A do regjistrohet PD për zgjedhjet e 13 tetorit? Paloka: Ja kushti i opozitës

Bora Basholli

Megjithëse njeh 13 tetorin si datë kushtetuese për zgjedhjet lokale, Partia Demokratike duket se e ka të vendosur të mos regjistrohet për të qenë pjesë e tyre. Nënkryetari Edi Paloka, nënvizon faktin se për demokratët është kusht i pa negociueshëm largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Për ne dekreti i presidentit është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga institucionet, pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana të tjera. Për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, për ne të rëndësishme janë standardet. “Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar ne asgjë, dhe as i opozitës ne përgjithësi. Sot kërkesa për largimin e Edi Ramës nuk është me vetëm e PD dhe as vetëm e opozitës, janë mbi 85% e shqiptareve qe kërkojnë largimin e Ramës si kryeministër nuk mund te ulet ne tavoline me PD dhe me opozitën.

Paloka nuk kurseu as akuzat ndaj anëtarëve që përbëjnë shumicën në KQZ, që sipas tij kanë detyrimin ligjor të respektojnë dekretin presidencial dhe të organizojnë zgjedhjet m 13 tetor.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të kërkesës së disa partive për pjesëmarrje në zgjedhje kërkoi të zhvillonte mbledhjen e KQZ. Dhe cila ishte përgjigja e Denar Bibave? Përgjigja ishte ajo e Edi Ramës, që ne jemi në plazh. Domethënë, jo vetëm nuk zbatohet ligji dhe kushtetuta, por sfidohet me arrogancë dhe cinizëm”-tha ai.

Ndërkohë që kanë nisur procedurat për marrjen e detyrave të kryebashkiakëve të rinj, nënkryetari demokrat i akuzon ata si grabitës e vandalë.

Se ata kanë marrë edhe pozitat e grabitësit të vërtetë, i thyejnë dyert, i thyejnë me arrogancë më dhunë për të treguar që edhe atë që po marrin po e marrin me dhunë, se kushdo e di që vetëm me zgjedhje nuk kanë hyrë në ato zyra”-pohoi Paloka.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *