A do ketë mbështetje? Në rrjete sociale kërkohet fikja e makinave sot në 13.00 si protestë për rritjen e çmimeve

redaktor

 

Të premten në orën 13:00 të mesditës do të zhvillohet një protestë për uljen e çmimit të karburantit. Sipas një njoftimi që qarkullon në media, në këtë orë, në autostradën Tiranë-Durrës makinat do të fikën në mes të rrugës.

“Protestë! Fike makinën!,”-thuhet në lajmërimin e protestës.

Posteri

E gjitha vjen pas rritjes së çmimit të gazit për litër pasi është dyfishyar brenda një viti.

Në fillim të vitit 2021, gazi ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek drejtuesit e makinave.

Ndërkohë lidhur me situatën, Konfederata e Industrive të Shqipërisë kanë paralajmëruar se kjo rritje rrezikon të marrë përmasat e një krize energjetike në vitin 2021-2022.

n.s. / dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Ne SHBA brenda nje viti po e blejme gazin me 50% me shtrenjte. Jo fikje makinash se eshte budallallek, por shkurtimin e makinave private ne favor te transportit urban, bicikletave dhe ecjeve ne kembe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *