A do bëhet amnistia?!

Elton Tafaruci

Në fund të muajit korrik Ministria e Financave bëri të ditur se po hartonte një projektligj që parashikonte faljen e një pjese të mirë e detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas draftit paraprak gjobat dhe detyrimet e para vitit 2011 do të fshihen pa kushte ndërsa ndërsa ato të pas vitit 2011 do të falen 30% së bashku me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit.

Teksa gushti ishte pushim, në shtator financat nuk po ndihen më për draftin, i cili nuk ka kaluar ende në qeveri.

Mësohet se është Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai që ka shprehur rezerva për këtë falje masive. Fondi është shprehur dakord vetëm për fshirjen e borxheve të pambledhshme. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova.

Nga Ministria e Financave nuk ka ende një koment se kur pritet të kalojë drafti i ligjit të faljes në qeveri.

Vetëm pak muaj më parë, kundërshtimet e FMN bënë që financat të linin pezull një plan për dhënien me koncesion të një platforme elektronike për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kërkoi një analizë të qartë kosto-përfitime.

Megjithatë, marrëveshja trevjeçare më FMN-në, (EFF- Extended Fund Facility) në bazë bazë të cilës qeveria mori një hua prej 298.3 milionë euro, mbaron në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk dihet nëse ajo do të rinovohet më. Marrëveshja u miratua në 28 shkurt 2014. Nëse nuk rinovohet, atëhere duket se financat do të kenë dorë të lirë që të realizojnë amnistinë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

FMN dhe qeveria e re pas 2013 nisën një bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet një marrëveshje huaje detyruese me të cilin autoritet shqiptare nuk do të mund të ndërmerrnin politika fiskale dhe disa reforma strukturore me ndikim në buxhet pa miratimin e FMN-së. Në të kundërt Fondi nuk do të disbursonte këstet  tremujore të huasë dhe marrëveshja mund të prishej. Nëse marrëveshja e ardhshme nuk do të jetë e detyrueshme, atëhere qeveria është e pavarur të bëjë politikat e saj.

 

Drafti paraprak i faljes

Sipas draftit paraprak të faljes së gjobave e detyrimeve, që u publikua në fund të korrikut parashikohej që brenda një afati 8–mujor të pastrojnë të gjitha detyrimet e biznesit në tatime e dogana. Nuk do të bëhet dallim nëse ka një biznes me status aktiv apo pasiv, por çdo detyrim, gjobë apo kamatëvonesë nga viti 2008 e deri në fund të 2011-s do të fshihet.

Po kështu, edhe 53 milionë dollarë detyrime që rezultojnë në regjistrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor do të fshihen për çdo automjet që nuk ka paguar taksat përgjatë 10 viteve të fundit kundrejt asnjë pagese. Të vetmit që do të paguajnë këto detyrime janë personat që kërkojnë të riaktivizojnë targën. Edhe për këtë kategori do të ketë sërish falje.

“Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë”, thuhet në projektligj.

Pesha e parave për të paguar është pak më e lartë për ata të cilët kanë një detyrim në tatime e dogana pas vitit 2011. Bizneset duhet të paguajnë 70% të shumës që kanë borxh dhe do t’i falet 30% e detyrimit. Për borxhin tatimor, ligji shprehet qartë se llogaritet edhe kamatëvonesa.

“Detyrimet tatimore të papaguara sipas pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, që u përkasin periudhave tatimore duke filluar nga janari 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70% të tatimit/taksës dhe kamatëvonesës përkatëse”, shprehet në projektligj.

Ndërsa për borxhin në dogana falet edhe kamatëvonesa. “Detyrimet e pagueshme në doganë, që u përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji,  falen,  nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70% e shumës së detyrimeve  të pagueshme në doganë pa gjobat”.

Ministria e Financave nuk do falë asnjë kontribut që punëmarrësi nuk ka derdhur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Me qëllim lehtësimin e bilanceve në tatime, ajo do të falë gjobat, por jo detyrimet që shkojnë për pensionin e punonjësit.

“Dënimet administrative (gjobat) për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të personave fizikë dhe juridikë, që janë të evidentuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe i përkasin periudhës pas dhjetorit 2011, falen me kushtin që kontributi i papaguar dhe kamatëvonesat përkatëse pavarësisht periudhës që i përket, të paguhet brenda datës 31.03.2017” – nënvizohet në ligj./MONITOR

Share This Article
3 Comments
  • KETU O VLLA, NJE HERE NE 4 VJET VJEN NJE AMNISTI.

    MOS PAGUANI KOT TAKSAT ORE MILET, SE AI QE I PAGUAN DEL QE ESHTE BUDALLA.

  • Jo mor shoke hajdute te paskrupullt te kesaj qeverie kriminale

    Taksat nuk ju falen bizneseve ne asnje menyre , se nga ato taksa mbahet shteti
    Dhe vlera totale e atyre taksave harrin ne 900 milion euro , c’ka do te thote se kjo esht nje shume qe patjeter duhet ti krhehet shtetit dhe te perdoret pet investime publike etj

    Por shteti mund te fali dhe duhet te fali ate pagesen prej 30 dolkare te ujit dhe te dritave qe ndihmon durekt 90% te shqiptareve , se nuk esht nje barre e rend per buxhetin

    Porse bizneseve duhet tu merret qindarke per qindarke cdo detyrim qe ata i kane shtetit , ndryshe duhetvte cohen per sekuestrim dhe ndjekje penale

    Nuk ka vend ne bote qe te te beje nje falje te tille

    Pastaj si kane punuar keta biznesmene pa paguar taksat ?

    Ky Kryeministri i powibte gjalle njerezit e thjshte per ate faturen e thjeshte te dritave duke i burgos njerezit e varfer
    Dhe nderkaq nuk i beka pershtypja fare kur bizneset nuk paguajne miliona dollare

    Ngaqe esht bashkepuntor me keta biznesmene ndaj edhe kerkon tua fali milionat e taksave te pa paguara

    Taksat u falen vetem te varferve , por ne asnje menyre bizneseve . Keshtu vepron gjith bota moderne

    Pastaj ketu ka dicka tjeter :…

    …Kjo qeveri mori 1 miliard dollare borxhe se do paguante parate qe shteti gjasme ua kish borxh bizneseve
    Kur tani na del qe bizneset i kane borxh shtetit

    Athere jo vetem qe nuk duhet fal borxhi ndaj bizneseve , por te merret totalisht ai borxh dhe te paguhet borxhi ndaj FMN , se keshtu regullohet renjesisht Perfornanca e Ekonomise shqiptare , pasi ulet ne menyre drastike borxhi i jashtem

    Keshtu qe Borxhi tu merret patjeter bizneseve , patjeter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *