KLD, a do të propozohet Sokol Çomo në vend të Elvis Çefës?

Dita

Sokol Çomo është emri më i përfolur nga mazhoranca për të zëvendësuar Elvis Çefën.

Me nisjen e procedurave të shkarkimin të nënkryetarit të KLD-së, Elvis Çefa, kanë filluar që të qarkullojnë dhe emrat për pasuesin e tij.

Siç raporton A1 raport, Sokol Çomo mund të rikthehet në Komisionin e Ligjeve pas viteve për të kandiduar për postin e nënkryetarit të këtij institucioni.

Çomo ka qenë propozuar dy vite më parë , por që nuk u mbështet nga mazhoranca e atëhershme e djathtë.

Sipas ligjit, nënkryetari duhet të zgjidhet nga Këshillit i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit Bujar Nishani që është aktualisht edhe kryetar i këtij institucioni.   Armando Subashi pritet që të kryesojë komisionin hetimor për dy anëtarët e KLD-së, Çefa dhe Lelçaj. / E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *