A do ta sjellë “mini-shengeni” ushtrinë serbe në Shqipëri?

Ornela

Shaban Murati

Kurthet gjeopolitike ballkanike në drejtim të Shqipërisë, sa vijnë e shtohen. Në datën 9 mars, presidentja e “serpska republikës” në Bosnjë-Hercegovinë, Zhelka Cvijanoviç, deklaroi në Banja Luka në konferencë shtypi, se ajo mbështet idenë e formimit të një force të përzier policore dhe ushtarake të përbashkët, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të dislokohet në kufijtë e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, për të ndalur valën e madhe të emigrantëve, që pritet të arrijnë. Disa herë në pak ditë të muajit mars, presidentja serbe e “serpska republikës” e ka hedhur në forume të ndryshme këtë propozim, duke e parashtruar më gjerësisht në konferencën e shtypit të datës 9 mars. Kemi të bëjmë me një propozim të ri gjeopolitik, që kërkon të përfitojë nga situata e re e emigrantëve, propozim i cili është përtej kompetencave shtetërore dhe kapaciteteve politike dhe diplomatike të presidentes së njerit prej entiteteve përbërës të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Duket qartë se ajo po zbaton prokurën diplomatike, që i ka dhënë Beogradi si protektori i “serpska republikës”, për të hedhur këtë ballon prove, në qiellin e ulët ballkaniko-perëndimor.

Interesant është se presidentja serbe e “serpska republikës” nuk e përmendi se e kujt është idea e re, që ajo po mbështet me kaq entuziazëm, për vendosjen e forcave të përbashkëta ushtarake dhe policore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kufijtë e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Ajo nuk e tha, por në qarqet diplomatike ballkanike qarkullon informacioni se ky është një projekt i Serbisë, e cila në programin e saj të konkretizuar vjeshtën e vitit të kaluar, për krijimin e një blloku politiko-ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të emërtuar “Mini Shengen”, përfshin edhe planet ambicioze të krijimit të një force të përbashkët ushtarake dhe policore, të vendeve të këtij blloku të ri. Natyrisht, duke qenë shteti më i madh i këtij blloku, nismëtari dhe drejtuesi i projektit të “Minishengenit”, dhe duke qenë forca më e madhe dhe më e fuqishme ushtarake e bllokut ballkaniko-perëndimor, Serbia do të jetë edhe komanduese dhe drejtuese e kësaj force të përbashkët policore dhe ushtarake.

Çfarë tërheq vëmendjen në propozimin e ri të Serbisë, shpallur me gojën e presidentes serbe të“serpska republikës” në Bosnjë-Hercegovinë? Ky propozim mbështetet qartazi në formatin e bllokut politiko-ekonomik. Zhelka Cvijanoviç e deklaroi pa ekuivok se “përderisa BE ka të drejtën të trajtojë kufijtë e saj të jashtëm në këtë mënyrë, përse të mos e bëjmë ne?”, që do të thotë se shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen bllok i veçantë politiko-ekonomik, njësoj si BE. Kjo do të thotë se ky bllok i ri politiko-ekonomik do të krijojë forcat e përbashkëta ushtarake dhe policore dhe njësoj si BE, do t’i dislokojë në kufijtë e jashtëm të bllokut të ri. Pikërisht këtu qendron thelbi i propozimit të rrezikshëm gjeopolitik serb. Kufijtë e jashtëm të bllokut ballkaniko-perëndimor me emrin “Minishengen”, që ndodhen përballë vërshimit të emigrantëve nga Siria, janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Me një fjalë, propozimi i ri presupozon që forcat e armatosura serbe të dislokohen në territorin dhe në kufijtë e Shqipërisë, me etiketën e forcave të përbashkëta të “Minishengenit” dhe me pretekstin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të bllokut të “Minishengenit”, nga vërshimi i emigrantëve sirianë.

Me propozimin e ri serb sanksionohet dhe legalizohet projekti serb i të ashtuquajturit “Minishengen”, në formën e një blloku politiko-ekonomik, me perspektivën e shtrirjes në dimension ushtarak. Nëse ky propozim gjeopolitik do të pranohet nga shtetet, që kanë pranuar t’i bashkohen listës së Beogradit për “Minishengenin”, kjo do të thotë që Shqipëria, si entuziaste e “Minishengenit”, pritet t’i krijojë hapësirë dislokimit të forcave ushtarake dhe policore serbe, për të mbrojtur kufijtë shqiptarë. Diplomacia serbe ka kapur momentin e avancimit të planeve të saj gjeopolitike, sepse tema e emigrantëve nga Siria është bërë temë e ditës në axhendën diplomatike europiane dhe në marrëdhëniet e BE me shtetet e Mesdheut Lindor. Ky pretekst është një sinjal i qartë që Serbia po ngutet ta dimensionojë bllokun e saj politiko-ekonomik e ballkaniko-perëndimor, edhe si një bllok ku ajo të ketë prani ushtarake. Sepse idiotët ballkaniko-perëndimorë, që kanë ngrënë karremin serb të të ashtuquajturit “Minishengen” dhe kanë pranuar të lidhin qeverinë pas lokomotivës serbe, do të jenë të detyruar që ta pranojnë edhe lirinë e pestë: Atë të qarkullimit të lirë të trupave serbe në territorin e vendit.

Serbia po përpiqet të realizojë kështu një nga ëndrrat e saj të vjetra gjeopolitike, për prani ushtarake në Shqipëri. Këtë radhë, nën pretekstin dhe etiketën e mbrojtjes së kufijve të Shqipërisë nga dyndja e emigrantëve sirianë. Është interesant në planin gjeopolitik konsiderimi serb për kufijtë e Shqipërisë, si kufij të jashtëm të bllokut ballkaniko-perëndimor të drejtuar prej saj, me emrin “Minishengen”. Pra, kufijtë shqiptarë do të bëheshin objekt i ruajtjes dhe i menaxhimit nga forcat ushtarake dhe policore serbe, ç’ka do të thotë një humbje e qartë e sovranitetit dhe e integritetit shtetëror të Shqipërisë te Serbia, nëse ndonjë i çmendur nga qeveria shqiptare do të pranonte propozimin e ri gjeopolitik serb. Nuk është rastësi që propozuesit serbë të krijimit të forcës së përbashkët ushtarake dhe policore të Ballkanit Perëndimor për ruajtjen e kufijve, e deklarojnë haptazi se ky është një projekt, që nuk ka të bëjë me BE-në, por është e shkëputur prej saj. Presidentja serbe e “serpka republikës” deklaroi se “koha ka ardhur për përgjegjësi kolektive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk ka përse të na mbrojnë të tjerët”.

Këtu del një element i qartë i propozimit të ri serb, që i jep përmbajtjes së tij formën e një sfide si ndaj BE, ashtu dhe ndaj NATO-s. Lidhur me BE, propozuesit serbë harrojnë, ose bëjnë sikur harrojnë, që kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, nga rreziku i emigrimit ilegal nga jugu, ka marrë përsipër t’i mbrojë së bashku me forcat vendase “Frontex”, Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve dhe Bregdetit. Pesë shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, nënshkruan vitin e kaluar një “marrëveshje të statusit” me “Frontex”-in, për ruajtjen e përbashkët të kufijve nga forcat e BE dhe forcat vendase. Në majin e kaluar, “Frontex” nisi misionin e tij në Shqipëri, me një mandat kohor të pakufizuar. Çfarë mbrojtje kufiri kërkon Serbia të bëjë me forcate saj, kur kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut nga dyndja e emgrantëve i ka marrë përsipër BE dhe agjencitë e saj të specializuara.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos habisë fakti që propozimi serb guxon dhe del e merr përsipër mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë me forca ushtarake dhe policore serbe, në një kohë që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe mbrohet nga aleanca ushtarake më e fuqishme në botë. Vështirë të gjesh absurditet më të madh se sa pretendimi i një shteti si Serbia, i lidhur ushtarakisht me Rusinë dhe i cili i ka dhënë baza ushtarake Rusisë, që të marrë përsipër mbrojtjen e kufijve të një shteti anëtar të NATO-s.

Serbia synon të shfrytëzojë situatat e vështira të krijuara në Ballkan, nga kërcënimi i valëve të reja të dyndjes së emigrantëve sirianë, pas ashpërsimit të luftimeve në atë shtet. Politika serbe po nxiton të provokojë edhe të ngrejë valë racizmi dhe fondamentalizmi fetar në Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të përligjë planet e saj gjeopolitike të vendosjes së forcave ushtarake dhe policore serbe, në territorin dhe në kufijtë e Shqipërisë. Vetëm një dalldi raciste fetare, apo një çmenduri ultranacionaliste, mund të lëshojë deklarata të turpshme si ato të udhëheqësit separatist të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili në datën 9 mars, thërriste në halucinacion, se emigrantët janë një lloj pushtimi i botës kristiane dhe jo një histori humane. Është një klimë urrejtjeje fetare dhe raciste e udhëheqësit kryesor të serbëve të Bosnjës, që reflekton histerinë millosheviçiane, që qarqet ultranacionalistët serbë që po kërkojnë të ringjallin në Ballkan. Ato deklarata u bë në të njejtën ditë që presidentja e “serpska republikës” hidhte në publik propozimin për vendosjen e forcave ushtarake dhe policore serbe, në kufijtë e jashtëm të bllokut të “Minishengenit”, pra, në kufijtë e Shqipërisë. Fantazmat e fanatizmit të çmendur fetar dhe nacionalist serb, i cili shkaktoi luftrat e përgjakshme në ish-Jugosllavi, janë të gjalla në Banja Luka dhe në Beograd. Nuk kemi dëgjuar të reagojnë për pishtarët e urrejtjes fetare, që tund Dodiku, ndonjë nga zëdhënësit e BE, të cilët janë të vëmendshëm edhe ndaj gabimeve ortografike, që bën ndonjë politikan në Kosovë.

Intensifikimi i ideve dhe propozimeve të rrezikshme gjeopolitike dhe rajonale, e bën më urgjent refuzimin e çdo lloj angazhimi të deritanishëm shtetëror, për të ashtuquajturin “Minishengen”, si një bllok i udhëhequr nga Serbia. Ecja në këtë rrugë pa krye, do të thotë të detyrohesh të shikosh nesër ushtarët serbë në territorin dhe në kufijtë e Shqipërisë. Kjo do të thotë të asfiksosh atdheun dhe kombin.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
35 Comments
  • Cfar shkruan profesor.Kam respekt per Ju,dhe i lexoj me endje shkrimet qe beni.Nuk e di pse po ne dy tre shkrimet e fundit nuk kam nje ndjesi te mire per keto shkrime.Ndoshta ka ndikim ana politike mbani,apo ndoshta qendrimi i gazetes,qofsha i gabuar.Do ishte mire te mos ishte kjo qe une mendoj.Te pershendes

    • enke i trashe more franc e nga qe kemi “te mencur’ SI TY EDVINI ECEN PERPARA BALLE HAPUR ME FLAMURIN E bABES NE DORE DHE SHPATEN E SIGURIM NE BREZ. mJERE NE CNA KA GJETUR ME GJIYH QE ENGLEZET THONE SE BOTA PA BUDALLENJ DO ISHTE E MERZITSHME

    • Eh more Shaban islamiku. Ti gati sa nuk thua qe te hapim kufirin per sirianet qe ne fakt jane irakene, afgane e ku e di une çfare islamikesh si puna jote. Ti do te trembesh njerezit me rrezikun serb me qellim qe te harrojme hordhite islamike qe po tentojne te pushtojne Europen. Pushtimi me i rrezikshem eshte ai qe behet pa arme. Islamiket i njohin mire parinet humane te Europes dhe kane zgjedhur kete lloj pushtimi. Shpresoj qe Europa te zgjohet dhe te kuptoje se kjo lloj lufte nuk fitohet me parime por me arme. Ti dhe ca fundametaliste tevtjere si puna jote do te ngrihen athere dhe do te na cilesojne çnjerezore pse po ruajme kufijte tane nga ky pushtim i ri islamik. Vetem athere gjarperinjte si ty do ngrejne koken e do behen te dukshem para popullit

      • Mjerē ti edhe më të mjerë gjith ata si ti(shyqyr që jeni pak) që tē nderuarin profesorë e quani fundamentalist,etiketë kjo që nuk ngjitet në trupin e tij edhepse ,pa fajin e tij,quhet Shaban.Ti dhe disa si ti,që popullit i keni ra hise t’ju kenë,nē castet që përjetojmë,tē lypēsh qē xhelati sērb tē të tē mbron nga hallexhinjēt qē fēmijēt u mbyten në detë pēr të shpētuar nga ferri i pērgatitur nga qarqet demoniane,në kēto caste,më dukeni njēsoj tē dëmshëm si Korona virusi.Nē dallim prej kētij virusi,për kēti t’uajin popullit i është dhē vaksina mbrojtēse.Njeri nga zbuluesit e tij është Prof.Shaban Murati.E patshim përjetë!

    • Ne kete shkrim thuhet nje genjeshter, pastaj thuren 5 genjeshtra te tjera mbi vazen e genjeshtres pare…
      Shkrim pa themel fare, kot ne ajer

  • Me shum respekt ke rreshkit komplet!!
    Shqiperia nuk emeron dot nje shef policie pa mare ne tre qarte te huaja e jo me te lejoje dicka te tille!! Ky lloj shkrimi eshte vetem per “fushate elektorale “

  • Pak ka,randësi prania e ushtrisë serbe te KosovëShqipëria që nga politika ekonomia ushtria e deri te martesat familjare aty i ke

  • “Minishengen” eshte ide e mire, eshte e dyta pas idese se futjes ne BE. Nuk do te ishte keq qofte edhe per nje periudhe tranzitore deri sa te futemi realisht ne BE. Ekonomia, Politika dhe Diplomacia do te beheshin shume me interesante se sa ne kete stad te nje vendi te vogel dhe krejt te pafuqishem me nje pritje te gjate rraskapitese dhe poshteruese para deres se Europes. Gjithe artikulimi ne kete artikull per rreziqet e Serbise dhe ushtareve serbe ne Tirane me duken fantazira me sy hapur. Ka shume arsye dhe interesa nderkombetare pse asnje vend nuk mund te pushtoje dot Shqiperine me ushtare dhe tanke. Nuk po i rendis ato sepse jane humbje kohe. Eshte e qarte qe zjarri edhe te djeg edhe te ngroh, eshte edhe i nevojshem edhe i rrezikshem. Pra cdo vendimmarrje ka pergjegjesite e veta. Por nuk mund te nxjerresh si argument kunder Minishengenit, rrezikun me ushtare serb ne Shqiperi. Do te kaloje kohe dhe keto perralla nuk do te mund te ndodhin kurre.

    • Edhe nje shtese tjeter; Asnje vend ne bote, ne asnje periudhe historike nuk eshte pushtuar sic e pershkruan artikullshkruesi.

    • francii…eliqiiirii. prizem,.,.dhiarja ramiste, respekti, ndjesia..
      helmi…
      po moj vrrome e Dules, po te besojme

  • Habitem me komentuesit e mesiperm! Si ka mundesi qe shqiptaret te kene memorje kaq te shkurter! Ore albaneze, behet fjale per serbet qe historikisht jane treguar barbare me ne. Sinqerisht mendoj se jeni serbe qe keni shkruajtur me ” google translate”.

    • pse o rrote serbi ishte barbar dhe vellezerit turq per 500 vjet te vrane e prere kokat e stergjyshve tend o debil me emer namiku.

      • Po perse shkruan me “Ilir” kur qenke serb dhe te preku shkrimi im?! Turqia eshte larg ndersa Serbia ka qene vetem rrethinat e Beogradit para nje shekulli. Ky shtet u zgjerua duke marre tokat e shqiptareve duke i masakruar shqiptaret. Meso historine, sepse nuk me vjen keq qe ke lindur idiot, por me vjen keq se do te vdesesh si idiot. Sa per emrin nuk e kam “namiku”, por me kuptim në gjuhen shqipe dhe nuk ka lidhje me fete. Historine duhet ta mesojne edhe serbet, se keshtu mund te zvoglojne barbarizmin e tyre shekullor.

  • Eh more shaban, more shaban, fshati digjet e shabani krihet. Turp. Le te mbyllet njehere kjo hata e pastaj dil ne shesh e pellit sa te duash. Tani nuk ta ka kush ngene te merret me mendimet tuaja te dhjera.

    • Jane nja dy plera te Ramutit, dhiare tradhetare te paguar qe te shuajne zerat e protestes kunder tradhetise se Ramut kermes.
      Ky po e vret Shqiperine dhe Kosoven me kete plan.
      Tradheti me te ndyre nuk ka, po shqipkaret flene gjume

  • Shqiperia eshte anetare e NATO-s! Kaq besoj se mjafton per ata qe kuptojne. Ne rast se shperbehet NATO, atehere po, do te kishte vend per shqetesimin e ngritur nga Sh. Murati.

  • Me 21 janare 1913k/minis serb Nikolla Pasic jep kushtrimin lidhjes ballkanike dmth Greqise-Bullgarise-Rumanise-Maqedonise-Malit Zidhe te gjithe rajonit se Shqiperia eshte rrezik shume i madh per lidhjen prandaj,ky shtet duhet t sabotohet sistematikisht, qe te mbahet i pa zhvilluar dhe pa asnje ndikim ne gjeopo e rajonitlitiken
    Me 21 shtator 2013 k/minis serb Dacic :Kosova teritor i vecante, jo shtet i pavarur
    Sipas radiove serbe “askush nuk ka ndermend te beje paqe me te shkuaren”
    me 8/5/2016 presidenti serb “kosova eshte pjese e serbise”
    serbet per praniminb e Kosoves ne UEFA shkruajten “UEFA sponsorizon terrorizmin”
    etj-etj-etj

  • Sërbia dhe sërbët, do e mbyllim gojën dhe orekset e tyre, kur flamuri shqiptarë të valëvitet në Beograd tek Pobjednik.

    • Flamurin te pbjednik do e ngere saliu me sllobodanken dhe iliri me muniken do bejne shqiponjen me duar duke hedhur cizmen…
      Shabani qe luftonte imperializmin amerikan te ZP me fahri balliun,sot si pensionist qe sherbeu ne maqedoni po me fahri gorillen,lufton revizionizmin ruso serb

  • Shaban Murati është atdhetar dhe diplomat dhe ka të drejtë. Kur flasin profesionistët të tjerët të dëgjojnë dhe t’i përtypin mirë mendimet e tyre.

  • Shaban Murati është atdhetar dhe diplomat dhe ka të drejtë. Kur flasin profesionistët të tjerët të dëgjojnë dhe t’i përtypin mirë mendimet e tyre.

  • dhjete pyetje per Shabanin
    .
    -a ke ushtri shqiptare…………JO
    .
    -a ke ekonomi normale………JO
    .
    a ke financa te pamvarura………JO
    .
    a ke sh. inteligjente………….JO
    .
    ..cfare prodhon shqiperia….lesh
    .
    a ke dinjitet kombetar ..jo
    ..
    a ke shtyp te pamvarur..jo
    .
    a ke organe drejtesie ..jo
    .
    . a ke shoqeri civile…jo
    .
    a ke intelektuale atdhetare..jo

    Zoti Shaban !

    Nuk e di pse shkruan si ne kohen e Enverit Madherishem !! kur ai vend kishte ushtri dhe fuqi !!
    .
    Mos u tremb !
    .
    kur ti i kendoje atij xhaxhit te ZP
    te kam mallkuar qe i sherbeje Enverit
    por kane ndryshuar kohrat aq shume
    sa te kerkoj te falur per atehere..

    ..komentin ta vazhdoje lexuesi

  • Shabe, mos e kij friken e ardhjes se ushtarve kufitare serbe ne Shqiperi, sepse Shqiperine e kane ngritur dhe e mbajne ne kembe Jugosllavia (tashme Serbia) dhe Greqia, nga fakti i vetem i mosperplasjes midis tyre, -nje teze e vjeter kjo te cilen edhe xhaxhi Enver e ka trajtuar -natyrisht, ne frymen e tij- me dhjetra here. Pra, mos kij friken e pushtimit te Shqiperise as nga serbia e as nga Greqia! E dyta Shabe, po te vijne dhjete ushtare serbe dhe dhjete emigrante siriane, dhe te jetojne per 30 vjet ne Shqiperi, pas 30 vitesh serbet do jene bere shqiptare, ndersa sirianet i ke akoma siriane dhe biles te shtuar dhjet fish. Dhe e treta Shabano, Frontexi ka marrveshje me thuajse te gjitha shtetet ballkanike dhe, nwse do te vine dhjete ushtare serbe, (por qe s’kane per te ardhur, se ti ben lufte me mullinjte e eres), ata do ti inkuadrohen Frontex-it.

  • Si duket Shaba i ngaterron Serbet me Kosovaret,ska faj dereziu e ka nga mosha,por nje gje duhet te di profi,Serbi eshte Serb,nuk thote kurre te kunderten,kurse nje Kosovar ne nje emisin ne tv ta nderron disa here kombesine,nje here thote jam Shqiptar,pastaj del Kosovar, e ne fund Amerikan,shkurt dhe vete nuk e di ca eshte.

  • Ka NATO, o z. Murati. Minishengeni ekonomik nuk eshte miniNATO, pavaresisht çka deshirojne vende te jo-NATO-s. Ne NATO eshte vetem Shqiperia nga vendet qe mund te formojne minishengenin. Asnje organizem i NATO-s, BE-se, SHBA-se nuk merr ne konsiderate deklarimet delirante te Serpska-s. Me keqardhje them se ne kete shkrim nuk jeni ne nivel si ish-gazetar dhe ish-diplomat, z. Murati.

  • Per aq kohe sa Edvini dhe paraardhesit e tij na kane shnderruar ne skllever te grekeve e serbeve cdo gje eshte e mundur.Fatkeqsisht nuk kemi qene ndonjehere te pavarur dhe aq me teper ne ditet tona kur ky i gjati i ka uler breket dhe i eshte bere tunel.Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen dhe boll me brockulla antikombetare.Greku dhe serbi na ka vrare dhe na ka prere nder shekuj dhe kjo gje nuk do ndryshioje KURRRRREEEE.

  • Te qifsha serbine greqine po problemi je ti qe je je turk. Qe na maskroi per 500 vjet turku eshte vlla per ty o legen kurse per mua jane te tre armiqte e shqiprise turq serb dhe grek more vesh. O shkerdhat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *