A do japë dorëheqjen? Takimi mbrëmë në PD deri pas mesnate, Basha vihet nën trysninë e njerëzve më të afërt

redaktor

 

Kryetari demokrat Lulzim Basha është vënë përpara përgjegjësisë për humbjen e thellë që PD pësoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të së dielës. Në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila zgjati deri pas mesnate, deputetë të ndryshëm i kanë kërkuar atij dorëheqjen.

Burime nga brenda mbledhjes kanë bërë të ditur se një pjesë ka propozuar madje edhe ribashkimin me pjesën që mbështesin Berishën me të cilin desh u vranë për zyrat në 8 janar.

Në votimet e së dielës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, përveç Rrogozhinës dhe Dibrës, ku kandidati Luan Haka, u nda me disa dhjetra vota nga i dyti në garë, të katër bashkitë e tjera, grumbulluan shumë pak vota.

Basha mësohet të ketë deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”, duke akuzuar në këtë mënyrë presidentin Ilir Meta se kishte dekretuar papritur zgjedhjet e pjesshme të cilat ai i kishte mbajtur të bllokuara për një kohë të gjatë.

Edhe në deklaratën e djeshme për mediat, Basha u përpoq që të gjente shkaqet e humbjes jashtë përgjegjësisë së Partisë Demokratike. Por deputetë të ndryshëm nuk kanë qenë të këtij mendimi.

Madje nënkryetari i parlamentit dhe një nga 4 nënkryetarët e PD Agron Gjekmarkaj, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjithë funksionet politike, në shenjë përgjegjësie për rezultatin.

“Të bëjë një hap pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen e njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider”, shkruajti ai në Facebook, ndërsa më herët gjatë ditës kishte folur për “një humbje tronditëse”, për të cilën sipas tij “çdo justifikim është i papranueshëm”.

Basha mësohet të ketë deklaruar se “dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës është ta marrë PD-në për t’u mbrojtur nga non grata”.

Nga mjaft deputetë është këmbëngulur që si zgjidhje të hapet një garë për një kryetar të ri në Partinë Demokratike, në të cilën as Basha e as Berisha të mos marrin pjesë.

Por kryetari demokrat mësohet të ketë qenë në pozita mbrojtëse thuajse gjatë gjithë kohës, pa lëshuar pe’ ndaj propozimeve të ndryshme, – raporton VOA.

Basha u përball me një valë të fortë kritikash shumë të ashpra dhe kërkesa për dorëheqje, edhe pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Por këtë herë, ai duket se është në një pozitë shumë më të vështirë, pasi trysnia po i vjen nga njerëzit pranë tij.

n.s. /dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Nastradini gënjen
    – Mjaft me politikë!- urdhëroi Coli
    – Na lini rehat ta pimë kafenë!- e mbështeti Loli.
    Nuk pushonin klientët në lokalin e lagjes, në atë mëngjez të djele. Sa shprehte njëri simpati për një politikan ,ai është gënjeshtari më i madh, konstatonin dëgjuesit. Mendimet qenë ekstreme, se secili arsyetonte sipas interesit të vet.
    – Gënjeshtari më i madh në historinë e njerëzimit ka qenë Nastradini,- e nisi më zë të ulët Coli.
    – Kjo dihet, – i rri gati Loli.
    Nastradinit i kishte dalë nami si gënjeshtari më i madh në tërë Arabinë, nisi të rrefej përrallzen Coli.E thërriti një mbret në sarajet e veta. I kërkoi Nastradinit ta provonte në se mund ta gënjente.Nastradin u shtir se gjendej i papërgatitur për kërkesën. U mbrojt, se veglat e rrenave nuk i ka me vete.I kërkoi mbretit tre pend qe, dhe tre qerre, për t’i transportuar nga shtëpija te sarajet. Mbreti i dha me qejfë, nga kersheria,në se Nastradini do të gënjente.
    U merzit mbreti që Nastradini nuk po kthehej. Dërgoi ushtarët t’ia sillnin urgjentisht Nastradinin të sarajet.- Pse nuk erdhe të më gënjesh?- e pyet me ton mbreti- Nastradinin.- Nuk kam se si të gënjej më tepër . Aq pasuri sa më dhatë ju, nuk e kam vënë tërë jetën,- ia kthen më shumë frikë Nastradini.
    – E mrekullushme.
    – Famoze.
    – Nuk është më e bukur se gënjeshtra e kryetarit të opozitës.Eeeeedhe për humbjen e fundit, deklaroi se unë nuk e kam humbur asnjë garë.
    – Çfarë i bëri mbreti Nastradinit, kur e mori vesh vesh se e gënjeu?- pyet me sinqeritet rinor një bukurosh.
    – Atë që po i bëjmë ne politikanëve, pas dites së votime,- ia kthen Loli me shumë seriozitet.

  • Cudi me kete artikull te sotem Kur kjo gazete deri dje ka shkruar pro Braves e sot detyrohet te shkruaj dicka e jo gjithcka. Ma , antarsine qe kishte pro Brava u pa me dhjetor ku sallen me gati 2000 karrike e paraqiti me mbi 5000 karrike .Ai duhet te largohet e me “luften ” ndaj blindave qe u be me 8 janar ( e padegjuar ndonjehere )nuk ka lene vend per pajtim me shumicen e antarsise . Dhe po guxoi te dale ne zgjedhje do te turperohet dhe me shume se s”do te marre minimumin e perqindjes . ” Nuk kam humbur asnje beteje ” Do te ngelet ne histori kjo thenie e tij si dhe epiteti Brava .

  • Fytyra me e peshtire e politikes eshte ky debil qe humbjet i quan fitore cudi si nuk e marrin me shkelma kete legen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *