Zëvendës presidenti i SHBA Mike Pence u takuan në Ankara me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për ta bindur atë të ndalojë ofensivën në Sirinë verilindore.
I planifikuar të zgjaste vetëm 10 minuta, takimi midis Pence dhe Erdogan zgjati mbi një orë e gjysmë. Sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i ri për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien zhvilluan takime me homologët e tyre turq.
Erdogan fillimisht nuk pranoi të takohej me delegacionin amerikan, duke thënë se ai do të fliste vetëm me presidentin Donald Trump, përpara se të mendonte tërheqjen nga Siria.
Ndërkohë, Erdogan e kishte marrë letrën e presidentit Trump të cilën e kishte hedhur në pas në kosh, çfarë u konfirmua edhe nga mediat vendase.
Përveç fotove të kortezisë para fillimit të takimit mes Pence dhe Erdogan, media ndërkombëtare nuk u lejua të bënte asnjë pyetje. Në fakt, as mediat vendase nuk kanë bërë ende publike detaje nga takimi kokë më kokë apo edhe nga mbledhja ku morën pjesë zyrtarët e lartë të dy vendeve.
Presidenti Trump është shprehur se shpresonte se Pence do ta bindte Erdogan të tërhiqej, ndryshe ai do të implememntonte sanksione ekonomike ndaj Turqisë.
Presidenti Trump është kritikuar ashpër për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, ndërsa ai e ka quajtur veprimin “strategjikisht të përkryer’.
Trump ka mohuar se ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Erdogan për ta lejuar atë të hyjë në Siri.
Deri më tani, Erdogan është shprehur i vendosur për ta çuar deri në fund ofensivën e tij në Siri, duke krijuar “zonën e sigurt” për refugjatët sirianë në Turqi.
Nga ana tjetër, në samitin e Brukselit, përveç Brexit dhe zgjerimit të BE, tema kryesore e diskutimit është qëndrimi i unionit ndaj Turqisë, e cila ka kërcënuar me ‘hapjen e dyerve për migrantët sirianë’ nëse nuk pengohet në ofensivën e vet, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
