A do e lirojnë zyrën Ademi pas takimit me ambasadorin italian?

Bora Basholli

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi kryebashkiakja Ademi iu drejtoi një letër gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, duke iu kërkuar të ngrenë një komision ndërkombëtar që ajo të dorëzojë detyrën te pasardhësi socialist i zgjedhur nga 30 qershori.

 Vetë Ademi ka njoftuar në rrjetin social takimin me kryediplomatin italian, duke u shprehur se ka zhvilluar me të një bisedë tejet konstruktive.

 “Falenderoi përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjella shekullore.

 Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike.

 Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çështjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti. #FaleminderitAmbasadorCutillo”, ka shkruar Ademi.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Jam me Ju ,Shkodra e kuqe! E ka mesuar mire kengen e Ollges : “Ne mos njeri -tjetri melken do ma marre !” Ne mos njeri ambasador ,tjerti do ta ftoi ne shtetin e vet. E Ademi s’ka hallin e Shkodres,po te Voltanes….

  • Keta jane njerez qe flasin degjojne, ta blejn mendjen dhe
    dhe pastaj te bejn flete daljen. Voltana duhet ta kete marr mesazhin se si erdhi ashtu edhe dot iki. Asgje se ka te trasheguar me tapi. Prandaj kadal kadal te filloje te boshatise sirtaret dhe te dale me dinjitet nga ajo zyre.

  • Basha para sa vjet va ´rasi ´ mbret’oreve, tash va ´rasi ´ demokrateve edhe i dhuroj Shkodren PSse!
    Normal ai pazarin per veti e ka krye! Vazhdoni t’i besoni ju atij muti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *