Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës kushtetuese të Polonisë që sfidon drejtpërdrejt epërsinë e ligjeve të BE-së. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti të martën qëndrimin e vendit të tij se ligji më i lartë i Polonisë është kushtetuta e vendit dhe jo ligji i Bashkimit Evropian. Nga ana e saj zonja der Leyen u shpreh se vendimi kërcënon themelet e bllokut dhe do të ketë reagime.
Në një fjalim para ligjvënësve të Bashkimit Evropian në Strazburg, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se vendimi i Polonisë përbën “një sfidë të drejtpërdrejt ndaj unitetit të BE-së” dhe se dëmton mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit.
“Sundimi i ligjit është ajo që mban të bashkuar bllokun tonë. Është themeli i unitetit tonë. Është thelbësor në mbrojtjen e vlerave mbi të cilat u themelua ky bllok. Demokracia, liria dhe barazia.”
Presidentja tha se Komisioni do të sfidojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese Polake përmes mekanizmave të ndryshëm.
Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strazburg Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti qëndrimin e vendit të tij, se ligji më i lartë i Polonisë është kushtetuta e vendit dhe jo ligji i Bashkimit Evropian. Ai këmbënguli se Polonia respekton traktatet e BE-së ndërsa hodhi poshtë kritikat se vendimi i gjykatës po e çon vendin drejt një “Polexit” të mundshëm, ose thënë ndryshe dalje nga blloku prej 27 vendesh anëtare.
“Mbështetja e polakëve ndaj BE-së është në nivelin prej 85%. Polonia është dhe do të mbetete anëtare e bllokut”, tha Kryeministri Morawiecki.
Muajin e kaluar, Komisioni Evropian i kërkoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që të vendosë gjoba ditore ndaj Polonisë derisa ai vend të përmirësojë funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe të pezullojë ligjet e reja që konsiderohen se minojnë pavarësinë gjyqësore.
Në varësi të mënyrës se si qeveria polake do të shfrytëzojë vendimin e fundit, blloku ka në dispozion mekanizma të ndryshëm financiarë për të detyruar Varshavën të veprojë në përputhje me ligjin e BE-së.
Von der Leyen u shpreh se mund të përdoret edhe “Neni 7” që është sanksioni më i fuqishëm politik i bllokut, duke i pezulluar Polonisë të drejtat e votimit.
Tubime të mëdha u zhvilluan në mbarë Poloninë gjatë fundjavës së kaluar në shenjë mbështetjeje për anëtarësinë në Bashkimin Evropian.
Rreth 100 mijë vetë u mblodhën në Varshavë të dielën në shenjë mbështetjeje për anëtarësinë e Polonisë në BE. Ndër ta ishte edhe Donald Tusk, ish-President i Këshillit Evropian dhe tashmë udhëheqës i partisë opozitare Platforma Qytetare.
“Çfarë na solli të gjithëve këtu sot? Një pseudo-gjykatë, një grup të kamufluarish me rrobën e gjyqësorit, të cilët me urdhër të udhëheqësit të partisë dhe në shkelje të kushtetutës, vendosën ta nxjerrin Poloninë nga BE-ja”, tha zoti Tusk.
“Po presim tashmë vendimet e Gjykatës së Drejtësisë për situatën në Poloni, si dhe ndoshta sanksione të përditshme financiare”, tha Didier Reynders, Komisioner i BE-së për Drejtësinë.
Gjobat mund të arrijnë deri në një milion dollarë në ditë.
Padia gjyqësore u paraqit nga Kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Ai ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian të marra në korrik, që e akuzojnë qeverinë polake për ndërhyrje politike në gjyqësor. Kryeministri e ka refuzuar një ndërhyrje të tillë dhe tha se Polonia nuk kërkon të largohet nga Bashkimi Evropian.
Ai shkruajti në Facebook duke e përshkruar idenë si një “mit të dëmshëm”.
Mbështetësit e qeverisë kanë organizuar kundër-protesta dhe thonë se qeveria sfidoi me të drejtë Bashkimin Evropian.
“Marrin të drejta që nuk u takojnë dhe duan të ndërhyjnë gjithnjë e më shumë”, thotë Zygmunt Miernik, mbështetës i qeverisë polake.
Por sa pranë largimit nga BE-ja gjendet Polonia?
“Është rritur rreziku për një Polexit, largimin e Polonisë nga Bashkimi Evropian. Polonia është një vend ku 80% e popullsisë është në favor të anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Polonia mbështetet shumë tek tregu i përbashkët dhe tek fondet e BE-së, përfshirë fondin për rimëkëmbjen nga COVID-i të miratuar vitin e kaluar”, thotë Piotr Buras, nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Fondi për rimëkëmbjen nga COVID-i është rreth 66 miliardë dollarë. BE-ja ka kërcënuar se do t’i pezullojë fondet nëse Polonia nuk ndërmerr ndryshime në sistemin gjyqësor.
Polonia dhe disa vende anëtare, ndër to edhe Hungaria, kanë patur përplasje të herëpashershme me BE-në për sa i përket sundimit të shtetit ligjor, lirisë së medias dhe të drejtave të minoritetit.
Themelet janë tronditur tashmë nga vendimi i gjykatës polake. Zyrtarët evropianë thonë se unioni duhet t’i qëndrojë parimeve të tij themelore, ose të rrezikojë të shpërbëhet. Por deri më tani, qeveria polake nuk po jep shenja se do të ndryshojë drejtimin.
n.s. / dita

si nisi do bitisi
Cfare PolonExit..?… Ku do te shkoje me pas Polonia?.. E vetme pa BE-ne Polonia ngordh…: ngec e shtrenguar ne dare mes Rusise dhe Gjermanise qe E bluajne te teren… Pastaj te mos iluzionohen kot ne Varshave me endrra mesjetare te llojit: copetimi dhe ndarja e Ukraines do t’u jepte edhe nje here “shansin” per te realizuar nje mega-shtet federate bashke ne Lituanine…. Endrra te tilla te rrezikshme – qe fatkeqesisht ne Varshave jo pak po i shohin me sy hapur dhe entuziazem – do te mund te shpinin Europen dhe mbare Boten ne nje lufte te re shkaterruese te paimagjinueshme!!!
Idiotet dhe debilet aventuriere lindin dhe rriten mu aty ku lufterat ishin te shpeshta si buka e perditshme
Pse nuk i marrin keto sanksione kynder Greqise,qe i rropi.
Ka mundesi qe burokratet e BE me qender ne Bruksel kerkuam me teper se nje bashkim harmonik me antaret e rij te BE si Plonia,….etl. Ne themel te bashkimit duhej qe anet me te mira te kultures europjane te integroeshin me traditat me te mira te Polonise, apo shteteve te tjera.
Në poloni janë në fuqi forcat populliste dhe nacionaliste te ekstremit te djathte.Ata janë per shkaterrimin e BEsë dhe si te tillë mund të dalin dhe behen aleate të rusise që ja rregullon qefin.
Polonia eshte e mbetet per ne’ Shqiptaret nje komb mik, aleat i besueshem dhe i gjindshem.
Perben te vetmin komb sllav (ne kete rast: katolik) qe ka perkrahur kulturalisht e politikisht sa here qe mundej ceshtjen e teresise territoriale te Rilindjes Kombetare Shiptare. Ne nje Enciklopedi Polake te realizuar rreth vitit 1890 prej Akademise shteterore, ne zerin kushtuar Shqiperise, shkruhej – pervec vleresimeve mbi lashtesine Shqiptare – qe shteti i ardhshem i kombit te “sotem” modern Shqiptar shtrihet ne Ballkan ne nje siperfaqe prej 110 mije Km2 !!! Dhe kjo behej me fakte Si per te kontrastuar ne nje fare menyre propaganden serbe per Kosoven dhe ate greke mbi Epirin..
Vete rrugetimi i Polonise ka qene historikisht tejet i veshtire dhe i kaluar pergjakshem permes lufterave te njepasnjeshme, saqe ne vetedijen e elitave Polake u themelos edhe mirekuptimi e solidarizimi moral per cdo popull qe do te kalonte vuajtjet e shtigjet drejt nje pavaresie te merituar. Ekziston nje paralele pothuaj te ngjashme ne historite e rrugetimit per ekzistence e pavaresi ne mes Shqiperise dhe Polonise. Polonia si shtet dhe elitat polake ne eksperiencen/at e tyre politike teper te veshtira te gjendur e te konfliktuar mes botes Prusiane (Gjermanike) dhe asaj Ruse, kane mbajtur gjalle kujtesen e perpjekjeve per te mbijetuar e per te patur pavaresine e vet.
Polonia per ne’ Shqiptaret mbetet e do te jete pergjthmone nje komb mik simpatik, nje aleat i mire ne kohe te mira dhe te keqija.