Letër e nënshkruar,
Zaim Korça
Njëzet e pesë të vendosur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Gjykatat këto 25 vjet kanë poshtëruar të drejtat e çdo shqiptari duke abuzuar me detyrën. T’i hedhësh një sy një gjykatësi ose një gjykatëseje, të bien në sy makinat luksoze, orët e shtrenjta dhe diamantet që zbukurojnë floririn, pa folur për vilat e trojet. Sot shqiptarët po i mbajnë sytë nga Europa dhe mendjen nga SHBA-ja. Se pa reformë në Drejtësi nuk ka integrim. Populli dëgjon ambasadorin Lu që po e ngre zërin çdo ditë. Akullnaja e mafies në drejtësi ka zënë pikat kyçe në shtet. Ministri i ri i Drejtësisë z.Ylli mbështet ambasadorin. Por të gjitha partitë duhen t’i hapin rrugë reformës. Pranvera do vijë këtë vit më e bukur nëse populli do shikojë se drejtësia do eci ashtu siç e kërkon ligji, ashtu siç e kërkon Komisioni i Venecias dhe Europa e Bota. Dhe nëse ndodh kjo, vera e nxehtë do shkrijë ajsbergun e mafies.
