Nga Bedri Islami
Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpalli dje datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetor, çka ka pasur kundërshtimin e hapur të shefit të qeverisë, Rama dhe kundërshtimin e heshtur të shefit të opozitës, Basha.
Edi Rama do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, si duket, edhe me bekimin e heshtur ose të zëshëm të ndërkombëtarëve. Ai nuk e ka përfillur as takimin me zotin Meta, i cili, si nuk kishte ndodhur asnjëherë kaq hapur, doli që në pesë të mëngjesit në zyrën e tij, dhe nuk përfilli as datën e re të zgjedhjeve.
Zoti Basha nuk kishte as kohë të pinte një kafe me presidentin e tij dhe, si nuk kishte ndodhur asnjëherë, ai qëndroi vetëm 22 minuta, kohë e pamjaftueshme për të nënshkruar një marrëveshje të re, ashtu si e donte presidenti dhe as për të marrë mbi përgjegjësinë e shkarkimit të zemërimit të mitingashëve të tij mbi atë vetë.
Në 2 minuta Basha mësoi se presidenti kishte vendosur të dekretonte një datë të re zgjedhjesh, çka, në fakt, e kishte ditur edhe më herwt, por, çka ishte jo edhe aq befasi për të, ai rikonfirmoi se Meta pret atë deri me 13 tetor të futet në zgjedhje, ndryshe, ato do të bëhen pa PD-në dhe në këtë rast, pa shefin e opozitës.
Basha mësoi befas se zoti Meta ka vendosur të njohë Edi Ramën si shefin e qeverisë, se ai nuk kërkon largimin e tij, por vetëm reflektimin e kryeministrit, duke zbutur tonet e deri para pakditëve dhe duke shprehur besim se edhe Rama do të ndryshojë.
Rama, si duket, do të vazhdojë deri në fund 30 qershorin dhe konstitucionalistët do e thonë një ditë se ishte në të drejtën e tij apo jo. Kjo ditë nuk është e largët. Duke marrë edhe bekimin e SHBA, përmes një deklarimi jo të beftë të zotit Palmer- si duket ky do të jetë bulldogu i tashëm i krizës shqiptare, por, në lëvizjen e tij nuk ka një qartësi: data 13 tetor dhe besimi i shefit të presidencës për reflektim është rrjedhë e ndonjë marrëveshje të nëndheshme dhe do të kemi dy palë zgjedhjesh vendore; të paktën në ato bashki ku nuk ka kandidatë alternativë, apo zbatim i ligjit pa pyetur për ditët e nxehta të korrikut.
Njeriu që e ndjen veten në gjendje nokdauni është Basha.
Ai u largua nga presidenca me trishtimin që ndjen njeriu kur e merr vesh goditjen poshtë brezit. Nuk tha asgjë, nuk meditoi për askënd, i harroi fjalët krim, banda, kriminel, Rama ik , etj.
Në vend të tij ai nxori sekretarin për çështje ligjore, Gjata, për të shfaqur mendimin e shefit, dhe, për t’i lënë vetes një rrugë tërheqje, nëse veshi i tij do të këputet nga duart e zgjatura përtej Atlantikut.
Basha mësoi edhe se aleatja e tij e tashme, LSI, është gati të futet në zgjedhje me Edi Ramën si shefin e qeverisë. Tonet e zbutura të Vasilit dhe deklarata e Metës se nuk mbroj opozitën, kur pjesa e tij u tërhoq, janë halli tjetër i Bashës.
Ai tashmë ndodhet në gjendjen më enigmë të këtyre kohëve. Enigmë ishte largimi i tij nga parlamenti, enigmë përse dogji mandatet, enigmë përse nuk u fut në zgjedhje, enigmë përse kërcënoi me dhunë dhe forcë, enigmë përse u tërhoq, enigmë se çfarë po ndodh mes tij dhe zotit Berisha.
Deklarata e Gjatës se: Personalisht mendoj që pa u realizuar kushtet tona dhe standardet nuk shkohet në zgjedhje. Data nuk është e rëndësishme. Nuk mund të shkohet në zgjedhje me drejtorët si Keshi në Dibër. Pa u shkatërruar këto banda dhe pa u vendosur standardet nuk shkohet në zgjedhje. Në këto kushte nuk shkohet në zgjedhje“., më shumë se e tij është e Bashës, por edhe një fillesë tërheqje.
Përse Meta e vuri në këtë gjendje amorfe Bashën?
A është ky fillimi i një lëvizje, që ka pas vetes shumë mëri të vjetra politike dhe një shenjë për afrim drejt simotrës së saj të madhe, PS-së, ku kishte “gjetur“ edhe bashkëshorten e tij?
Dy vite më parë, e gjithë lëvizja politike e Bashës në zgjedhjet politike, ishte dërrmimi i Ilir Metës dhe i LSI-së. Të gjitha lëvizjet e tij të çonin drejt shkatërrimit të lësëistëve, ndoshta edhe i joshur nga premtimi i heshtur i Ramës për bashkëqeverisje.
Aleanca e tashme, e pritur prapsht edhe nga baza e PD-së, ishte më shumë një lëvizje e detyruar nga Berisha, që shihte tek Meta njeriun që kishte hak për të marrë ndaj Ramës, i cili e dërgoi në presidencë, por e la jashtë qeverisë, ku LSI-ja kishte gjetur vendin e ngrohtë të pushtetit dhe, si tha një nënkryetare e saj, kohën për të deleguar në punë njerëzit e saj.
Dy vite pas është tashmë Ilir Meta që bën lëvizjen e tij.
Basha nuk mund të heqë dorë nga kushti i tij i parë dhe kryesor, largimi i Edi Ramës.
Ai, para dy ditësh hoqi dorë nga krijimi i një qeverie të përbashkët teknike, duke vënë si kusht të dytë arrestimin dhe dënimin e manipulimit të votës, por e ritheksoi se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka e nuk do të ketë.
Do të tërhiqet tani ai nga kushti kryesor? Tërheqja do të thotë se e gjithë alibia e tij ishte e kotë, e rreme dhe se çdo lloj justifikimi nuk e sillte më atë në vetën e parë njëjës si drejtues politik.
Rënia e kësaj alibie do të hidhte në erë çdo gjë e luftuar deritani, deri edhe përgjimet e publikuara në Bild, edhe protestat, edhe dhunën në qendrat zgjedhore, edhe molotovët.
Basha, duke e pranuar Edi Ramën si kryeministër të zgjedhjeve të ardhshme do i duhet të pranojë se karriera e tij merr fund dhe se e ardhmja e tij do të jetë në fushënajat holandeze ose në ndonjë shërbim tjetër, ku ka lidhje të hershme.
Heshtja e tij do të thotë se ai, më mirë se askush tjetër, e di se është mes dy zjarreve: vendimit presidencial, që ka gjasa nuk do të zbatohet dhe pranimit të shefit të qeverisë.
Ai ka vetëm një shpresë dhe një mundësi.
Të heshtë, të mos prononcohet. Të nxjerrë të tjerë që nesër i heq pa të keq dhe vetë të jetë i pakuptueshëm. Të pranojë në heshtje dhe të kundërshtojë në heshtje.
Për ata që janë rreth tij, partitë satelite pa anëtar, nuk ia vlen të flasim.
Në horizont, jo shumë larg, në fillimin e vjeshtës, mund të shfaqet një aleancë e re, të “majtët“ e bashkuar dhe fjalët e harruara, ndërsa në krahun tjetër Basha, ose i larguar, ose në betejë me veten.
Mos të jemi të habitur!
Në politikë, si Meta, si Rama, e kanë mësuar të mos thonë kurrë “kurrë“.

Jo vetem Basha eshte jashte loje por edhe Mona,Meta dhe vete Saliu i madh qe per fat te keq na qenka i semure! Kriminelet nuk semuren! Ju del shpirti e pastaj huqi i vrasesit! Te vrasin edhe pas vdekjes! Largojini keta njeres qe e kane zene per gryke vendin tone te bukur!
Bedri,
Duhet te terhiqesh ne jeten private,aqe me teper nga informacioni se je konfuz e krijon vetem konfuzion e duket se shkruan ngaq nje planet tjeter ,kur vazhdon tregon perralla me Basa Edvine e Like florine e nuk di e nuk kupton asgje èperr ish Shqiperine!
Pa te ofenduar ,ne respekt te vepres qe ke lene dhe kush ke qene po te tregoj nje episod nga nje bisede e dy Kolonjareve miq-armiq intelektualeve Noli dhe Konica:
Noli-Kam kohe qe nuk kam informacion per Shahin bej Kolonjen di gje ti..?
Konica-Lere mos e pyet si eshte katandisur si nje barbon reckaman rrugeve te Misirit per turp te dunjase!
Noli-Mos fole keshtu se nuk te ka hije,burrat e menòur perfshi dhe te madhin Shahin Kolonja duhet ti kujtojme ashtu si kane qene e per vepren qe na kane lene”!!
Une i perkas asaj llooj rrace qe zbatoj thenjet e popullit dhe ‘Nuk i shes kuajt me nje te qorrollisur’ po ti O Bedri ke rene fare poshte kur akoma u ben re4klame e propogandon krriminele si Salija e4 Like florija e ne mos krriminele alabake te peshtire e idjote si çifti ’14 vjeç Dhenderr’ Edvin Gajinua e Zonjeza Lulushe apo Marigoja… .Mire ‘profesorave’ legene e uturake qe jane puthur me Milon si ca Zabit Brokaj,Mejdane Markj Marku e shejtane i lepijne bythen Salise e Like florise po ty pse duhet te te ‘lopesohet’ karakteri e te biesh kaqe poshte bashke tragjikisht edhe me ‘politikat editoriale’ te kesaj te perditeshme kohet e fundit qe nuk bejne informacion per popullin po propogandojne krimin korrupsionin Saline,Like florine e pse jo dhe Edvinin!?
CIRK NE KOLONI
ku e ke gjetur kete pseudonimt e mrekullushem o kungull i sali serbit
KY eshte fundi I karrieres se lulzim bashes.
Meta ska te beje. Vendimet extreme deri NE vjeshte e nxjerrin jashte nga politika bashen.
Ndoshta dhe berishen. Nje force tjeter Brenda pd do Dale. Ndoshta jozefina ose ndonje figure tjeter I perjashtuar qe do ti riformoje.
Clirim gjata majmuni e shkaterroi bashen dhe pd. Ai I keshilli lenie mandatesh dhe extremizma
Po ngordhi saliu NE vien nga damllaja. Do mblidhet keshilli evropian per Dy Tre dite dhe do aprovoje kerkesen
Lojë e fortë në duart e të tretëve.
Basha, Berisha, Meta janë kthyer në kukulla depresive pa asnjë lloj pushteti shtetëror dhe politik, vetëm me një grusht të dëshpëruarish militantë të papunë, që pas pak ose do t’i braktisin ose do t’i sulmojnë dhunshëm, kur të kuptojnë që vetëm i kanë gënjyer dhe gjithçka ka marrë fund.
Edhe këto zgjedhje janë një farsë.
Ju duhen amerikanëve dhe europianëve për të pastruar skorjet kancerogjene që kanë 50 vjet në politikë dhe që nuk shporren pa dru dhe për të përfunduar reformën me qeverinë e Ramës
Tani që kanë shtirë gjithçka në dorë edhe drejtësinë, Rama ju duhet sa të eleminojnë përfundimisht Berishën, kukullat e tij dhe Metën, pastaj nuk ja kanë më nevojën. Me institucionet që kontrollojnë plotësisht dhe me aktorë të tjerë politikë që po i përgatisin nga poshtë sqetullës së tyre, po futemi në një epokë tjetër, ku dominojnë Europa dhe Amerika dhe Shqipëria ka një sovranitet të kufizuar.
Basha komplet teveqel!
Situatën e ka jashtë kontrollit.
I rrënuar me një parti gërdallë vajti dhe i hapi luftë gjithë perëndimit me një mendësi haxhiqamiliste.
Flet budallëqe dhe ka humbur çdo kontakt me realitetin, është në humnerë dhe askush nuk ja ka nevojën për t’i dhënë një dorë.
Përkundrazi, e kanë shpallur të pandehur dhe pritet t’i hedhin hekurat.
Gjoba që deshi t’i vërë gjithë Perëndimit dhe Shqipërisë, në emër të krimeve të Berishës dhe dy tre gjithollogëve sharlatanë të tallavasë mediatike, ishte akti më idjot në historinë politike shqiptare.
Lozi si miu me macen, por harroi se kur fillon e loz macja me miun, miu loz me jetën.
OI… OI…. OI… OIIIIIII
BANDA NE PANIK
MAFIA NE LEMERI !
KUSH VAJTON PER PLURALIZMIN GJIGAND SHQIPTAR ?
– Lum si ne per Presihorin qe kemi !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shqiperia me 3 milione banore ka:
1- 20 here me shume parti se SHBA me 330 milione banore
2- 10 here me shume se BE me 516 milione banore
3- Dy shqiptare krijojne tri parti nga nje secili.dhe te dy bashke te treten
4- Jemi rekordmen boteror per numri e partive per fryme popullsie
E Presidenti i Shqiperise Ilir Meta vajton e kukate per mungese pluralizmi politik ne Shqiperi …
Oi Oi Oi… Oiiiiii !
Like Mona i nenes
Ke te qajme me pare
Lul Saleh Gerdecin
A keta gomare
Nate e dite kukasin
Mbeten duke qare
Vete djegin mandate
Shqiperise i vene zjarr!
Ligji dhe drejtesia
U duken si varr !
Eshte lufta per koken
SPAK e BKH
Ne pranga do ti marre!
Oi Oi Oi… Oiiiiii !
Panik Lemeri
I terboi Vetingu
Dhe Zonja Drejtesi
Vdes impuniteti
Rilind Shqiperi !
Eshte mesazh hyjnor
Nga vete Perendi
Pa shtet ligjor
Nuk ka Shqiperi
Pa shtet ligjor
Shteti eshte Sali!
Lulush Karabush
E Like Flori !
Mona Cizme Lalezi
Xen Fatmir Rruspi!
Mul Noke Stanishic
Oi Oi …Oiiiii
Putin Molotov
Djall Perandori
Argate te Kalit Trojes
E shkines Serbi !
Oi…. Oi…. Oiiiiiii …
Banda ne Panik
Mafia ne Lemeri…!