E nderuar DITA. Zhvillime të reja dhe të çuditshme do të ndodhin këto ditë në Lëvzijen Socialiste për Integrim. Brenda pak ditëve do të krijohet një lëvizje tjetër, por e vërtetë. Kjo meqë LSI aktuale e ka humbur plotësisht besimin e elektoratit dhe që brenda muajit mars apo fillimi i prillit e shumta do të kthehet në parti politike. Ky lajm konfirmohet nga grupi nismëtar i kësaj lëvizjeje. Kjo lëvizje e re është projektuar për të përfaqësuar të gjithë të zhgënjyerit nga LSI-ja dhe kreu i saj dhe rrethit të tij të ngushtë të ncilët e kanë shitur këtë parti dhe çështjen e saj për disa poste në qeveri e administratë, për të rehabilituar njerëzit e tyre dhe klanin e tyre. Dhe kësisoj duke e humbur identitetin e kësaj partie. Së shpejti do të njihemi me strukturat e kësaj lëvizje. Strukturat janë të ngritura dhe për një arsye, sepse me sondazhet tona politike, jo teorike 60% e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj janë të zhgënjyer, prandaj e krijojmë këtë lëvizje të re dhe të vërtetë. E gjitha kjo ndodhi sepse Ilir Meta personalisht me klanin e tij kanë krijuar urrejtje dhe zemërim si në strkuturat e partisë, ashtu dhe në bazë. Njerëz të rangjeve të ndryshme, me ngritje profesionale, por edhe politike e financiare do t’i bashkangjiten kësaj lëvizjeje që dhe do të ketë ide të realizueshme plotësisht, duke u përshtatur në realitetin tonë. Lëvizjes sonë do t’i bashkohen edhe deputetët që kanë ide të qarta për zhvillimin kombëtar. LSI në rrugën e ndjekur prej saj krahasohet me atë që ndoqi Lufter Xhuveli e që sot është shkrirë fare nga skena politike. Në ditët në vazhdim do të ketë zhvillime të tjera të shpejta.
Letër e nënshkruar: Elmaz Koçi
O MAZE PO JA FUT KOT ME DUKET.NE QE JEMI NE PUN E NE SAJ TE LSI-S SE METERSD NUK IKIM SIKUR ME JU TE BASHKOHET DHE VETE NANO.
Te duket e cuditshme,por duhet të kete dicka vertet serioze ndaj personalisht besoj!Meta duhet zhdukur nga skena politike shqiptare sepse ka pergjegjesine e rende jo vetem të trasformimit të votes dhe deshtimin tre here per integrimin;por mbi të gjitha futi në politikën shqiptare moralin e shitjes së besimit politik.Tjetra,ai ka pergjegjesine e madhe se mbajti dhe mban nje bandit të peshtire e vrases në krye të qeverisë,aq sa vendi per 20 vjet me rradhë nuk kish pësuar tronditje si me 21 janar ku dhe per faj të Metes u vranë qytetare të pafajshëm në bulevard nga banditi kriminel Berisha!Rruga e Metës tani eshtë vetem gremina politike,ndaj e besoj se të majtë të thjeshtë do ti ndahen kësaj partie private dhe të korruptuar!Do të jetë një akt atdhetarie që do ta mbështesnim me gjithë zemer!Por le të presim zhvillimet!