Dako: PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti

Bledar Lumani

Vangjush Dako deklaron se PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti të vetme përmes një procesi.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, mbrëmjen e 7 majit 2015, kandidati i koalicionit të majtë tha se bashkëpunimi mes këtyre dy forcave politike është më i mirë se kurrë dhe se ky bashkëpunim është besimi i madh në fitoren e tij më 21 qershor.

Por sipas Dakos shkrirja e dy partive do rrisë fuqinë e të majtës dhe kjo është e rëndësishme.

Dako tregoi respekt për figurën e kundërshtares së tij në këto zgjedhje Grida Duma, por nuk la pa e thumbuar atë duke thënë se ajo është me qera në Durrës.

“Si mund të fitojë zgjedhjet një kandidate që është e huaj për qytetin”, tha Dako.

Lidhur me akuzat e PD për shtimin e numrit të zgjedhësve, Dako deklaroi se njerëzit janë të lirë të votojnë ku të duan dhe për kë të duan.

“E rëndësishme është që ata të votojnë vetëm një herë dhe askush nuk mund ti ndalojë se ku të votojnë” tha ai.

Dako tha se ka një projekt konkret për 4 vitet e ardhshme që ndërthur turizmin me bujqësinë në bashkinë e re të Durërsit duke synuar të thithë sa më shumë investime duke treguar edhe njëherë se pika e tij më e fortë është mbështetja që i jep kryeministri Edi Rama, falë punës që ai ka bërë dhe bënë nën drejtimin e kësaj bashkie.

Share This Article
19 Comments
  • po nese rezultati i zgjedhjeve nuk do te jete premtues??? po nese kjo taktike e zgjedhur per keto zgjedhje eshte thjesht nje imponim i LSI te baza e PS ne zona ne te cilat nuk ka asnje shans LSI te marre bashki??? nuk i dihet si vete kjo puna e koalicionit pas tre muajsh! se po kane firuar ne menyre te konsiderueshme ato 1.000.000 vota…e kuptoni vet pasta, ose do vazhdohet mbajtja e pushtetit me arrogancen dhe manovrat e tipit Berisha ose zgjedhje te parakoheshme dhe koalicione pas zgjedhore! sepse ne fund te fundit Meta dhe Rama jane lidere PARIMORE.

    • po pse je kaq … o mark .te bashkohen e majta dhe e djathta do te thote qe te kemi ate qe ka bota dy ose tre parti e politika ne vend ecen me mire .

      • Vazhdo ti zogu, ne bashki te paguajne per te punuar apo per te bere propogande per Dakon ne orar zyrtar?

  • Po keshtu si thua ti esht e drejta po si i behet metes e kendezve te tjere,qe duan poste e kryetare njelloj si sulltanet ne kohen e pushtimit otoman!

  • ….Normalisht, jashteqitjet, asgjesohen….kurse tek ne ,riciklohen….sepse jane te gjithe …jashteqitje….

  • pas zgjedhjeve te 21 qershorit, Rama te bashkoje ps me lsi me qellim te largohet llumi nga keto parti,pastaj te beje zgjedhje te parakohshme pas nje viti qe te pastroj parlamentin dhe opoziten.

  • Ku eshte cudia????
    Te gjithe te nje familje jane,krushqi me nj-tjetrin te gjithe derrat Nje jane,PD PS LSI PSD …..AK,po u shkrine bashke te gjithe mire do bejne,se do u thone QORRAVE te kyq,blu,jeshil,nje jemi NJE,po ju o QORRA qe JU Hengert dheri qe sju ha,qe besoni akoma sikur jemi armiq,po ne NJE E TE PA MPOSHTUR jemi,se ky ishte dhe sllogani i BOSSIT tone,sepse nuk shkrime KUBENE TONE per ju o qorra,se ju jeni sklleverrit tane e do beni ca themi,nqs nuk doni ikni dhe thyeni rruzen e qafes neper bote.

  • Nuk besoj per arsyen e vetme se secila parti ka programin dhe statusin e vet.eloktaratin dhe metoden e saj te qeverisjes. Thjesht i bashkon interesi i votave. Pasi dy te majta te ndara favorizojne kundershtaret e tyre politik.

  • Do bashkohet katili me mashtruesin, grabitesi me hajdutin, dhunuesi me dhelperakun, krokodili me neperken…. dhe do japin… dakon. Se dako eshte nje komunisto-socialist i shpallur me permbajtje lsiste. AMIN

  • Lsi ishte nje menyre per mos me votuar berishen apo PS dje prandaj mblodhi shume vota protestuese!Kurse sot eshte njesoj ,bile me ilir méta si sheik te gerdit edhe ma shume se d’y parti te tjera!
    Pra lsi vetem do zbehet!

  • Njerzit kane zgjedhur
    perfaqsues te shpirtit Prifterinjte ,

    Shendetin kane zgjedhur DOKTORET ,

    pER LEKET kane zgjedhur Bankieret ,

    Femijet i kane dorzuar ne Shkolla ,

    Duke bere keshtu kane
    nuk munde te Kontrollojne
    as jeten e Tyre .

    Po kaq budallenje Jeni o DELE ?

    pO PSE INTERESAT tuaja do te bejne
    ATA ?
    U BASHKUAN apo nuk u bashkuan ?
    ç’fare ju ndryshon juve o TIFOZA

  • More bregdeti , po çte ha by..a ty te shkruash ne gazetat e majta , shko ore zhgaravit tek gazetat 55 e RD , idiot e plehre berishiane ….

    • Ky asnjeeeeeeanesi di të futë veshët dhe turinjtë te politika dhe hiqet si asnjeeeanes. Ky vetëm shan dhe asnjëherë nuk komenton lajmin ose opinionin. Shan politikisht dhe shpall paaaanesinë! A e kupton këtë lloj idioti ndonjë komentues?

    • Asnjeeeanesi është përtej të majtes dhe të djathtes dhe në mes të kembes se majtë dhe të djathtë. Eeeeshtë kemba e tretë….e pastaj kuptojeni vetë….qe eshte si Titua i paaaangazhuar… Por që lypte ne perendim e ne lindje,në usa e ne kinë,eh,eh,eh … Prostitutë … E xheta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *