A do guxojë Nano të kthehet në Vlorë ?!

redaktor

“Unë jam këtu për të mbështetur dhe e përsëris publikisht se jam këtu për t’i bërë thirrje socialistëve të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë që të votojnë socialistët e denjë”, tha Nano në këtë rishfaqje të tij të fundit, qartazi turbulluese, në prag zgjedhjes.

Ai foli me një lloj patetizmi thellësisht zhgënjyes e aspak denjësisht,duke konsideruar Malajn e ndonjë të pavarur tjetër si socialist të denjë dhe gjithë skuadrën e kandidatëve të PS të  qarkut të Vlorës e më gjerë si të pa denjë.

Në fund të mandatit të Nanos si kryeministër i vendit, pikërisht në Vlorë shpërthyen protestat qytetare më të fuqishme që kanë ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Shkaku ishte pikërisht vendimmarrja e kryeministrit Nano për të ndërtuar parkun energjetik të naftës në Gjirin Turistik të Vlorës.

Shkaku ishte tradhtia e tij kombëtare duke miratuar në parlament marrëveshjen për shitjen e 183.000 m2 territor shqiptar të bregdetit magjepsës të Vlorës e gjithë Adriatikut (shënimi im: Shën Naumi Perëndimor) një kompanie Italiane për 1 euro, kontratë të cilën e firmosi më pas sivëllai  i tij Berisha. Qytetarët e Vlorës protestuan kundër Nanos edhe me votë në 2005, duke prodhuar në Vlorë, si asnjëherë tjetër qysh nga viti 1992, më shumë mandate për Berishën se sa për Partinë Socialiste.

Pasojat e këtyre vendimmarrjeve mëse të papërgjegjshme të projektuara nga Nano e të përfunduara nga Berisha nuk janë të vogla.

Sot shqiptarët janë të detyruar të paguajnë 100 milion euro të marra borxh për gërdallën e TEC-it të Vlorës, e duke marrë si kosto shtesë bllokimin e plazhit të mrekullueshëm të Nartës.

Një vijë bregdetare prej gati 4 km deri në Zvërnec pushtuar  pikërisht nga TEC-i e Petrolifera ka dalë jashtë funksionit si potencial turistik.

Ndotja e akumuluar e detit edhe për shkak të lehtësirave të dhëna firmës së paskrupullt Bankers për të shkarkuar e ngarkuar naftë bruto në mes të Gjirit të Vlorës, po kontribuon në një asfiksim të mundshëm dhe të sektorit më vital ekonomik, turizmit, në Vlorë.

Ndër shumë pushtime dhe tentativa pushtimesh grabitqare në Vlorë me gjoja projekte zhvillimi qysh nga TEC-i famëkeq i Vlorës, Petrolifera, naftësjellësi AMBO, parku eolik i sicilianeve në Karaburun, superporti i kontejnerëve në Gji të Vlorës, vepra të kundërshtuara prej qytetarëve të Vlorës, asnjëherë nuk është ndier zëri i ekonomistit  Arben Malaj, veç amplifikimit prej tij të vendimmarrjeve perverse të Nanos kryeministër në Vlorë edhe në qarqe ndërkombëtare.

Unë si vlonjat nuk di ndonjë kontribut (qoftë dhe jo të shquar) të z. Malaj për një zhvillim të qëndrueshëm të qytetit të Vlorës.

Kontributi i tij këto kohë ka qenë afër atij të një analisti financiar të zakonshëm të makroekonomisë, por me akses më të madh në media.

Të kundërtën them me bindje kur lexoj tani Nanon: “Rama do jetë përgjegjës nëse votat shkojnë tek Malaj dhe jo tek Kokëdhima”. Them me bindje se edhe vetëm Kokëdhima do votohej shumë më tepër se Malaj në Vlorë, pasi Kokëdhima me gazetën e tij “Shekulli” ka qenë zëri i revoltës së qytetarëve të Vlorës kundër Nanos e Berishës për bëmat e tyre famëkeqe që i vuajnë sot gjithë vlonjatët e gjithë shqiptarët dhe mund t’i vuajnë brezat edhe më shumë.

Dhe mos të harrojmë dhe një betejë të fituar nga shoqëria civile dhe të inspiruar (për hir të së vërtetës) direkt nga Kokëdhima kundër planit më makabër të Nanos për të importuar plehrat e Italisë e për t’i djegur ato pranë kryeqytetit shqiptar.

Rikthimi i Nanos në Vlorë është nul efekt. Malaj po të kish dalë pa Nanon mund të kishte një farë ngarkese. Me Nanon mbetet nul,  gjithashtu.

Share This Article
14 Comments
  • Ka mbaruar koha e pensionisteve, sala e nano Jane per domino dhe te shkojne filma vizatimore tomi e xheri .TANI ESHTE KOHA E RILINJES SE SHQIPTAREVE

  • Ju Ferunet komunista ishit dhe komuniste mbetet. Ju njohin gjithe pallatet e shallvares sa mire e keni patur me ate sistem atehere.

    • O re Gimi .Kaq gomar ke ngelur qe flete me sindromen e komunizmit.Cmendon ti se socjalistet i ngjajne Saliu.Per ke komunista fet .Kjo eshte si te themi ujkuuuuuuuuuuu ujku dhe Saliu bene kerdine.

  • Eshte normale qe miopet nuk shohin afer.Nuk shohin salariun, lugatin komunist, qe urinohej i ekzaltuar duke lepire kockat qe u hidheshin qeneve bastarde qe ushqeheshin prane grazhdit te kupoles komuniste.Nuk shohin salariun qe doli duke bertitur grykave te maleve, rrugeve e sokakeve kunder asaj kupole, se ciles i ngasherehej,per t’u fshehur nen hijen e tij .Nuk shohin salariun e vertete, agjentin e patriotizmes serbe ne sherbim te mbreterise sone socialiste demokratike. Nuk shohin as lukunine e zuzareve politikane te modelit te tij, majtas-djathtas, me qellimin per t’u pasuruar me çdo mjet e me çdo menyre.Te gjithe keta sojseze jane bisnesmene te rrobave dhe te hekurishteve te vjetra te politikes qe ruajne ne koshiencen e tyre domenin e kohes se brekusheve.Kjo lukuni monstrash qe shqyejne njera-tjetren shperndajne me turinjte dhe putrat e tyre ndotjen e madhe te kombit jane simbioza jone e jetes qe e ushqejme me plaget dhe qelbin e trupit tone te semure.Nano ka ardhur ne dasmen e Malos per te kenduar me Salariun.”Dridhu, dridhu moj zhelefine, çok gjyzel/rrofte partia e salariut alla xhuvel/ qe merr armiqte e armiqve dere me dere/malo-kaç-dogjan- kadel!”

  • Ju garantoje une qe Nano nuk shkel ne Vlore te beje palacolleqe .Vlora ja ka dhene medaljen jo Nanos por kujtdo qe shkel ne drrase te kalbur.Ai bashke me Saliun shkaterruan vlerat me patriotike duke injektuar ne popull veset me te keqia te trasheguara nga Zogu e Diktatura.U munduan ti hiqnin Vlores shpirtin patriotik me qellim te sundonin me pazare te qelbura sic mendon te beje tani Nanua ne nipin e tije A.Malaj.

  • KUDO KU VE KEMBEN NANO NUK MBIN BARI E JO ME TA MARRI VOTA AI ESHTE NJE BASTARD DHE AZGJE ME TEPER CDO KOMENT PER TE ESHTE I TEPERT

  • PERSHENDETJE ZOTI MALAJ, ME VJEN KEQ QE ZGJODHE NANON NE STAFIN E FUSHATES TEDE SEPSE NANUA SFITOI DOT PER VETE SE I KISHTE IKUR KOHA.
    TI KE DERI DIKU TE DREJTE POR JO TE BIJE NE BATAKUN E NANOS SE VULLNETI TIJA ESHTE PER TE PRISHUR SHQIPERINE

  • NANO MES AL CAPONES DHE ESKOBARIT !
    Nga: MEHMET METAJ
    Dje na doli përsëri në “arenën” politike Nanua, ndonëse në një mini-podium të sajuar në Rogner, per “t’i dal krah Arben Malaj’t si deputet i pamvarur në Vlorë, dhe duket ashiqare që Nanua mbetet ende të sillet e notoj në ujrat e turbullta ose llumit që gatoi vetë, ku nga rendi social rreket të jetë midis Al Capone´s dhe Eskobarit dhe nga rendin politik/filozofik i ideuar nga nje filozofi-pa kokë si ai vet midis Makiavelit dhe Gandit.
    Kjo ndodh edhe se vazhdon rituali ynë i vjetër që edhe kur del dikush të tentoj të bëj vërtetë këtë vend s’e lënë servilet që mbijnë kudo ne çdo hap dhe per alegri të ketij rituali te vjeter dhe Ramen e ndjekin nga pasë hijenat e Nanos. Duhen shmangur ndonëse është vonë minjtë e gjirizeve “akraba” të Nano’s që ka shumë PS-ja, që nga Dokle-juda, e deri tek Pionieri i Enverit-Fatmir Xhafa, dhe tashme pas 23-vjetesh tranzicion duhet të shohim fytyra të reja ne politike me prevalencën e intelektualëve të përkore që ka, dhe jo pak ky vend.
    Në Shqipërine tonë sidomos të ketij tranzicioni rrumpallë po na dalin pambarim në krye mediokrit, njerëz qe s´janë kerkushi e s´dinë të bëjnë asgjë në profesionin e tyre. Prandaj dhe perëndimorët kanë mësuar nga pësimet e histroisë së tyre dhe s´i lënë më të bëjnë xhap monstruozë të tillë qoftë edhe në përmasa të vogla të vesit të vjetër paranojak të tipit Nano. Ndoshat pas një kohe tranzitive të gjatë duke pësuar jo njëherë por disa herë ky popull do të duhet të dij këtej e tutje se duhen lënë mënjanë partitë e « mëdha » apo te « vogla » qofshin vetëm të zgjedh/qimtoj ata që janë vërtetë të tillë dhe që meritojnë besim dhe të ardhmen tonë dhe të vendit. Përndryshe ka shumë gjasa që ne të bëjmë atë që do çuditet Evropa, do mebtemi vetëm si “dhia mes dhenve” ! Se sot as nuk mund të adoptohet dot «Ostracizmi » (votimi i fshehtë i Athinës së lashtë kur votohej për të dëuar nga vendi njerez që kërcënonin demokracinë-zhvillimin, ne të paktën të dëbonim njëherë e mirë nga e drejta e pushtetit njerëz të tipit Nano-etj.
    Një politikë e re që sjell një mendësi të re në qeverisje e presim të gjithë ne që i kemi thënë vehtes ta sosim jetën në këtë vend por dhe ata që sot enden nëpër botë dhe një ditë do të kthehen dhe jetojnë në vendin e tyre mezi presin që dhe nga ky vend të dali një elitë drejtuesish që të ngjajë me vendet simotra fqinje dhe ta çoj vendin drejt një barazie dhe drejtësie të dukshme së pari dhe së dyti të sjelle zhvillimin se ky vend kaq i pasur me burime natyrore që i prishim vetë, pasi ato bëhen “prehë” e drejtuesëve batakçij, ndoshta me frustrimin e nyjes gordiane mes grekeve dhe serbeve, dhe vitet e fundit me nje ekonomi kryesisht informale, mund e duhet të marrë rrugën e zhvillimit dhe të stabilitetit ekonomik përndryshe do të endemi ende në rruge pa krye edhe nja 15-vjete të tjera.
    Dhe degjuam dje prape tragji-komikun Nano që bënte retorikë me vetvehten dhe rrekej të promovojë “te pamvarurit” por që kan qënë përjetësisht “të varurit e tij”, dhe përse jo se përderisa u katandis kështu ky vend me “dopio-6-tën-Berishë” si “produkt-i-Nanos dhe ai ka kurajon e na del para me nje semantikë e trajtë komike dhe na “ben moral” për ti dhënë kurajon “te pamvarurve-te-varur-prej-tij”, dhe rrekete t’a heq vehten ende’ si “politikan kalibri qe pas s’I erdhi historia”. Nano mbetet midis Al Capones dhe Eskobarit dhe në filozofine Makiavelist (qëllimi justifikon mjetin ». Qyfyre të mëdha po ka në këtë vend, ndoshta është fundi !

  • Ndaj te njejtin mendim me artikullshkruesin. Me duket se Arben Malaj, perveçse ambicjes personale dhe kryeneçesise, nuk mendoj se ka ndonje vlere tjeter ne fushen e politikes shqiptare. Si specialist ne fushen e ekonomise, nuk ia zbeh njeri vlerat dhe kontrbutin, por edhe eshte vleresuar per to. Tek njerzit qe merren me politike dhe kryesisht tek ata qe e kane shijuar mandatin e deputetit edhe pse te pamerituar per rastin apo per riperseritjen e tij, perveç simptomit te megallomanise, egziston dhe mendesia deri ne paranoje se me largimin e tij do te behet nami. Nje gje nuk njohin mire politikanet tane (qe u majmosen me para prej ketij profesioni) se nuk humbet pazari per gjelpera. Pse nuk ndodhi keshtu me liliputin Kaç Islami, me policin kuksian, Llane Dogjani, apo me ate lezhianin qe ia harroj emrin se vetem ne fund te mandatit dhe kur nuk u zgjodh u be i gjalle? Me falni qe duhet te perdor nje term te ashper, por keta jane si babaxaret ne tregeti, matrapaze qe kerkojne te fshihen pas slloganeve te parimeve, te cilat per veten e tyre nuk i njohin dhe nuk i zbatojne kurre. Sa i perket Fatos Nanos, ai perveçse nje karte e djegur, qe perdoret nga Berisha si leter higjenike, nuk eshte gje tjeter. A do te shkoje ne Vlore? Po perderisa vlonjatet presin me ditirambe dhe duartrokasin neper mitingje kryeshkaterruesin e Vlores dhe te Shqiperise, pse te pengojne “letren e tij higjenike” per te shkuar ne Vlore?

  • Jam plotesishte dakort me mikun Tim zotin Ferruni!zoti nano duhet te shpallet non grata ne vlore!ky rrugac ,kriminel Dhe armik i vlores!njelloj si baba enveri qe na dhuroi soden Dhe cimenton ne vlore Dhe ai nuk mungoi me perroliferen Dhe tecin!nano -Malaj non grata ne vlore!!!!

  • Te vije ne Vlore,do e bejme qe preshi i Tritanit ti duket parajse.Ka per te kaluar ne rrathet me te frikshem te ferrit.Plehra e peshtire dhe perverse Fatos Nano.I dashurari me dhunuesin e tij dhe te familjes se tij Sali Berisha.Ai vuan nga Sindroma e Stokholimit.Adhron dhe dashuron marrezisht perdhunuesin e tij dhe burgosesin e vete Sali Berisha.

  • Pse tregohesh kaq I pa burre.Kur Nano ishte duke vuajtur denimin per skandalin e ndimave,tregohu burre e thuaj te verteten sa e ke takur ne burk.Njasi burrash jeni qe ju tha do ju kthej parat e firmave piramidale,ne fakt ju dha nje ne tre,ma te gjatin.Sa ishte kryeminister ka ardhur disa here,e nuk jeni ndier.Kan vdekur ata trima qe thuani ju.

  • Nul? Po qe te funsionoje rryma(korenti) duhet dhe faza. Ku e kane fazen keta NANO-MALAJ? Me duket se u jane lagur siguresat fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *