Në fillim dha “paralajmërim” nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, “Live nga Parlamenti.
Pse valle Ndocaj ulet tek Opozita??? Ç’po ndodh??”.
Kështu shkruan deputeti i Lezhës për PS, Eduart Ndocaj për veten dhe përcjell disa foto ku ai shihet në shoqërinë e kolegëve opozitarë.
Në vijim, Ndocaj ka mbajtur një fjalë kritike për gjithë klasën politike të 25 viteve, ndërsa ka shigjetuar (sërish) konsullatën tonë në Milano.
Këtu, tha Ndocaj, gëlojnë sekserët ndërsa rradha e hallexhinjve emigrantë nuk mbaron pa paguar dhjetë euro bakshish.
Ai përmendi dhe kërcënimet që i janë bërë me jetë disa ditë më parë, teksa “në këtë sallë askush nuk foli për rastin tim”.
A do kalojë djathtas deputeti më i ri i Kuvendit, njëherësh ndër më “të pëlqyerit” për mediat sociale? / DITA

keni rene shume poshte qe publikoni lajme te tilla kq idiote
esht i vetmi deputet qe demaskoi kete parlament qe deputetet zgjidhen duke dhen miell e ushqime respekt per ty ndoka