Reforma në drejtësi synon ndryshimin e gjithë kastës juridike në Shqipëri. Për një arsye shumë të thjeshtë: sepse ajo ka dështuar në drejtësi. Si e tillë, ajo supozohet se do të sjellë drejtësi. Për ta realizuar këtë objektiv, krahas ristrukturimit të intitucioneve ekzistuese, ajo ngre dy institucione të tjerë: njëra është “Byroja Kombëtare e Hetimit” dhe tjetra, “Gjykata e Posaçme”.
Këto janë struktura që do të luftojnë krimin në nivel institucional. Koncepti i Byrosë vjen nga FBI-ja amerikane. Por Byroja Federale e Hetimit (“FBI-ja”) në Amerikë u krijua sepse elita politike e kohës kërcënohësh “nga poshtë”: nga anarkistët, komunistët dhe socialistët, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit (“BKH-ja”) krijohet për shkak se populli shqiptar kërcënohet “nga lartë”: nga “anarkistët” e 25 viteve të fundit në pushtet. Ndërsa BKH-ja heton veprat penale të korrupsionit në nivel të lartë, FBI-ja amerikane ka një mision të dyfishtë: të mbrojë sigurinë kombëtare dhe të luftojë veprimtaritë kriminale. Një ndryshim tjetër, thelbësor, me BKH-në, është se FBI-ja është agjenci udhëheqëse në departamentin e drejtësisë ndërsa Byroja vendoset nën diktatin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo e fundit përbëhet nga të paktën 10 prokurorë. Këta emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë i cili përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjithë niveleve të prokurorisë dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga rradhët e juristëve joprokurorë .
Por Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet nga radhët e anëtarëve joprokurorë. Domethënë, nga anëtarët që zgjedh Kuvendi! Nga kjo ndërvarësi zgjedhjeje kuptojmë se BKH-ja s’është aspak e pavarur nga klasa politike. Përkundrazi: Byroja mund të kontrollohet drejtpërdrejt përmes drejtorit të Byrosë. Në të vërtetë, qoftë edhe gjykatat e tjera janë të varura nga klasa politike. Për shembull, 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen: 3 nga Presidenti; 3 nga Kuvendi; dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Anëtarët e kësaj të fundit emërohen nga presidenti të cilët i propozon Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky i fundit, bëhet edhe më problemtik kur detyra e tij është të “sigurojë pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor”. Domethënë, të Gjykatës së Lartë, Gjykatave të Apelit, Gjykatave të shkallës së parë, por edhe të Gjykatës së Posaçme.
Thënë ndryshe, ndërsa BKH-ja supozohet se do të luftojë krimin institucional, vendosja e saj nën sqetullën e Prokurorisë së Posaçme dhe kjo e fundit nën sqetullën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët, me rradhë, drejtohen nga njeriu i zgjedhur i Kuvendit…humbet përqindjen më të madhe të pavarësinë së saj. Sepse përqindja tjetër varet nga financimi dhe pavarësia profesionale e drejtorit që do ta drejtojë.
Njëlloj e humbet pavarësinë edhe Gjykata e Posaçme e cila supozohet se do të gjykojë çështjet që do të luftojë dhe çojë Byroja në gjykatë për gjykim: sepse ajo kontrollohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe ky i fundit, nga Presidenti!
Gjykuar nga detyra e Presidentit në raport me ligjet që miratohen në Kuvend —“dekretuese”— dhe nga e drejta e tij për të kontrolluar Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, por gjykuar edhe nga procesi se si zgjidhet Presidenti —nga Kuvendi— dhe nga procesi se si ngjitet në pushtetin e Presidentit —përmes partive, rrjedhimisht, një ‘lloj’ ideologjie dhe grupi parlamentar përfaqëson— mund të themi se edhe Gjykata e Posaçme do të diktohet nga ky “rreth” që krijohet: mes partive në pushtet, kuvendit dhe mungesës së pavarësisë që bart vetë Presidenti nga grupi partiak që e propozon dhe e zgjedh.
Por ndërsa pavarësia e Byrosë mund të cënohet nga mënyra se si krijohet, ajo ende ruan një përqindje të madhe pavarësie nga mënyra se si financohet: Sepse ajo financohet nga amerikanët. Për ndërsa financimi siguron një farë pavarësie nga klasa aktuale politike ajo varet nga FBI-ja, veçanërisht tani që kjo e fundit është shtrirë në hetimin e shumë juridiksioneve dhe është globalizuar.
Byroja, prokuroritë dhe gjykatat e reja, për më shumë, bartin një kosto të madhe për popullin shqiptar. Nëse gjykojmë, për shembull, nga FBI-ja, ajo ka rritur koston për popullin amerikan në shifra marramendëse: nga viti 1940-të deri në vitin 2003 është rritur në personel dhe buxhet: nga 2,400 në vitin 1940-të në rreth 26,000 punëtorë në vitin 2004 dhe buxheti është rritur nga 9 milion në 4 miliard dollarë. Për të realizuar objektivin e saj zyra qendrore bashkëpunon ngushtë me 56 zyra të tjera rajonale.
Megjithëse konsiderohet një nga agjencitë më të mira botërore të hetimit, ajo është kritikuar për shumë dështime, veçanërisht për sulmin e 11 Shtatorit në Nju Jork të vitit 2001 dhe së fundmi, për bombat e maratonës së Bostonit. Përgjatë konsesusit social-demokrat, kur blloku socialist ishte në kulmin e tij, FBI-ja, mes shumë dështimeve, ka neutralizuar me sukses, mes shumë grupesh, edhe Partinë Komuniste Amerikane: sepse ajo shihej nga shumë politikanë, se drejtohej nga agjentë sovjetë. Praktikat që u përdorën në atë kohë ishin përgjime, ndërhyrje dhe veprime të tjera inteligjente të maskuara.
Në epokën e globalizmit neoliberal – FBI-ja vazhdon të luftojë terrorizmin si brenda vendit ashtu dhe jashtë. Jashtë vendit, ajo koordinon informacionin që mbledh nga legatët (atashétë) që operojnë në ambasadat amerikane rreth botës. Legatët, me rradhë, e mbledhin informacionin përmes ndërlidhjes së hapur (“overt liaison”). Në këtë mënyrë, FBI-ja është ‘globalizuar’ dhe plotëson CIA-n, dhe si në çdo vend, bashkëpunon me shërbimet inteligjente ku ka ambasada. Për të njëjtën arsye, BKH-ja, për të realizuar objektivin e saj —hetimin e korrupsionit— do të bashkëpunojë edhe me legatët.
Nga ky bashkëpunim nuk mund të lindin probleme përsa kohë që objektivi është i njëjtë. Suksesi i BKH-së mund të minohet vetëm nga drejtori dhe prokurorët e saj, meqënse ata do të emërohen nga klasa politike dhe meqënse karrierën e tyre e kanë krijuar falë të njëjtës klasë. Nuk është e rastit që aktorët krysorë të politikës janë përqendruar pikërisht tek individët kryesorë të Byrosë dhe Gjykatës së Posaçme! Por me ndryshimet kushtetuese Byroja dhe Gjykata e Posaçme mund të kontrollohen nga klasa politike.
Një problem tjetër, që krijoi reforma, janë rrogat e larta të anëtarëve të institucioneve në raport jo vetëm me rrogat e punëtorëve të tjerë por edhe në raport me ekonominë tonë: racionalja pas kësaj zgjedhjeje është se kur sektori i drejtësisë mirë-paguhet — minimizohet mundësia për t’u korruptuar.
Mirëpo, problemi me këtë qasje është se ‘skanimi’ ose “vetingu”, siç e quajtën “ekspertët”, i anëtarëve të sektorit, do të luajë rol vendimtar në sjelljen e anëtarëve në detyrë. Dhe jo vetëm skanimi: por supozohet se individët që do të drejtojnë sektorët kanë treguar me punë akademike —studimore— se kanë zhvilluar, më shumë çdo virtyt tjetër, virtytin e drejtësisë.
Mirëpo, nëse gjykojmë nga drejtuesit aktualë, vetëm studime nuk dëshmojmë: as nga prokurorët dhe as nga gjykatësit. Pa përmendur punët e munguara akademike që duhet të kishin bërë anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë etj. Punët akademike në vetë-vete krijojnë një farë pavarësie në institucionet përkatëse për individët që do t’i administrojnë nga klasa politike: sepse njeriu që pretendon të drejtojë një institucion publik supozohet se ka kaluar nga teoria dhe praktika dhe ka treguar bindshëm se është i aftë ta administrojë atë. Gjykuar nga çfarë është bërë dekadat e fundit, në gjykata dhe prokurori, thuajse të gjithë njerëzit që i kanë administruar ato, nuk kanë proceduar nga teoria dhe punët akademike -në praktikë, dhe anasjelltas.
Gjykuar dhe nga individët e rinj që supozohet se do të punësojë sistemi, ata mund të kenë teorinë, por jo praktikën. Në këto kushte, të besosh se reforma do të sjellë ndryshime serioze në sektorin e drejtësisë, do të ishte naivitet. Do të ishte njëlloj të besojmë se reforma (Byroja dhe Gjykata e Posaçme) do të realizojë objektivin e saj kryesor: të luftojë krimin institucional.
Ylli Përmeti / Karikatura nga Medi Belortaja, DITA

***SHkurt do të ketë drejtësi ,apo korrupsion për popullin si ka ndodhur 25 vjet nëpër procese të montuara gjyqësore një ferrë i vërtet ?..
***Do të funksionoi ndëshkimi i prokurorëve dhe gjykatësve për shkeljet që kryejnë që deri tani kanë livadhisur si kali pa fre. ?
***Do të ketë trasparencë të proçesit gjyqësor në seanca e çeshtjet penale e civile ,apo do të zhvillohen ato fshehtas për të mbushur gjepat e gjykatësve e prokurorve e avokarve sekser ?…
****Vendimet gjykatave do të shkruhen qartë dhe në kohën e caktuar apo do të zvarriten dhe nuk do njoftohen gjatë gjithë dinamikës palët në proçes,për shkak të përfitimit dhe korrupsionit. ?.
***SHkurt do të shkulet krimi e korrupsioni në gjykata e prokurori ,që populli do të marrë drejtësinë që pret e meriton nga këto organe me këto llojë organizimi të ri strukturash ,apo vetëm po bëjnë zhurmën e radhës ?
****TË SHPRESOIMË !!!!!!!
Kam qene dhe jam skeptik. Eshte lene dicka per te varur cengelin ata qe duhet te ndeshkoheshin te paret.
Reforma nuk do sjelle drejtesi.
Pa kontrolluar e gjykuar te gjitha vendimet e meparshme te gjyqtareve,qe sollen krimin e anti drejtesise,KURRE NUK DO KETE DREJTESI.
Ata qe e degjeneruan drejtesine e bene duke marre vendime te padrejta,ndryshe nuk te jepte kot njeri thesin me para,prona etj.
”Embelsirat” , zoti Mersin lihen per ne fund,ne prag te
zgjedhjeve , Saliut dhe bandes se tij nuk i ben dot der-
man , as Engel dhe as Podesta sepse kjo bande eshte
zhytur kembe e koke ne krim e hajni ….!
Pa hequr koken e krimit si kerkoni te vini drejtesi.
Moa mashhtroni nje popull te tera.
Po se dini kush eshte,mesoeni:
kokat;mbare e prape.!
Dhimbiae madhe.