A do rikthehen sërish protestat e opozitës? Flasin aleatët

Bora Basholli
Kryetari i PD Lulzim Basha, kryetari i PDK Nard Ndoka, kryetari i PR Fatmir Mediu, kryetari i PAA Agron Duka dhe deputeti i LZHK, Dashamir Shehi, pas nje mbledhje qe ata paten mbi zgjedhjet e ardhshme, ku eshten diskutuar per votimin dhe numerimi elektronik./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, leader of PDK Nard Ndoka, leader of PR Fatmir Mediu, leader of PAA Agron Duka and lawmaker of LZHK, DASHAMIR Shehi, after a meeting they had for the next general elections, where is discussed about voting and electronic counting.

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, aleatët e tij, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda teksa iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve nuk dhanë detaje për atë se çfarë është diskutuar në takim me liderin e selisë blu.

Kryetari i Partisë Republikane tha se raporti paraprak  i OSBE/ODIHR tregoi  se në zgjedhjet e së dielës asnjë nga kushtet e saj nuk është plotësuar.

Interesit të gazetarëve nëse opozita do të vijojë protestat, Mediu dhe Doda u shprehën se edhe protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë “firmën finale”.

“Raporti i OSBE tregon se nuk është plotësuar asnjë kusht. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur . Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijohet”, tha Mediu

“Zgjedhjet e kësaj radhe vërtetuan qëndrimin tonë prej kohësh. Do nisni protestat? Besoj se kjo është një nga vendimet që do të merret në vijim”, u shpreh Dode

b.b/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *