E dashur DITA. A do arrijë politika shqiptare qe të presë me qetesi rezultatin dhe njekohsisht te urojë njeri tjetrin per fitoren pavaresisht se cila parti fiton? Apo do te kemi mosnjohje rezultati, rrëmuja qe s’do i deshironte askush, vonesa te pajustifikueshme ne nxjerrje rezultati, mitingje dhe kundramitingje, tëorturë logjike?!
Edhe pse e shikoj si te pamundur arritjen e nje paqeje per shkak te atyre qe shikojme dhe degjojme, si qytetar i thjeshte dua te bej nje thirrje publikisht nepermes gazetes ‘Dita’: Që mbare populli dhe politikanet (qe jane te zgjedhur dhe atyre qe duan te zgjidhen) te japin maksimumin ne rritjen e kredibilitetit te Shqipërisë në Europë dje në Botë. Te mendojne njehere si burra shteti e jo si kryetarë partish dhe mëhallash. Bëjeni për këtë popull që ju mban kaq i duruar në qafë. Me respekt, Ndok Malaj
Letër e nënshkruar: Ndok Malaj
