I pa bindur se do të fitojë me 25 prill e aq më tepër se e gëzon votëbesimin e anëtarëve të Partisë Demokratike u duk Lulzim Basha mbrëmjen e së hënës në kanalin Syri.
I pyetur nëse do të largohet nga drejtimi I partisë në rast se i humbet zgjedhjet kryedemokrati e shmangu një Po ose Jo.
Ai u shpreh se nuk ka shance që njerëzit të vazhdojnë në këtë gjendje dhe se ndryshimi në 25 prill do të vijë me patjetër.
“Për Edi Ramën gjithmonë politika ka qenë ajo rreth tij dhe për të. Konflikti politik i ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve. 25 prilli është për të ardhmen e tyre. Me 25 prill ata do të votojnë për një të ardhme më të mire, apo për premtime të papambajtura.
Padurimi për të larguar këtë keqqeverisje, padurimi për ndryshim, të cilin unë dhe ekipi im e marrim përsipër. Nëse nuk i plotësoj këto zotime, unë nuk kërkoj mandat të dytë. Nuk ka shans që njerëzit të vazhdojnë në këtë gjendje. Zgjedhjet do t’i fitojnë shqiptarët. Zgjedhjet do t’i fitojë Shqipëria. Njerëzit janë ndërgjegjësuar masivisht.
Ndryshimi i kultures politike do të thotë pikërisht kjo që po bëjmë. Kërkojmë dhe do të marrim besimin e tyre me votë në 25 prill. Nëse nuk i plotësojmë nuk do të kërkojmë një mandat të dytë. Fundi i një tranzicioni,” tha Basha.
E njëjta pyetje iu bë dhe kryeministrit Rama në një tjetër studio dhe ai u përgjigj:
“Nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik.”
m.m/dita

Ha ha ha…ben sikur nuk kupton Borat kellira.
Ky është xhigoli i politikës shqiptare
LULI ESHTE I PAAFTE
Ky eshte pordhaci lyl
mjer ai njeri qe i beson voten
njeri komplet i pa formuar fallco
Veprim patologjik, jo fushatem normale dhe e natyrshme zgjedhore.
Nuk largohet. Do te jete zv. kryeminister. Per me shume pyesni Kimeten