat, provat, faktet, rrezikshmëria e veprës, sjellin si domosdoshmëri arrestimin e individit.

Vetëm nëse Gjykata e Lartë vendos si masë sigurie, arrestimin, policia ka duar të zgjidhura për të lidhur me pranga duart e dy deputetëve. A do të kenë guximin gjyqtarët që të mos vendosin arrestimin, megjithëse Kuvendi ka dhënë autorizmin për dy nga anëtarët e vet? Kjo përplasje e panjohur më parë, pritet të shihet si do përfundojë në ditët në vijim / DITA

 

Share This Article
27 Comments
  • TANI FILLON PISLLEKU PARLAMENTARO-BANDITESK.

    ME HIR OSE ME PAHIR SALE ME NDIHMEN E ALEATEVE TE BRENDSHEM DHE TE JASHTEM DO TJA ARIJE QELLIMIT. NUK ARESTOHET DOSHI. KJO ESHTE NJE LOJE MAFJOZEVE DHE E MIRE MENDUAR.

    REZULTATI I NDEZHJES: SALA -FITON. META -TRIBLON. TAMA DHE POPULLI -HUMBET

  • je shume i sakte o popull ,komentet e tjera skane vlere…Kjo eshte si ajo thenia e popullit(u mbarse MALI dhe polli nje miush)…………………………

    • Heqja e imunitetit te nje deputeti, duhet te ishte nje AKT FORMAL, qe jo domosdomerisht ka te nevojshme nje seance plenare dhe perlyerjen e deputeteve me gellbazat e injorances partiake dhe asaj juridike. Fakti qe prokuroria kerkon nje hap te tille,,,,,ne nje shtet funksional ligjor,,,,do te kishte per pasoje te menjehershme, doreheqjen e mbajtesve te mandateve ne kuvend.
      Fakti qe ne shqiptaret, nuk njohim “rregullat e lojes” se sistemit qe pretendojme se imitojme,,fakti qe me tema te tipit DOSHI, “behet politike” nga elemente destruktive dhe kriminele si Sali Berisha dhe kercenohet rendi kushtetues, tregon nivelin e sistemit tone politik dhe ordinerizmin e figurave te perfshira ne te.
      Meqe personalisht i perkas nje brezi, qe njeh ndryshimin midis profesorit dhe karrocierit dhe nje sistemi, ku ky i fundit nuk e kishte te mundur te behej aq kriminel saqe te blinte nje mandat deputeti me fitimet e dala nga rruga e tij kriminale,,,,ndjehem i detyruar te theksoj qe injoranca e provinces me “LIGJVENES” alla Doshi, Frroku, Fufi apo Topalli,,,,,,nuk duhet te lejohet te marre peng nje komb kaq te vjeter sa ky yni,,,,te kriminalizoje te ardhmen e brezit shqiptar qe po rritet.
      Pastrimi i radheve te politikes nga karrocieret dhe hajdutet ordinere,,,,pa dashur ti afrohem me teper sec duhet ketyre dy grupeve te profesionit, eshte hapi jetik, qe duhet te marre kjo qeveri dhe ky Kryeminister. Do te ishte sherbimi me i madh, qe do i behej ketij populli.

      • Shkalla a Transparences na lejon te genjejme dhe te mashtrohemi pfundesisht.

        Pa ditur per gjera qe nuk jane thene publikisht,
        duket se Doshi po e peson si njeri i ardhur ne politike prej nje familjeje tradicionale antikomuniste, nese eshte e vertete qe e braktisi si fryme edhe berisha?!

        Si ka mundesi te akuzohet per shpifje dikush si Doshi qe, dyshimet e tij, se pari, ia tha vete te akuzuarve per ide vrasjeje te tij?
        Doshi ka shkuar tek kryeministri dhe ministri dhe tek prokurori, 6 muaj me pare, dhe ua ka thene kete (le te themi loje) si dyshim
        te vetin.
        Ata mbase kishin te drejte te kuptonin e gjykonin se ishte LOJE, por e konsumuan si Loje, si naivitet apo si fiksim te Deputetit Nr 1
        te Veriut. Pra, deri atehere s’ishte dyshim/loje e denueshme ligjerisht.
        Por cfare ndodhi me pas me shume? Asgje. As edhe nje gje.Asgje tjeter nga ato qe Doshi ia ka thene edhe Prokurorit ne dreken me te.
        vetem se loja, fiksimi, u be publik.
        Doshi nuk u fsheh per asnje moment, ishte gati te paraqitej perpara drejtesise, madje sillte te reja, beri pergenjeshtrimin e Deputetit
        me vella te akuzuar per krim kunder komisarit (qe deri tani vone e ironizonte fiksimin e Doshit), dhe doli se Frroku e njihte aq
        mire Bamin! Pra tere sa ka thene Doshi per te tjeret (vec Ilir Metes, ende) dolen te verteta.
        Eshte tjeter gje nese ne nuk dime gje se si eshte bere pasuanr Doshi. Nese ka perdorur rruge te pista, apo me keq akoma kriminale,
        sigurisht do vinte dita. Por…vetem per te?
        Si jane pasuruar te tjeret ne pjesen sunduese, ate qe ndajne me rrotacion pushtet ne Tirane? Eshte bezdi, e merzitshme permendja
        e emrave: edhe ambasada amerikane i di: Ilir meta, sali Berisha, me se paku (por jane pothuaj inekzistente emrat qe do dilnin pa
        lagur, nese do verifikoheshin. As edi Rama nuk do besohej se deri tani se fundi rronte ne shtepi me qira, teksa shkonte deri ne
        Amerike dhe dhuronte 50 mije (dy dhoma e kuzhine!) per Obamen qe as sot nuk e di ne cilin vend te Botes se Trete donte te behej kryeminister ai djale ambicioz!
        Berisha qartazi kerkoi ta perdorte politikisht kete carje brenda maxhorances, por eshte leverdi politikani kjo.
        Nese Ilir meta del serish Heroi i Virgjer i Kengeve per Enverin pershtatur per te, Ed Rama do rezultoj i humburi: kater-pese deputete
        te zgjedhur me dore prej tij, largohen prej sugjerimit per ta cuar dekrimininalizimin perpara.
        Ilir meta nuk mund te jete i qete pas kesaj: rreth tij do kete vetem njerez qe e pergjojne.

        • Parlamenti mund tu heqe vetem imunitetin dhe jo mandatin.Mandati u hiqet vetem kur shpallen fajtore nga gjykata.P.sh. udheheqesit e Agimit te Arte ne Greqi edhe pse vuajne prej 18 muajsh paraburgimin deri ne 20 prill kur pritet te gjykohen,vazhdojne te kene mandatin e deputetit.Nuk e di nese ne Shqiperi ligji funksionon ne te njejten menyre.

  • po mire more kryeprokuror dhe ju “media” te pavaruara. Nje gje nuk kuptohet, mire Doshi qe ka trilluar vrasjen, por Mark Frroku qe ka deklaruar tjeter gje ne media dhe prokurori pse duhet arrestuar> Sepse te dy kane paraqitur para prokuroreve dy deshmi te kunderta, tani thuhet qe cdo gje e kane ineskuar keta dy deputet. Kush po genjen nga keta te dy, njeri qe thot duan te me vrasin apo tjetri qe thot nuk di gje se kush po pergatit vrasjen?? Si e kane kuptuar prokuroret qe Mark Frroku ka qene pal me Tom Doshin, ne cila prova jane bazuar, pervecse deshim se durim banit.

    • Ku e di ti ,I drejti,deklaraten e Mark Frrokut ne Prokurorine e Krimeve te Renda??????
      Meqe une nuk kam si ta di,te lutem ma bej me dije.

  • PO PARATE E POPULLIT QE U HARXHUAN ME KETE LLOJ SKENIMI KUSH I PAGUAN …..APO POPULLI SI PERHERE.
    KETA JANE PER BURG TE GJITHE SI PARLALESH.!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Komentuesit me larte , I drejti. Ku e di Ti se ç’ ka folur ne prokurori Frroku ? Je naiv e sheh ç’thote ne media. Edhe Sala kur doli u fryh,por nuk tregoi se çfare kish thene ne prokurori,gjoja sekret, por per mediat vazhdoi genjeshtrat sipas deshires.

  • I nderuar z.Thano,

    Nuk me cudit kerkesa e Prokurorise per arrestimin e dy deputeteveNefakt te gjithe presim prej koheshlajmin e madh procedimin e krye krimineleve te politikes.Me sa duket thenien qe “…qeveria e ze lepurin me qerre”, kjo qeveri pret qe lepuri te hipe vete ne te!?Kam nje pyetje per z.Doshi ne forme poezie,ju lutem te ma botoni:

    Pyete ate qe ke usta
    a ia kreve porosinek8956
    apo e bere badiava,
    thjesht vajte me “mullixhine”?

    Me respekt,
    Muharrem Babo – pensionist.

    • @muharrem babo,na rrenqethe mishin me kete poezi.aman ,boto here pas here ndonje poezi si kjo,se nuk e ke idene sa me lezet me dalin pordhat kur lexoj keto vargje.muharrem,or muharrem,hajde puth pak k…rin tem,vec aman,mos ma kafsho,nese prape e kerko.

  • KUSH THOTE SKA KRIM — KRIMINELI
    KUSH THOT SKA VJEDHJE HAJDUTI
    NQS NUK ZHDUKEN KETE HERE ,DURONI DHE 50 VJET O BIJTE ZOTIT.
    TE BEKOFTE ZOTI TOMA DOSHI.
    LUFTA JOTE DO SILLTE SHPRESEN.
    TI JE HERO I SHKODRES,
    RROFTE TOMA DOSHI .
    TE BEKOFTE SHENANOU TOMA DOSHI

  • Pergjigje per ju qe me keni replikuar. Nqs mark frooku do kishte dhene deshmi qe cdo gje ka qene ineskim atehere do merrte cilesin e deshmimtarit te penduar jo te akuzohej per trillim se bashku me doshin.

  • Nqs ju thoni sala tjeter deshmon ne prokurori tjeter ne mefia ketu duhet pare roli i prokurorise sepse nuk eshte me funksionale ne atributet qe i ka dhene kushtetuta. Ato qe jane jurista dhe duan qe ne shqiperi te kete shtet ligjor dhe te se drejtes me arrijn te me kuptojn. Nje gje eshte e sigurt prokuroria nuk eshte e pavarur.

  • Qe prokuroria nuk eshte e pavarur dhe qe kjo ceshtje mban ere te qelbur eshte mese e qarte. Nese Doshi nuk do te kishte sfiduar Ramen i gjithe ky teater i peshtire i politikes nuk do te kishte ndodhur. Po te kishte dashur dekriminalizimin Rama e Meta nuk do ta kishin konsideruar mik aq te afert Doshin @ co. Perse nuk po hetohen edhe shtetaret qe e mbajten te fshehte kete ngjarje per 6 muaj, perse keta nuk meritokan burgun?

    • o info trapi po per berishen si duhet vepruar qe e ka ditur kete plan shum me perpara nga te tjeret ,thuaje e nje fjal per berishen o kellefi i k…it..

        • Arjan, info rakitikja i takon species se derrave dhe si dose qe eshte, nuk merret me specien njeri, qysh nga koha kur hazreti Muhamet e ndau derrin, nga speciet e tjera.

  • Tani u zbardh skenari dhe motivi, edhepse ishte evidente se e gjitha ishte sajese qe nga fillimi.Toma ishte i paknaqur me Ramen per “shperblimin” bazuar ne meritat e fitores elektorale ne Shkoder.Ai priste shume me teper privilegji per vete dhe poste per argatet e tij qe i ndihmuan.Mark Frroku kishte hallin e vellaut Arbenit ,prandaj u bashkua me Tomen per skenarin e pare ,pra per te akuzuar krahun e Berishes :A.Kuliqin,A.Ramen,E.Becin te cilet ai i fajeson pse u kap Arben Frroku.Bashkautor i ketij skenari ishte edhe Dritan Prifti i cili me siguri e bindi Tomen ta ndrroje porositesin nga Berisha tek Meta.Ne menyre qe ti hakmerret nga njera ane armikut te tij Metes dhe vete Rames .Ky me siguri ishte keshilltari kryesor i cili e bindi Tomen te mos beje kallxim ne Prokurori sepse kallximi i rreme eshte veper penale.Gjeten Durim Bamin te cilin Toma e shperblej majm qe te luaj rolin e “vrasesit” duke i premtuar se nuk do te kapej nga ligji.Dhjetra mijera euro dhe xhipi i blinduar do ta verbonin edhe ndonje me te menqur se Durimi.Toma para se te lansoje publikisht akuzat per Meten u perpoq te sulmoje disa sektore si policine dhe doganet te cilat sipas nuk i pranonin ne poste udheheqese njerezit e tij.Mosnderhyrja e Rames dhe sidomos perjashtimi beri qe gjerat te pelcasin.Skenari deshtoi ne momentin kur per ndryshim nga Berisha ,Rama nuk nderhyri ne punen e Prokurorise por iu bind si qytetar i thjeshte.
    Kee nuk e priste as Berisha me opozite duke u nisur nga vetja e tyre,ata u perpoqen ta kthejne ne kauze madje edhe ne revolucion kete inskenim.Por Prokuroria plotesisht elire beri punen e saje.Doli hapatazi i gjithe skenari dhe aktoret e ketij inskenimi te turpshem.
    Vetem nuk e kuptoj pse Dritan Prifti nuk eshte ne mesin e te arrestuarve , i vetmi arsyetim mund te jete se Dritani eshte shume me i menqur e dinak se Toma,Bami e Marku,me siguri duke pare se e gjitha do te zbardhet ai ne Prokurori zbuloi skenarin dhe kerkoi mbrojtjen nga organi i akuzes,edhe nga friga prej Tomes e Markut.

  • Po sikur parlamenti te perpilonte nje urdher qe te perfundoj ne burg dhe Lili i Mones dhe Sala i Liries apo keta gjera jane me zarar…dhe keta dy deputet Dosht e Frroket qe kurre ne parlament nuke e folen nje fjale te vetme ne sherbim te zgjedhesve te tyre dhe nese burgosen me nga 100 vjet kriminelet e vertet ngelen perseri te levizin kartonin….hajt me shendet o Tom K@rdoshi pse i bere nje grusht leka nuke do te thot se je bere i zgjuar kure kerkon ndihmen e dajlit per ti llogarit sa ke bere dhe ku i bere?

  • Po cfare idiotesh qe flasin per mafie jane ,a ka mafioze qe te thote na ka dhene filani 500mije euro per te te vrare??? Po degradoni mafien?, po e beni si portokallia. Tani do kerkoni doreheqjen e metes pa arsye. Pd eshte bere si estrada e ballshit,bravo..

  • Po me karrocierët çfar ka z.Troplini?!Jeta për njeriun ka shumë zanate e profesione, puna me karrocë pse qenka punë mafioze?

  • Nuk eshte aq i lehte arrestimi,aq me teper i nje biznesmeni potencial,i nje perfaqesuesi absolut te popullit.Nese provat nuk jane solide,efekti bumerang do te jete i paparashikueshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *