A do ta ketë Basha fatin e Sarkozy-s?

redaktor

Xhevdet Shehu

Ajo që i ndodhi dje ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy dhe që u transmetua nga mediat dhe portalet shqiptare kishte një domethënie të rëndësishme sidomos për ne shqiptarët. Sarkozy është arrestuar dje për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat se ka marrë miliona euro fonde të paligjshme për fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muamar Gaddafi.

Meqenëse në Francë funksionon ligji dhe shteti ligjor ka një traditë shekullore, lajmi i arrestimit të ish-presidentit për një akt antiligjor nuk shkaktoi ndonjë habi të madhe. Ishte krejt normale të ndodhte kështu. Por, ne shqiptarët shtrojmë me  njëherë pyetjen: Po ne? Ku jemi ne? Kur edhe tek ne do të funksionojnë standarde të tilla, evropiane për politikanë, funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit që akuzohen për afera të ngjashme?

Sepse kemi shembullin më të freskët: Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo vetëm është akuzuar, por edhe është vërtetuar me dokumente të pakontestueshme nga shtypi amerikan dhe nga kontrata e depozituar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë që nuk lënë vend aspak për dyshime se rusët qëndronin pas lobimit të Lulzim Bashës në SHBA dhe pas fotos me presidentin Donald Trump, gjatë kohës që PD ishte në fushatë zgjedhore.

Janë qindra mijë dollarë që kanë fluturuar me një firmë të Bashës në mënyrën më arbitrare të mundshme, me shumë hije abuzivizmi dhe sidomos me shumë pikëpyetje politike që presin përgjigje. Çështja koklavitet edhe më shumë ndërsa në këtë aferë përzihet dhe një firmë ruse. Deri më tani kreu demokrat,në vend që ta sqarojë dhe lehtësojë pozitën e tij, e ka pështjelluar më keq situatën me ca deklarata kontradiktore qe ka dhënë në media. Por ende nuk është thirrur nga Prokuroria për të dhënë shpjegime. Pa le të merret si i pandehur, apo të arrestohet, sikurse i ndodhi dje ish-Presidentit të Francës.

Sidoqoftë, ne, si qytetarë të këtij vendi, kemi të drejtë ta kërkojmë një hetim të tillë, pavarësisht se nuk mund të barazohemi me Francën. Kemi të drejtë të pyesim edhen mënyrë retorike:

A do ta ndjekë Basha shembullin e Sarkozisë dhe të ketë fatin e tij?

Share This Article
5 Comments
  • PO dale , o Xhevdet, se ja po ringreme prokurorine e gjykatat, po bejme vetingun dhe do ti vije radha dhe Bashes e jo vetem, por do kete mundesi deri atehere qe Bashes ti jete mbaruar boja e zeze per te lyer floket , keshtu qe do ti kete te bardhe dhe nuk do ngjaj me me Bashen e vjedhjeve dhe krimeve, pavaresisht se thuhet gjekundi qe forma nuk paraqet permbajtjen, por ndodh dhe keshtu apo Saliu do kete vdekur dhe do denohet pas vdekjes qe nuk do kete me rendesi fare e keshtu me radhe. Po edhe neve do na kete mbaruar boja e zez ose do kemi shkuar ne ate bote: ne Amerike thoshnin dikur se ishte shume larg. Une per vete s’dua te shkoj ne Amerike kurre.

  • Zoteri i nderuar, Basha vrau 4 vete ne bulevard dhe plagosi mbi 300 te tjere dhe nuk i doli emri e jo te thirrej ne Prokurori, ti thua se kane lobuar ruset dhe kane dhene mijera dollare duke i vene ne dispozicion dy kompani per nje foto me Trump.
    Basha beri vjedhjen e Kombit ne rrugen e Kombit e nuk i hyri gjemb ne kembe, ti thua per para dhe lobim RUS, …….te thiret Basha ne Prokurori ?????.

  • Qytetari i madh Rama(qe te gjithe trikoleshet nuk kane lene etikete pa i vene)ka thene:Nuk kane faje njerezit por sistemi,sepse po keta njerez ne sisteme te ndryshme veprojne ndryshe!psh;ish krietari i partise se fak.te mjeksise Sali Brisha,sot ne kete sistem,gjendet kryekrim e poliagjent!

  • O popull!
    Eshte Sali qeni i pari pastaj vjen Likja dhe duhet mbyllur me Lulen. Pse nuk e kuptoni xhanem dhe sa kohe do t’ju duhet ta merrni vesh.

  • kete po presim,ta therrase prokuroria te jape spjegime dhe te marre ceshtja rrugen drejt gjykates.Ne vertet s’jemi si Franca,por synojme ti bashkohemi asaj dhe sh tetve te tjera europiane si Gjermania,italia,austria etj etj.Pra Arta Marku nuk ka se cfare pret persa i perket te pakten thirrjes se tavarish Lylit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *