A do ta rrëzojnë studentët Edi Ramën?

b.m.

Nga Bedri Islami

Në fakt duhet të ishte Qeveria përballë studentëve, por është vetëm shefi i qeverisë, Rama.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, si duket e përfundoi misionin e saj; qëndrimi ose largimi i saj nga posti ministror, është tashmë një formalitet i cili nuk çon më peshë.

Edi Rama mori përsipër gjithë riskun e mbështetjes ose të shuarjes së një lëvizje studentore, e cila , kur nisi, pak kush, as vetë ai, nuk e mendoi se do të merrte këto përmasa dhe, për më tepër, do të ndizte edhe vatra të tjera proteste pa lidhje me studentët.

Jam i bindur se, edhe nëse një ditë ai do i bindë studentët për dialog me to, do e ketë të vështirë, në mos të pamundur, të marrë me vete një ministër, një drejtues të lartë, pasi vetë statura e tyre përballë studentëve do të krijonte alergji. Me titullarë të lartë institucionesh të majmur nga pangopësia është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të dialogosh qetësisht.

Lehtësia me të cilën Rama mori përsipër në mandatin e dytë të drejtonte vendin me po ato njerëz, të cilët në mandatin e parë nuk u shquan për gjë tjetër, veçse për shitje tenderash duhet analizuar. Ashtu si edhe mendjelehtësia fillestare me të cilën mori përsipër të përballej me studentët “ngelës”.

Në varësi të qëndrimit që do mbajë janë tri gjëra në lojë: jeta politike, (tani është në tehun e thikës, ose duhet të fillojë të bëjë kthesën e domosdoshme të shumëpritur, ose do shkojë më tej , sëbashku me karrocën e tij qeveritare drejt greminës) karriera si shef qeverie,  (tashmë jo të gjithëve u intereson në atë thellësi si dikur) dhe fati i forcës politike që ai drejton.

Jeta politike e Edi Ramës është fati i tij personal. Mund të rrijë në politikë ose mund të ikë nga politika. Një rastësi e ka sjellë, një lëvizje e fuqishme mund ta largojë. Si shef qeverie, nuk është as tragjike dhe as kërcënuese, nëse bie. Por së bashku me të do të bjerë edhe qeveria e tashme dhe në rrethanat e sotme vendi mund të futet në një spirale të panjohur. I panjohur mbetet edhe fati i forcës politike që ai drejton, e cila në këto dekada pluralizëm ka qenë forca më moderne, më shpresëdhënëse, më tolerante dhe më progresive.

Përballë studentëve Edi Rama ka tri mundësi:

1-Të miratojë symbyllur të gjithë kërkesat e tyre, megjithëse e di fare mirë se kostoja e tyre do të jetë e lartë jo vetëm për qeverinë e tij, por edhe për të ardhmen; 140 mijë studentë në Shqipëri me të gjithë kërkesat e tyre i kushtojnë shtetit rreth 250 milionë euro në vit;

2-Të refuzojë symbyllur të gjithë kërkesat e tyre dhe atëherë duhet të jetë i gatshëm të marrë mbi vete pasojat që mund të rrjedhin nga vendimi i tij

3-Të arrijë të gjejë dialogun, duke gjetur tani, kur duhej të ishin gjetur më parë, ato rrugë që sjellin shfryrjen e zemërimit dhe të rebelimit studentor.

Ka përpara vetes një shumësi studentore, të ngazëllyer nga vetja, të mbushur me besim, të mbushur me nxitimin për të bërë gjithçka përmes revoltës brenda së cilës, sot, në mos që mbrëmë, kanë hyrë edhe kthetrat e manipulatorëve. Risku që ka marrë për vete Edi Rama është i lartë, në dukje i papërballueshëm, por në fakt, ai risk është edhe e ardhmja e tij. Humbja do të jetë fatale.

Share This Article
32 Comments
  • Ministrat e Rames jane seksere dhe kur prishet pazari sekseret dalin jashte loje
    PS nuk eshte ne gjendje te marre ne dore situaten.Te shporri horrin dhe te krijoje qeveri te re.Kupola e saj eshte mavijosur.

    • Rama tani Zbrite me Kèmbè ne Toke, tani e kuptoi se Njerezve u ka ardher ne maj te hundes me keta Palaço Ministra&Politikanè. Tani e kuptoi se Shakatè e tij s’pinè me ujè. Tani e kuptoi se ai per Popullin e thjeshte njelloj si Berishen&Co. Tani e kuptoi qe Lulishtet Ruget dhe Fasadat e E.Velis ne kryeqytet skan me vlere kur njeriu humb Shpresat, nuk shikon mè drit ne fund te Tynelit, per te ardhem. Studentet e Zgjuan Ramen nga Hipnoza, i treguan se sa i vlen lèkura. Shpresojme keta palaço Ministra&Politikane ti therrasin mèndjes.

  • O te mjer pse u genjen mendja se mund te ndodh mbrekullia nga kjo rini qe pretendon se eshte fare nga ku do linde nje jete e re dhe e shendetshme.
    Kjo eshte nje fare e kalbur ne embrion, e toxikuar e manipuluar genetikisht, eshte nje fare hibrite pa identitet. Kjo nuk eshte rinia te ciles I kendoj Migjeni i Madh:
     

    Kanga e Rinise

    Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!Thueja
     kanges sate qe te vlon ne gji.Nxirre gezimin 
    tand’ te shpertheje me vrull…Mos e freno këngën! Le të marri udhe.Thueja 
    kanges, rini, pash syt e tu…Të rroki, te puthi kënga, te nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini… 
    Dhe te na mbysi dallga prej ndjenjash te shkumbzueme q’i turbullon 
    kënga.Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi
    Kumbi i zanit te perplaset për qielle dhe te ktheje prap te na, se hyjt ta kanë zilie na te duem fort si te duem një diell.
    Thueja kanges, Rini! 
    Thueja kanges gezimplote!Qeshu, rini! Qeshu! Bota është e jote
    As Rinia e Qemal Stafes qe i vun gjoksin dhe derdhen gjakun per ti ber ball dallgve me te erreta dhe me te egra te koherave dhe ngadhenjyen duke u bere zoter te fateve te tyre dhe vendit, duke shkaterruar boten e vjeter dhe mbi germadha ndertuan boten e re.

     

    Të Bijte e Shekullit te Ri

    Na te birte e shekullit të ri,qe plakun e lame ne “shejtnin” e tije cuem grushtin për me luftue nder lufta të reja dhe me fitue…Na te birte e shekullit të ri,filizat e një toke se rimun me lot,ku djerse e ballit u 
    dikonte kot se dheu ynë qe kafshate e huej dhe ne marrzi duhej shum shtrejte t’u paguhej.Na te birte e shekullit të ri,vllazen te lindun e te rritun ne zi,kur tinglloi çast’ i ynë i mbrame edhe fatlume ditem me thanë :S’duem me humbe ne loje te pergjakte te historis njerzore, jo! jo! s’i duem humbjet por duem ngadhnim!ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi te lirë!S’duem, për hirë te kalbsinave te vjetra, qe kërkojnë “shejtnim”, te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit qe te vajtojme prap këngën e trishtimit,këngën monotone, pa shpirt, te sklavnis te jem’ një thumb i ngulun nder trute e njerzis.Na te birte e shekullit të ri,me hovin ton e te  ndezun peshe,nder lufta të reja kemi m’u  ndeshe dhe për fitore kem’ me ra fli.

    O Bedri

    Keta jo qe nuk rrezojne dot Edin Kari I lindur po me sa duhet Rama do fitoj pike politikisht pas shume lajthitjeve dhe zullumeve te perjetuara kohet e fundit.

    • Shqiperise nuk i mungojne njerezit inteligjent dhe me integritet. Shqiptaret jane te vetmit qe ndryshe nga pjesa tjeter e Europes, nuk i plackiten cifutet, por rrezikuan jeten per t’i shpetuar.

      Eshte kaq e lehte per te gjetur nje zevendesues te rames, sa boll te besh nje llotari kompjuterike me numrat e telefonit, dhe kedo qe te zgjedhi kompjuteri ka per te qene me inteligjent dhe i ndershem se rama, sepse rama u katapultua ne ate vend ne menyre qe Ukajt te zhvasin Shqiperine, rinia te largohet ne deshperim, ndersa rama te krenohet per kurbetin e enderruar.

      Por natyrisht nuk ka pse behet llotari. Nje perzgjedhje midis anetaresis se PS-s nga familjet e deshmoreve, atyre qe dhane jeten per nje Shqiperi te lilre dhe qe rama s’i honeps dot, kishte per te garantuar nje drejtues te PS-se me inteligjent, me me integritet dhe me patriot se rama.

      • Ku i ke keta njeres inteligjente e te mencem qe nuk i mungokan Shqiperise , more Andrea ? Une nuk shoh as edhe nje te vetem , deri ne fund te horizontit ! Alternativat e tjera , qe na mbeten , ne se bie Edi Rama , jane Sali serb Vicidoli , banditi tjeter edhe ai serb e kriminel vrases eshte Luli dhe , pas tyre vjen ai qe nuk eshte aspak me i bute si kriminel Ilir Meta , me partizen e tij familjare dhe Monike baxhellen ! Te tjeret jane Fatmir Mediu , me nje elektorat nje-furgonesh , apo Ndoka me nje tufe derrash te tjere , qe mbushin listen e PD-se ? Nuk eshte aspak moment i pershtatshem , pikerisht tani , per te rrezuar Edi Ramen , kur reforma ne drejtesi eshte duke perfunduar dhe BE-ja pret rezultat e mirekuptim pozite – opozite per te celur negociatat . Pa folur per Ruset , serbet e Greket qe po rrine me veshe ngritur , tere sy e veshe , per rrezimin e Rames dhe rikthimin e Shqiperise ne kaosin e vitit 1997 ?! Pra , jemi perpara gremines dhe shfarosjes se metejeshme si shtet i si komb , prewj nga na ndan nje fije floku !

        • I mjeri “po po”!

          Nje histori krahasuese:
          -Burri akuzoi gruan per tradheti dhe ne gjyq kerkoi divorcin!
          Pruri edhe deshmitarin okular qe kish pare aktin e tradhetise!
          Pyet gjykatesi deshmitarin:
          -Na trego cfare ke pare!
          -Deshmitari:
          -U takua gruaja me ate burrin,u xhveshen,u shtrine ne krevat dhe…”
          -Gjykatesi:
          Zoti deshmitar ne duam fakte e jo historira!
          -Deshmitari:
          Po ku e pashe faktin une zoti gjyqtar,se fakti ishte brenda!
          Keshtu edhe me ty,o deshmitar i mjere!
          Ti kujton se po iku Rama ne PS dhe Shqiperi nuk ka me njeri tjeter per ta vene si kryeminister!
          Pra kane vdekur burrat ne Shqiperi!
          Po keto jane historira,more i mjere, e nuk jane fakte!
          Se faktet i ka fshehur Rama dhe Veliaj qe me kohe!
          E ku kane lene te dy keta sharlartane te pa skrupullt te dalin ne dukje te tjeret kur per cdo gje qe eshte bere kane dale vetem keta te dy?
          Ndahen certifikatat e pronesise,shkon kryeministri,ben rromuze me njerezit dhe numeron gjynahet e Berishes,behen takime me qytetaret,shkon kryeministri,mbillen peme,per dite del ne tv Veliaj etj!
          E ku do dilnin keta njerez te afte kur gjithmone ka dale Rama dhe sozia e tij Veliaj?
          Ky eshte KULTI I INDIVIDIT,keta jane DIKTATORET e sotem!
          Pa shporrur keta nuk ecen Shqiperia!
          Doni njeri me te afte se Rama per kryeminister?
          Ja me keni mua,nje pensionist 82 vjec,qe po nuk e bera shtetin brenda nje viti,me varshi ne mes te Tiranes!
          E jo si keta ballistet e rinj,qe kane 28 vjet dhe i thone tranzicion!

  • Nuk mendoj kështu siç jep konkluzione z. Bedri. Nëse e shikon me kujdes turmën kupton se është turmë e pa organizuar. Në disa raste stepje edhe frikë. Ata që flasin me megafon tregojnë shenja si të detyruar për të folur, kjo kuptohet nga shikimi herë pas here i celularëve prej nga marrin “urdhërat”. Edhe ata që mendohet se janë organizatorë të lënë përshtypjen se janë të papërgatitur për kauza të larta politike, por u futën në rrugën e turmës dhe presin që dikush ti mbrojë ose tu thotë mjaft, e kryet misionin e rrëmujës.
    Kur kryeministrit i kërkon që konvikteve tu sigurohet uji, kjo tregon një gjendje serioze. Këtu del që administratat që nga fshesaxhinjtë deri tek rektorët me plagjiaturë nuk kanë kryer detyrat e tyre, por janë marrë me ryshfete, me borde dhe duke bredhur sa në një fakultet në tjetrin nëpër Tiranë e rrethe gjoja për të dhënë mësime private etj.
    Institucioni i ministrisë përpara kësaj gjendje në sistemin e arsimit të lartë nuk është marrë me arsimin e lartë por me fjalime, premtime dhe nuk është interesuar për mbarëvajtjen . Në ministri duhet të kryhet operacion i thellë duke u analizuar puna e çdo nëpunësi nga portieri deri tek ministrja.
    Kështu mendoj z. Bedri. Kërkohet një analizë ku të vërtetohet se drejtuesit e arsimit në çdo strukturë meritojnë “shuplakën” e madhe. Ky popull nuk u a ka borxh këtë derexhe.
    Sidoqoftë ky rast tregon se në këtë gjendje janë dhe dikasteret e tjera. Drejtimi politik, ekonomik dhe social tek ne është kalbëzuar. A nuk është po kjo situatë tek ministria e Gjiknurit? Apo tek ajo e ekonomisë? I keni mundësitë për ti analizuar, por kërkohet vullnet, pa anësi dhe ndërgjegjen profesionale.
    Drinzi Bardhi

  • I vonuar per dialog, i bindur ne debilitetet e tij ne FB, ky nuk e kuptoj revolucionin qe ndodhi me kete levizje te studenteve: pertej kerkesat qe kane,e qe jane te drejta, ata kerkuan nje jete ndryshe, nje jete me dignitete,me vlera e jo me pseudovlera si ky.
    Rama u duke prehistorikne ne shfaqjen e tij.
    E kjo tregon se koha e tij ka perfunduar.

  • PD-ja është një bashkim kriminelësh dhe zjarrëvnësish u krijua në ecje e sipër dhe ju turrën popullit si hijenat me turijë të përgjakur shkyen atdheun ,vodhën pasuritë e sajë dhe kthyen për skrap tërë fabrikat ,uzinat ,ushtrinë e fuqishme shqipëtare e vodhën e dogjën zjarr si Gërdeci tërë shqipërinë .Shpifën e mashtruan sa mundën ,minuan e prishën tërë edukatën dhe moralin e ngritur në breza me djersë e skrifica të popullit dhe intelektualve shqipëtar .

    Ndarja e studentve protestues në grupe bllokimi te zogu i zi ,te kryeministria dhe ministria arsimit tregoi se këto student jan marjoneta të PD-së dhe LSI-së ,në vend të zgjidhin problemet e veta u vunë në shërbim të PD-së dhe të LSI-së grykse ,që lindi si një dobiq që kalon nga e majta te e djathta,vetëm për të mbushur xhepat e tyre ILIRI ME MUNIKËN,jan të pa ngopur me milona lek që marrin nga djersa e shqiptarve.

    E keni parë kazani po vlon përpara ministrisë arsimit që kërkon një faturë 250milon euro në vit për studentët dhe ILIR META bënë vizita nëpër botë dhe na lavdëron malet dhe alpet e shqipërisë ,kur nuk ka bë një hap për ti mbrojtur ato nga rrënimi i plotë i maleve dhe fushave të shqipërisë.Kurse si kryetar i KLD-së ,po bllokon wetingun në drejtësi ,për të shpëtuar pasuritë vjedhura. .

    Z.Bedri ISLAMI E.Rama s’ka përse dorzohet kur ka kryer reforma që ka tundur themmelet e korrupsinit 28 vjeçar dhe do përfundoi WETINGUN .

    Si mund të vemë përsëri në karrike të qeverisjes pushtetit njerëz të ikriminuar si L.Bashën ,ose Munika K. këta hijena me trurijë të përgjakur që shkyen atdheun cop -copë ,kjo nuk duhet të ndodhë,KURRË -JO -më prova eksperimentale me jetën e shqipëtarve ,por duhet të ketë vetëm ndëshkim për këta kriminel.

  • PD-ja është një bashkim kriminelësh dhe zjarrëvnësish u krijua në ecje e sipër dhe ju turrën popullit si hijenat me turijë të përgjakur shkyen atdheun ,vodhën pasuritë e sajë dhe kthyen për skrap tërë fabrikat ,uzinat ,ushtrinë e fuqishme shqipëtare e vodhën e dogjën zjarr si Gërdeci tërë shqipërinë .Shpifën e mashtruan sa mundën ,minuan e prishën tërë edukatën dhe moralin e ngritur në breza me djersë e skrifica të popullit dhe intelektualve shqipëtar .

    Ndarja e studentve protestues në grupe bllokimi te zogu i zi ,te kryeministria dhe ministria arsimit tregoi se këto student jan marjoneta të PD-së dhe LSI-së ,në vend të zgjidhin problemet e veta u vunë në shërbim të PD-së dhe të LSI-së grykse ,që lindi si një dobiq që kalon nga e majta te e djathta,vetëm për të mbushur xhepat e tyre ILIRI ME MUNIKËN,jan të pa ngopur me milona lek që marrin nga djersa e shqiptarve.

    E keni parë kazani po vlon përpara ministrisë arsimit që kërkon një faturë 250milon euro në vit për studentët dhe ILIR META bënë vizita nëpër botë dhe na lavdëron malet dhe alpet e shqipërisë ,kur nuk ka bë një hap për ti mbrojtur ato nga rrënimi i plotë i maleve dhe fushave të shqipërisë.Kurse si kryetar i KLD-së ,po bllokon wetingun në drejtësi ,për të shpëtuar pasuritë vjedhura. .

    Z.Bedri ISLAMI E.Rama s’ka përse dorzohet kur ka kryer reforma që ka tundur themmelet e korrupsinit 28 vjeçar dhe do përfundoi WETINGUN .

    Si mund të vemë përsëri në karrike të qeverisjes pushtetit njerëz të ikriminuar si L.Bashën ,ose Munika K. Kjo do ishte vetvrasje ,këta jan hijena me trurijë të përgjakur e shkyen atdheun cop -copë ,s bëhet shaka më ,kjo nuk duhet të ndodhë,KURRË -JO -më prova eksperimentale me jetën e shqipëtarve ,por duhet të ketë vetëm ndëshkim për këta kriminel,dhe zgjidhje të problemeve të arsimit dhe të gjitha fushave të tjera duhet ngritje të pensioneve dhe të mirqenjes dhe ngritje të prodhimit vendas.,larg konçesionarët e huaj hajdut.

  • Tè gjithè ata qè jetojnè jashtè Shqipèrisè, sè paku, kanè provuar se rrènja, ndryshimi apo kriza e njè qeverie, ka njè ndikim gati mospèrfillès nè jetèn e qytetatève. Njè gjè e tillè do tè ishte njè katastrofè pèr vendin tonè. Shqipèria èshtè e vogèl, me probleme tè mèdha …..ajo qè tè ngjall frikèn mbetet prania e atyre partive politike qè kanè varosur Shqipèrinè dhe janè tè gatshèm ta ribèjnè ! Lufta pèr pushtet mbetet ende jashtè ligjeve e regullave tè hekurta demokratike. Ata vèrtetè u rrèzuan nga pushteti me votè, por, duke mos qènè tè nènshkuar, janè gjithmonè pas dere. Tani ky pushtet nuk ka alternativè pèrdorimin e forcès, Ed Rama èshtè i ‘rahur’ herèt nè pabesi dhe nuk ka reaguar asnjèherè, kèshtu qè dhuna nuk i pèrket. Ajo qè mbetet èshtè dialogu, qè studentèt nuk e pranojnè dhe kètu fshihet lepuri ! A do ta rrèzojnè studentèt Edi Ramèn ? – pyet Bedriu ! Jo nuk besoj! Ka vetèm njè mundèsi qè studentèt ta sfidojnè atè : – Vetèm nèse studentèt vendosin varrin e Enverit atje tek Varrezat e Dèshmorève si kundèrpèrgjigjie tè asajè qè Edi bèri me Mit’hat Frashèrin, atèherè K /m ka rènè pèr sempre.

  • PO C’A THU O FANATIKU I ENVERIT, BEDRI ISLAMI?

    Rilindja Enveriste e Edi Rames “…më moderne, më shpresëdhënëse, më tolerante dhe më progresive…”

    ne nje kohe qe:

    Mega Skandalet e Rilindjes nuk po pushojne per asnje cast qe nga kanabizimi i Vatanit me Saje Qorrat e Edvinit, me Babalet e hetuesit te Enverit, Fatmir Xhafaj, me Presidenti e rezilit, Like floriri, me Kryetarin e Parlamentit te rezilit, kriminel i Enverit, Gramoz Ruci, ekonomia jone kombetare ka mare rokopujen koeposhte si kurre me pare ne histori o Bedri Mavria

    FASADAT 3D TE EDI RAMES NUK JAPIN BUKE AS ZHVILLIM KOMBETAR QE MATET ME GDP PER FRYME O BEDRI ISLAMI

    prandaj o fanatiku “zharrfikes” Bedri Islami:

    STOP!

    Ndalo duke kerkuar ARMIKUN e Kllases qe ysht dhe genjen studentet per te protestuar kunder Rilindjes Enveriste qe po mjeron vendin per shkak te Mega Skandaleve te Kuserise makaber pushtetare qe nuk njeh kufinj.

  • PO C’A THU O FANATIKU I ENVERIT, BEDRI ISLAMI?

    Rilindja Enveriste e Edi Rames “…më moderne, më shpresëdhënëse, më tolerante dhe më progresive…”

    ne nje kohe qe:

    Mega Skandalet e Rilindjes nuk po pushojne per asnje cast qe nga kanabizimi i Vatanit me Saje Qorrat e Edvinit, me Babalet e hetuesit te Enverit, Fatmir Xhafaj, me Presidenti e rezilit, Like Floriri, me Kryetarin e Parlamentit te rezilit, kriminel i Enverit, Gramoz Ruci, ekonomia jone kombetare ka mare rokopujen kokeposhte si kurre me pare ne histori o Bedri Mavria.

    FASADAT 3D TE EDI RAMES NUK JAPIN BUKE AS ZHVILLIM KOMBETAR QE MATET ME GDP PER FRYME O BEDRI ISLAMI

    prandaj o fanatiku “zjarrfikes” Bedri Islami:

    STOP!

    Ndalo duke kerkuar ARMIKUN e Kllases qe ysht dhe genjen studentet per te protestuar kunder Rilindjes Enveriste qe po mjeron vendin per shkak te Mega Skandaleve te Kuserise makaber pushtetare qe nuk njeh kufinj.

  • Nese rama ben ndryshime te thella ne qeveri,mbledh dhe mbeshtetet tek strukturat e PS dhe socialistet e ndershem qe nuk e kane tradhtuar asnjehere dhe nese plotson ata kerkesa te arsyeshme te studenteve,do te qendroje dhe do te behet me i forte. Besoj se ka nxene mend.

  • Jeni shume large situatave politike dhe komentoni pa e vrare mendjen duke dhene rekomandime qe skane per te ndodhur .
    Rama eshte i rrenxuar e jo i rrezuar .Eshte mbyllur cikli i tije me kohe por askush nuk po dallon se cfare po ndodh me politiken e politikanet ne Shqiperi .Jane vetem disa fakte te fundit qe kane si autor Ramen e coroditur e pa busull,qe e bene te domozdoshme jo vetem largimin e tije por dhe rrezimin e gjithe raporteve te politikes e sotcme si majtas e djathtas .
    Te Djathtet e Lulit me baba Saliun dhe te Majtet e Rames po me baba Saliun keshtu jane sjell qe kur u vendos demokracia ne Shqiperi .Ata kane nje fyryre, por ky popull qe rron me shpresa, si nga politika e brendshme dhe Aleatet, shtyen sa te shtyen mbasi mungon ky shperthim i studentve .
    Studentet ,sa do te manipuluar qe te jen,po bejne ate qe duhet te beje i gjithe ky popull se bashku.Kjo levizje, qe per mua ka nje zanafill burokratike, duhet te kthehet si levizje politike per permbysje te raporteve te socme qe skane dhene asnje efekt kunder korrupsjonit ,hajdutve e kriminelve te politikes 27 vjecare .A do taj dalin studentet .Kjo eshte nje pikepyetje e madhe ,jo vetem per te ardhmen e tyre,por edhe per gjithe hallet qe ka ne kurriz ky popull .Pratesta e studentve eshte ne fakte Vttingu i politikes qe duhet ti shkohet deri ne fund. Rrezimi i kollonave te deformuara e te kalbura te demokracise se socme duhen thyer e vendosur baza te reja te nje demokracie te vertet ashtu sic e kerkuan shqiptaret ndryshiminne 91.
    Ne kete ceshtje, kaq delikate dhe e veshtire, me studentet duhen bashkuar te gjithe intelektualet patriot, populli e gjithe ata qe duan ndryshimine e sjelljes politikes se deformuar te djekur deri me sot .Mbeshtetja do te jet kyci i suksesit per tu dhen zgjidhje te gjithave shkeljeve qe jane berene 27 vite .Nje mireadministrim dhe pjesmarje e vazhdushme ne protesta do te arrihet te shpetohen shpresat e shqiptareve per ndryshim. Kete nuk mund ta bejne Aleatet ,sic kemi menduar duke ja varur atyre politiken e sotme, nuk i zgjidhin hallet tona por te gjithe se bashku student ,intelektual ,shoqeria civile ,patriot brenda e jashte vendit duke e shporrur kete klase politike qe ka vetem nje koke me dy fytyra Majtas e Djathtas .
    Une e mbeshtes dhe do te kontriboje qe kjo protest te jete fillimi i nje beteje per ndryshim .

  • Mos u lodhni kot nuk e vononi dot vettingun dhe fundin tuaj tragjik politikane te vobekte majtas dhe djathtas loja ka marre fund

  • Ne fund te fundit vendos strategjia me nji taktike qe e kane perdore shume qeveri me eksperience te shteteve te botes te tilla gjendje eksituse te masave shoqerore me pretendime dhe me dorezim qeverie po kurr me dorezim te pushtetit.Bie qeveria.Taktika per qellimin strategjik mbajtjen e pushtetit krijohet qeveri e re e majt pa Edvin Ramen dhe pa gjymtyert e tjera.
    Kjo do ia djegte te gjithe pretendimeve dhe hileve qe kane ujdise dhe shpresue opozita regresive e djathte PD & LSI.Njikohesisht do gjindet se s’ban zgjidhje perfundimtare jo aq komode me studentet.Por e pranushme dhe heshtje nga studentet.

  • Bedri, ate fjaline e dyte e ke te drejte : Ajo Nikolla rri a jo ministre kjo nuk ka fare vlere!
    Ashtu eshte vertet, ashtu si nuk kane vlere Ahmetajt, Gjiknuret, Kumbarot etj. Eshte pra nje qeveri pa vlera. Ka 5 vjet qe zvarrit ditet ne pushtet, por nuk qeveris. Nuk qeveris d.m.th. nuk permireson jeten e qytetareve te saj. Ne asnje aspekt, ne asnje fushe, ne asnje shtrese shoqerore. Atehere pse duhet te zvarritet kot? Kur nuk ploteson dot kerkesat e studenteve per arsim, meriton te hape krahun. Te ike me dinjitet, mos behet lolo duke vazhduar kot zvarritjen se pastaj do ike me hurin ne prapanice.

  • Edi Rama bashk me mutat FRASHRIN varrosi pergjithmon dhe karrjeren e vet , se dhe ata votus qe i dhan voten , qe nga ai varrim i kthyen bythen , tashme pas nuk ka me socialistet por vetem ballistet te persekutuarit bythlepirsit dhe zahon kaq , por ktu nuk esht problemi se iken rama me skorpionsit e vet , ktu problemi esht kush do mar pushtetin , luli mona saliu jari mul noka salianji , kush ? Kjo esht çeshtja dhe problemi me madhor per kte vend me nje brez njerzish te rritur me ndjenjen e mashtrimit vjedhjes abuzimit pisllikut dhe imoralitetit , se ideja kto 25 vjet demokraci ka qen kush i kishte kto vese ishte i zoti per jeten dhe kto vese kan qen per nje brez te ter udhrrefyse per te ardhmen e tyre , tani esht halli madh , vall kush do ta drejtoj vendin? Kjo esht çeshtja.

  • Edi Rama bashk me mutat FRASHRIN varrosi pergjithmon dhe karrjeren e vet , se dhe ata votus qe i dhan voten , qe nga ai varrim , i kthyen bythen , tashme pas nuk ka me socialistet , por vetem ballistet te persekutuarit bythlepirsit dhe zahon , kaq , por ktu nuk esht problemi se iken rama me skorpionsit e vet , ktu problemi esht kush do mar pushtetin , luli mona saliu jari mul noka salianji apo grida duma , kush ? Kjo esht çeshtja dhe problemi me madhor per kte vend me nje brez njerzish te rritur me ndjenjen e mashtrimit vjedhjes abuzimit pisllikut dhe imoralitetit , se ideja kto 25 vjet demokraci ka qen kush i kishte kto vese ishte i zoti per jeten dhe kto vese kan qen per nje brez te ter udhrrefyse per te ardhmen e tyre , tani esht halli madh , vall kush do ta drejtoj vendin? Kjo esht çeshtja.

  • Bedrinjte e viktoret si servile te peshtire qeveritare e kane humbur cdo te drejte morale per konsiderime te tilla.

  • Si shume ja perkedhelet bishtin rames ti o Bedri Arben Duka,Viktor Malaj,Xhevdet Shehu i dentiste per shume vite ta pijani lengun e falimentimit….te fundit po nuk rreshqiti edhe kete radhe si mjeshter i radhe imashtrimeve

  • Ky far Bedfriu eshte si Pons Pilati -i lau duart per vete Sido qe te vije puna ai mbetet nje shkodran tipik=OPORTUNIST i perjetshem

  • Cfare paradoksi! “Intelektual” qe shkruan ne menyre katastrofike!
    Zoterinj, a nuk mund te komentoni pa fjale poshteruese e qe nuk e di a i mban apo jo fjalori? Kaq te veshtire e keni?
    Si mund t’u besosh dhe t’i pelqesh mesazhet e shkruesve te ketij niveli?
    Prandaj ecen kaq ngadale ky vendi yne i dashur.

    Shume i mire komenti z. Islami. Mbase duhet shtuar nje pyetje-hipoteze: a i pelqen dhe i do Kryeministri, ministra te ketij formati? Sa shume i do ata?
    Besoj se Po, dhe Shume! Nisur nga menyra se si i cakton (procedurat statutore dhe mendimet alternative apo zgjedhjet kolegjiale nuk shihen te nevojshme). Nga i panjohur apo i dalluar per asgje (ne rastin me te mire) Minister!. Nga i korruptuar e pa arsimin e domosdoshem perkates per postin: Minister!
    Epo atehere: Po “hajduti nuk ka faj”??
    E megjithate, per fat te keq, alternativa opozitare ende nuk eshte gati. Eshte edhe me shume e papaster dhe e fajshme, sepse ka “mbi supe” pervec themeleve te gabuara te fillimeve te tranzicionit, edhe krime – vrasjeje! Nuk ka kerkuar as ndjese, as nuk eshte distancuar.
    Prandaj le te prese! Rames t’ia lexojne mire shkrimin tuaj!

    • Perpara se te kritikosh intelektualin shiko ne pasqyre veten tende sepse vetem ne nje fjali ke nje thes me gabime gramatikore dhe te mungon llogjika e shprehejes inteligjente per nje debat ne nivel mesatar,

      prandaj:

      Leri llogjet e llafoqylit qe hedh pa dogane ne kete forum te nderuar te gazetes DITA, sepse nuk jemi ne provim apo test per gramatiken, por per temen kryesore:

      A MUND TE HESHTE SI PESHK KRYEMINISTRI EDI RAMA PER KUSERINE MAKABER TE UNAZA E MADHE KUR OLIGARKU I TIJ, BASHKIM ULAJ ESHTE KAPUR ME “PRESH NE DUAR” ME FALLSIFIKIME DOKUMENTASH TENDERI, VJEDHJE IDENTITETI TE NJE FIRME NE SHBA DHE MASHTRIME NE TENDERA DHJETRA MILIONESHE?

      qe:

      Kane varferuar jo vetem studentet, por edhe te gjithe shqyptaret.

      He moj Mira Katrastofikja ti ne Unison me Kulcedren e Edvinit, Bashkim Ulajn je ti moj Mavri?

      sepse:

      Nuk meresh vesh se cfare thua dhe kerkon me llafoqylet qe ke shkruar dhe artikuluar pa piken e llogjikes elementare.

  • Rama, pa asnje dyshim ka kusuret e tij te medha, por ardhja e Lulit te PD me apendiksin e saj, LSI ne pushtet, do ishte katastrofike per Shqiperine!

  • Perpara se te kritikosh intelektualin shiko ne pasqyre veten tende sepse vetem ne nje fjali ke nje thes me gabime gramatikore dhe te mungon llogjika e shprehejes inteligjente per nje debat ne nivel mesatar,

    prandaj:

    Leri llogjet e llafoqylit qe hedh pa dogane ne kete forum te nderuar te gazetes DITA, sepse nuk jemi ne provim apo test per gramatiken, por per temen kryesore:

    A MUND TE HESHTE SI PESHK KRYEMINISTRI EDI RAMA PER KUSERINE MAKABER TE UNAZA E MADHE KUR OLIGARKU I TIJ, BASHKIM ULAJ ESHTE KAPUR ME “PRESH NE DUAR” ME FALLSIFIKIME DOKUMENTASH TENDERI, VJEDHJE IDENTITETI TE NJE FIRME NE SHBA DHE MASHTRIME NE TENDERA DHJETRA MILIONESHE?

    qe:

    Kane varferuar jo vetem studentet, por edhe te gjithe shqyptaret.

    He moj Mira Katrastofikja ti ne Unison me Kulcedren e Edvinit, Bashkim Ulajn je ti moj Mavri?

    sepse:

    Nuk meresh vesh se cfare thua dhe kerkon me llafoqylet qe ke shkruar dhe artikuluar pa piken e llogjikes elementare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *