A do ketë efekte ekonomike “Shengeni i Ballkanit”?

Ornela

Në një kohë që liderët e Ballkanit Perëndimor po diskutojnë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, tregtia midis vendeve të Ballkanit mbetet e cunguar.

Raporti i Fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është vendi që ka përfitimin më të vogël nga të gjitha nismat lehtësuese të ndërmarra, madje theksohet se ka ende një sërë problemesh.

Shqipëria rezulton se është vendi me politikën më të dobët tregtare në lidhje me vendet e rajonit.

Në një raport të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar theksohet se vendi ynë ka probleme në shumë drejtime duke nisur që nga përmbajtja e marrëveshjeve tregtare, institucionet si dhe infrastruktura.

Ndërkohë që Serbia rezulton se është përfituesja më e madhe në rajon nga marrëveshjet tregtare.

Këto të dhëna vijnë në një kohë që po diskutohet për iniciativën e Shengenit të Ballkanit Perëndimor, e cila synon rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe përfitimet e vendeve.

Por sipas ekspertëve edhe kjo nismë nuk pritet të sjellë efekte pozitive në ekonominë e Shqipërisë, për shkak se edhe marrëveshjet e nënshkruara deri tani nuk kanë gjetur zbatim.

Gjithashtu rezulton se vendet e rajonit i kanë marrëdhëniet tregtare të diversifikuara, ndërsa Shqipëria i ka kryesisht me Italinë e Greqinë.

Po ndër të tjera në raport theksohet se Shqipëria është vendi me varësinë më të madhe nga importet për të plotësuar nevojat.

Në raport thuhet se mallrat e konsumit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të importeve, duke filluar nga 33 përqind e totalit të importeve në Serbi deri në rreth 45 përqind në Shqipëri.
Një tjetër shqetësim mbetet edhe forca e pakualifikuar e punonjësve në Shqipëri nëse e krahasojmë me vendet e tjera në rajon.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Pordhe me rigon keta artikujqe thjesht duan te gjejne keq qeverine.
    Si nuk paske perfitime nga nje Ballkan pa kufij, pa dogana dhe rrjedhimisht me fryme te re paqesore, pa luftera?

  • Qe Shqiperia do te perfitoi nga “Shengeni i Ballkanit”,e thote drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama,ai qe largoi Shkelqim Canin per
    ta zevendesuar me Mesuesin gjysmak te anglishtes,Arben Ahmetajn!Serbia ka afro 40 mijë km2 toke bujqesore,industri te lehte
    dhe mekanike te zhvilluar,plus edhe menxhim me pervoje.Keshtu qe ,“Shengeni i Ballkanit” eshte nje kazan supe,ku Serbia han
    me garuxhde,Maqedonia me luge gjelle dhe Shqiperia me luge çaji.

  • Po ky rrota kryeminister e ka ule pak gishtin e mesit apo ashtu me duket mua. Duket sikur thote ua futa edhe kesaj rradhe, po se kujt ia futi nuk kuptohet mire. Me duket se i drejtohet popullit shqiptar dhe u thote sa te jem une kryeminister mrena e keni.

  • Po,serbia do kete fitim mbasi i hapet edhe nje trege.Sa per produkte shqiptare te shiten ne serbi ,te bleje serbi prodhime shqiptare harrojeni.Ketu hupin vetem prodhuesit shqiptare sidomos bujqet,sepse prudukte tjera ska per trege shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *