Peruja nuk ka ndërmend të qëndrojë jashtë kampionatit botëror, gjë që i gjithë populli e ka pritur për 36 vjet, tha kongresistja Paloma Noceda, autore e një projekt-ligji që në Europë ka çuar në spekulime se Italia apo Kili mund të shkojnë në Botërorin e Rusisë në vitin 2018 në vend të Perusë. Projektligji është ndryshuar rregullisht në mënyrë që të mos bien ndesh me rregulloret e FIFA-s, të cilat nuk duan ndërhyrje politike në Federatë.
Ende me euforinë e përzgjedhjes së suksesshme, Noceda tha se nisma e saj legjislative, nuk do të rrezikojë në asnjë mënyrë pjesëmarrjen e Perusë në Kampionat Botëror.
“Jemi shumë të lumtur që jemi kualifikuar në Kupën e Botës. E kemi pritur këtë prej më shumë se tre dekadash,” u shpreh ajo.
Në këtë mënyrë, Italia shuajti një herë e mirë të gjitha shpresat e ndonjë mrekullie që do e bënte të futej në botëror.

Po Kili c’hyn ketu? Dita, mos e prish emrin e mire!
Perse vazhdoni akoma me Italine e eleminuar ne Rusi 2018 edhe Zoti nuk e ka fuqine per t’a mdihmuar.
Edhe sikur Peruja te perjashtohej, ky eshte ekip qe i takon nje Kontinenti tjeter Amerikes se Jugut dhe zevendesues i saj do te ishte ekipi qe vjen pas ne eleminatoret e grupit te ketij boterori, ose nje ekip i ketij Kontineneti qe ka me shume pike se te tjeret.
Numri i ekipeve te percaktuara nga vete FIFA per cdo Kontinent nuk mund te ndryshoje pavaresish se President i saj eshte italiani Infantino.
Boll e qate Italine, kur ajo nuk po qan vete, i ben mire ky pushim.