Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan është nën presion si kurrë më parë. Protestuesit kanë dalë sërish në rrugë dhe policia ka përdorur dhunë ndaj tyre. Gjithçka erdhi pas një skandali korrupsioni që tronditi vendin. Djemtë e dy ministrave u arrestuan, një i tretë u mor në pyetje dhe i lirua. Pas këtij veprimi, tre ministrat dhanë dorëheqjen, një u shkarkua. Erdogan bëri ndryshime në kabinet, por e gjithë bota tani i ka sytë tek një kundërshtar i Erdogan-it, Fethullah Guelen. Thuhet se lëvizja e tij, Hizmet, ka ndikuar në arrestimet e fundit, pasi njerëzit e Guelen kanë poste kyçe në polici e gjyqësor. Por kush është 72- vjeçari Guelen dhe sa i rrezikshëm mund të jetë ai për kryeministrin turk? Predikuesi Guelen është djali i një imami me origjinë nga Anadolli lindor. Edhe vetë u bë imam. Në vitin 1999, për shkak se akuzohej nga drejtësia turke për komplot ndaj shtetit sekular, ai u arratis në SHBA dhe jeton që prej atëherë aty. Ka miliona pasues, jo vetëm në Turqi. Por çfarë është lëvizja e tij?
Sipas Bild, është një lëvizje reformiste, kryesisht aktive në fushën e arsimit. Guelen, që vetë ka bërë vetëm shkollën fillore, është i mendimit se arsimi ka një rëndësi shumë të madhe. Në Turqi, por edhe në dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë e Kosovën, ka një rrjet me shkolla fillore dhe të mesme, që i përkasin lëvizjes së tij që njihen si “kolegje turke”.
Lëvizja e tij Hizmet ka disa televizione në Turqi, por edhe të përditshmen e madhe Zaman. Por sa e fuqishme është kjo lëvizje në Turqi? Ekspertët thonë se ka shumë ndikim. Ajo ka pasur rolin e saj në ardhjen në pushtet të partisë së Erdogan. Vetë Presidenti Abdullah Guel dhe ministri i Arsimit, Buelent Arinc janë të afërt me lëvizjen. Dikur Erdogan dhe Guelen ishin aleatë kundër kemalistëve- pasuesve të themeluesit të shtetit sekular, Mustafa Kemal Ataturk.
Por si erdhi kjo përplasje mes Guelen dhe Erdogan? Mesa duket, Erdogan mendonte se lëvizje e Guelen po bëhej shumë e fuqishme. Një konflikt publik ndodhi së fundmi kur Erdogan vendosi që të mbyllte kurset e hapura në vend. Por shumë prej tyre ishin hapur nga njerëzit e Guelen. Kryeministri tha se këto qendra po i shërbenin pasanikëve. Mediat, si gazeta Zaman, e kundërshtuan ashpër këtë vendim. Edhe shumë deputetë shprehën zemërimin e tyre.
Por a mund ta rrëzojë Guelen nga pushteti kryeministrin turk? Kjo është e diskutueshme. Ekspertët thonë se lufta për pushtet do të dobësojë ndjeshëm partinë e Erdogan. Vëzhguesit presin që të shohin se si do të ndikojë ky konflikt në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale në vitin 2014.


Miku ma i ngusht i Edi Rames.Me te till lidhet 20% shqiptar qe per fate te keq eshte kryeminister ne vend.
Po ky erdogani esht nje maskara .se kur ishte skenderbeu i vendit saliu ne pushtet e i beri shum avandazhe .por sa ra sala u lidh me ramen te dy te koruptuar .por do ta shikoj turku sa ta mari sala pushtetin nuk do e pranojm .ja erdhi janari dhe un maloku shpellar me maloket e tjer te sales do ta rezojm kete qeveri te piktorit se me 3 muaj e shkretetovi shqiperin e boshovi arken e shteti i vodhi tetera sali ylli ja la plot .oosal o ylli shpellave oosal o ylli i popullit qe e nxore nga eresira ne drit .
o Mark a tu tu djeg shpia, leni komentet, merr koven e shko me vrap
Po ky erdogani esht nje maskara .se kur ishte skenderbeu i vendit saliu ne pushtet e i beri shum avandazhe .por sa ra sala u lidh me ramen te dy te koruptuar .por do ta shikoj turku sa ta mari sala pushtetin nuk do e pranojm .ja erdhi janari dhe un maloku shpellar me maloket e tjer te sales do ta rezojm kete qeveri te piktorit se me 3 muaj e shkretetovi shqiperin e boshovi arken e shteti i vodhi tetera sali ylli ja la plot .oosal o ylli shpellave oosal o ylli i popullit qe e nxore nga eresira ne drit…..’….’, .
Mire se sala ishte pro turk,po ky qe e beri vlla,desha ta di cii eshte babaj i tyre.