A do e lejojë Putin që Erdogan të ketë ‘dorë të lirë’ në rajon?

Edona Llukacaj

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan shprehen optimistë se me diskutimet mes tyre do të arrijnë të zgjidhin “çështjet e komplikuara të rajonit”. Dy udhëheqësit u takuan në qytezën bregdetare Soçi për të diskutuar mbi operacionet turke në Sirinë verilindore dhe planet e Turqisë në të ardhmen e afërt:

Presidenti rus nënvizoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si armë diplomatike në trajtimin e kësaj situate. Ai tha: “Dua të përcjell shpresën se marrëdhëniet ruso-turke, në nivelet që kanë arritur kohët e fundit, do të luajnë rol për të zgjidhur të gjitha çështjet e komplikuara në rajon”.

Nga ana e tij, Presidenti Erdogan u përqëndrua tek objektiva e Turqisë për të arritur synimet e operacionit, duke theksuar: “Besoj se takimi ynë do të ofrojë mundësi reale për mbarëvajtjen e operacionit në Siri”.

Para takimit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kishte shprehur synimet e presidentit rus për të kërkuar në bisedimet me zotin Erdogan më shumë informacion për planet turke në rajon. Turqia është betuar të vazhdojë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë.

Zëdhënësi shtoi se Turqia duhet të marrë leje nga qeveria siriane për të dislokuar forca në territorin sirian, duke sinjalizuar se Moska shpreson që të ketë bisedime mes Turqisë dhe Sirisë lidhur me ndërhyrjen turke në Sirinë verilindore.

Pas vendimit të SHBA për tu tëhequr, Turqia filloi ofensivën ushtarake në Sirinë verilindore.

Vendimi i SHBA është kritikuar nga ligjvënës nga të dyja partitë politike si dhe nga analistë, të cilët paralajmërojnë se tërheqja amerikane do të krijojë një vakum që do të shfrytëzohet nga fuqi të tjera si Rusia.

Analistët thonë se takimi Putin-Erdogan do të sinjalizojë nëse Rusia është e gatshme t’i lejojë Turqisë dorë të lirë në rajon. Nëri syresh thekson: “Jam i interesuar të shoh nga ky takim nëse Presidenti Putin do të përpiqet ta frenojë Erdoganin dhe Turqinë në një fare mënyre”.

Erdogan, para nisjes për në Rusi tha se qindra luftëtarë kurdë mbeten në rajon, megjithë marrëveshjen e armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin amerikan që parashikon tërheqjen e tyre, duke shtuar se Turqia mund të rifillojë ofensivën sapo të skadojë afati./ VoA

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *