A do të hidhen milionat në det?

Ornela

Bedri Islami

Vetingu është sot kryefjala e të gjithëve. Të mësuar prej shumë viteve që gjërat e filluara nuk kanë shkuar kurrë deri në fund, për më tepër e bërë praktikë e zakonshme moszbatimi i ligjeve dhe mbi të gjitha duke qenë i zakonshëm mosndëshkimi, edhe kur krimi ka qenë i zakonshëm e sidomos i lidhur me politikën, besimi i njerëzve tek Vetingu, ndryshe nga sa është pritja, është i pakët. Në fund të fundit, menojnë jo pa të drejtë, edhe ky do të jetë një Veting shqiptar.

A do të ndodhë vërtet kështu?

Në dy vitet e fundit, jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por sidomos institucionet evropiane, kanë futur në lojën e sistemit të drejtësisë, dhjetëra miliona euro, e tashmë që vetingu ka të drejtën e mbijetesës, pas dëshirës ppr mbytjen e tij, do të hidhen edhe shumë e shumë miliona të tjerë. Raporti mes asaj që ka afruar bashkësia ndërkombëtare dhe asaj që afron shteti shqiptar është një raport gjeometrik të pakrahasueshëm. Duket se vetingu është më tepër një problem i të tjerëve , se sa vetë i shqiptarëve. Në fakt, nëse nuk do të ishte ky interesim, këmbëngulje e financim, vetingu do të mbetej një ndërr në sirtaret e sistemit të drejtësisë, të politikës dhe as nuk do të ishte njohur kjo fjalë, që tani, si kurrë më parë, paraqitet si fjala e vetme magjike që mund të shpëtojë këtë vend.

Pyetja e parë është: A do të hidhen në det milionat e investuara nga bashkësia Ndërkombëtare për të pastruar jo thjeshtë sistemin e drejtësisë, por edhe jetën politike shqiptare, edhe strukturat e tjera të këtij shteti, në të cilin, metastazat e së keqes janë shtrirë e përhapur aq fort, sa që, për shumë kënd, jo pa të drejtë, duket e pashpresë.

Nuk është e rastit që problemi i ka kaluar prej kohësh kufijtë e këtij vendi. Në 27 vite kemi një politikan të shkallës së lartë të dënuar, që më në fund mori pafajsinë. Kemi prokurorë të lëvizur nga politika si i është dashur asaj.

Kemi ë tillë si Albert Rakipi që pas një marrëveshje partiake, thellësisht politike, u detyrua të largohej , duke mbyllur njëkohsisht disa dosje të rëndësishme të politikës së lartë. Kemi një prokurore të përgjithshme si Ina rama, e cila, si askush tjetër, dërgoi në gjyq një zevendeskryeministër të fuqishëm si zoti Meta, dy ministra ende në pushtet, si Lulzim basha e fatmir mejdiu, që kishte kurajon të urdhëronte arrestimin e zingjirit komandues të gardës së republikës që qëlloi egërsisht mbi demonstruesit e pastaj mori atë termë rrugaçe nga politika e lartë, sa që, edhe ta mendosh duhet të ndjehesh i turpëruar.

Bashkësia ndërkombëtare, institucionet e specializuara të saj, sidomos të inteligjencies, të cilat nuk mendoj kurrë se bien pre e manipulimit mediatik apo bëjnë ujdi të vogla me analistë shakllabanë, shpesh herë i kanë ditur gjërat më mirë se vetë strukturat shqiptare të drejtësisë apo të intelegjencies, të cilat, këto të fundit, edhe kur i kanë ditur, i kanë fshehur sipas urdhërit politik që iu është përcjellë.

Ndërkombëtarët kanë disa arsye të forta për të mos e kthyer Vetingun në një përralë dimri. Dhe do e bëjnë këtë, megjithëse ritmi mund të jetë më i ulët se ajo që dëshirojnë njerëzit, të cilët, të lodhur deri në raskapitje nga klasa politike e pa ndëshkuar kurrë, me të drejtë mendojnë se loja e vjetër me drejtësinë do të vazhdojë edhe më tej.

Së pari, ndërkombëtarët e dërguar për të qenë pjesë e Vetingut, së bashku me të deleguarit e parlamenti, të cilët, shqiptarët, për hir të së vërtetës duhet thënë se janë shumë larg të deleguarve ndërkombëtarë dhe disa prej tyre janë aty në emër të politikës, janë emra të njohur në vendet e tyre. Disa prej tyre kanë mbi shpatulla shumë vite pune të suksesshme dhe janë ndër figurat eminente të vendeve nga vijnë.

Figura e tyre si njerëz të sistemit të drejtësisë shpesh herë është krejt e kundërta e asaj që mendojmë ne për drejtësinë shqiptare. Dhe nuk kanë ardhur këtu për të krijuar një staturë tjetër, për të qenë ndryshe apo për të rënë pre e “sirenave” të drejtësisë shqiptare. Mes tyre ka edhe figura të reja të gjyqësisë, por që këtë mision ata e kanë si një shenjë, provë dhe dëshmi e së ardhmes së tyre dhe nuk mund ta rpishin këtë të ardhme përmes një zhargoni rutinor të politikës në Shqipëri.

Nga ana tjetër, strukturat e drejtësisë dhe të inteligjencës së bashkësisë ndërkombëtare, jam i bindur, se kanë mësuar edhe nga gabimet e ndodhura në Kosovë, ku ka pasur mjaft probleme dhe ku shpesh herë ajo që duhej bërë saktësisht është ndërsjellë si një eksperiment i sistemit të drejtësisë në një vend që po bëhej shtet.

Së dyti, pas atyre që janë të pranishëm në Shqipëri në emërin e vendeve që përfaqsojnë qëndrojnë elita të politikës , të cilat, jo pak të lodhura nga ajo që ndodh në Shqipëri, duan më në fund të ketë një latarsis të plotë, sa më të thellë që është e mundur, jo vetëm në drejtësi, por edhe në jetën politike.

Ky është shansi që mund të bëhet fillimi i ri ose përfundimi i një dështimi që nuk mund të llogaritet për nga e keqja. Pra, është diçka që ata nuk do e donin kurrë të ndodhte. Dështimi i Vetingut, nëse ndodh, më parë se të jetë dështim i shtetit shqiptar, do të ishte dështimi i një investimi të rëndësishëm, ndoshta më të rëndësshmin e bashkësisë ndërkombëtare.

Të pranosh këtë dështim do të thotë se Shqipëria nuk mund të bëhet jo vetëm nga shqiptarët, por as nga ndërkombëtarët dhe të braktiset në fatin e saj. Përralla politike se Vetingun do e bëjnë shqiptarët, është një pjesë e së vërtetës. Të ishte për shqiptarët ai do të bëhej prej shumë kohësh, thellësisht dhe nuk do të kishte pasur nevojë për dhjetra e ndoshta qindra miliona dollarë, që mund të përdoreshin diku tjetër.

Dështimi i Vetingut do të ishte dështim i njëkohshëm i strukturave shqiptare dhe ndërkombëtare, çka do të ishte dhe shtë e pa menduar nga ata që po e ngritin me paratë e veta këtë domosdëshmëri jetike.

Së treti, klasa politike shqiptare duhet pastruar, e duhet pastruar thellësisht, ndoshta në shumë nga qelizat e saj. Në të kanë pjesë njerëz që kanë bërë disa herë grusht shteti kundër vendit të tyre, si refuzimi i urdhërit të prokurorisë së përgjithshme për arrestimin e zingjirit komandues të Gardës dhe fshejen e provave të një vrasje të katërfishtë politike, ata që pushtuan institucionet e shtetit, si kryeministrinë dhe RTSH në shtator 1998, ata që premtuaj disa herë të vendosin si normë jetike ndëshkimin e merituar dhe u bënë të heshtur pas marres së pushtetit. Kjo klasë politike duhet mënjanuar e kur e meriton, duhet ndëshkuar. Me të tillë as nuk bëhet shtet, as nuk ka ka institucion të drejtësisë, as nuk mund të pastrohet sistemi politik. Është njëra nga të këqijat gërryese të shtetit që në themelet e tij.

Por, që pas vitit 1990, në politikën shqiptare kanë zënë vend, jo pa rëndësi, dy kategori të klasës politike: ata që kanë shërbyer në Sigurimin e Shtetit, sidomos në sektorët e strukturës politike dhe, jo të paktë, ata që kanë patur lidhje, të herëshme e të mëpasme, me shërbimet e vendeve fqinje, historikisht antivlerë dhe antiperëndim.

Shqipëria dhe Kosova janë kufiri i fundit ku mund të shtrihet ndikimi panslall apo të ndikojnë antivlerat perëndimore. Janë vendet ku ndkimi rus apo sllavomadh e të megaidhesë duhet të ketë kufirin e fundit ku mund të ëndërrojnë të shtrihen. Në Kosovë ky ndikim ësht më i ndjeshëm se në shtetin shqiptar, por edhe në Shqipëri tendencat e asaj që mund të quhet “ politikë e hapur shqyese” mund të rrëshqasin në dërmimin e vlerave kombëtare dhe properëndimore.

Fakt është se, veç asaj që ka ndodhur në lidhjet e herëshme apo të tashme, edhe ekstremet islamike, disa nga të cilat kanë burimin e tyre në shtetin serb,ushtrojnë ndikimin e tyre dhe jo më kot financohen nga agjenci të shërbimit inteligjent serb apo grek.

Qënia e tyre në politikë mund të sjellë ndërlikime të ndjeshme në kahun politik perëndimor të shtetit shqiptar, sepse si janë shitur një herë, si shiten tani, mund të shiten më pas dhe të shesin vlera të kombit.

Së fundi, kjo do të jetë dukuria më e mirë për vetë njerëzit e sistemit të drejtësisë.

Në Shqipëri, duam apo nuk duam, sinonimi i një gjyqtari, prokurori, avokati, hetuesi ëstë i njëjtë me atë të njeriut të korruptuar, të aftë për të vërvitur drejtësinë sipas parasë, harbut, hajdut i klasit të parë. Shpesh herë ata i ja kanë bërë vetes, e jo rrallë ia kemi mveshur edhe ne, të tjerët.

Vetingu do të jetë guri i provës për to, por edhe pastrimi fillestar i emërit të tyre, punës së tyre, do të jetë ndarja e shapit nga sheqeri i hidhur i drejtësisë dhe në fund kandari i drejtësisë nuk do të rëndojë andej nga i thotë politika, duke nëpërkëmbur edhe dinjitetin e tyre.

Edhe këtë, jam i bindur, se e kanë parasysh ata që kanë marrë përsipër të bëjnë Vetingun, të cilët, me siguri, nuk duhet të ndjehen mirë kur kolegët e tyre janë të paditurit e mëdhenj si pjesë e shkatërrimit të këtij vendi.

Milionat nuk do të hidhen në det. Ata do të krijojnë stuhinë e domosdoshme në drejtësisë, pas së cilës, kur të qetësohen dallgët, do të mund të kemi një pamje krejt tjetër.

 

 

 

 

Share This Article
8 Comments
  • NUK TE LEXOJ KA 1 VIT QE KUR PROPOGANDOJE ILIR SHTANGIST SKRAPARIN SI I ‘MAJTE’ O ISLAMIKU BEDRI KUR BURRI MONIKES ESHTE PER NE LITARRRRRRRRR!

  • Ju lutem botoni komentet!Kam respekt per Z. Islami! Por te gjithejapin fakte -fakte dhe prape fakte! Faktet flasin per Berishen si hajdut,vrases dhe tradhetar i Shqiperise! Te gjitha jane te verteta! Pse nuk i hapet procesi? Kush e pengon?! Meta jo vetem nuk doli para drejtesise por u be dhe president! Luli jo vetem qe nuk u denua por u be edhe Kryetari i Bashkise dhe Kryetar i PD, me urdherin e Sales! Mediu po ashtu! Monika e njejte! Pollo u be deputet perseri etj.Etj.! Dhe keta vrases vetem lehin se po u afrohet fundi! Por doja te thoja se nuk kemi me nevoje per fakte sic i rendit Z.Islami! Kemi nevoje per veprime konkrete! Sepse me thoni ju lutem pse PD,Basha dhe Berisha me LSI dhe Monen therresin? Por Drejtesia dhe PD dhe LSI jane njlloj si sistemi i drejtesise dhe eshte pjelle e tyre! Shpresoj se fundi eshte i afert!

  • Nuk e besoj se te le Uncle Sam (Daj Sami) te hedhesh ne det parate e tij, pa mbaruar detyra per te cilen jane dhene ato para! Kete e kam bindje te forte, prandaj kam besim se do te levizin gjerat per mire. Ndryshe do te ishte, po ta kishin ne dore vetem shqiptaret kete pune. Atehere, parate do beheshin rrush e kumbulla, sic jane bere gjate gjithe ketyre 27 viteve te pseudodemokracise!

  • Si gjithenje , ne lartesine qe i nevojitet gazetarise sone dhe koheve teper te turbullta qe po kalojme . Me shkoqur se kaq , nuk ka se si te thuhet . Faleminderit z. B.Islami , je nje shembull dhe model i persosur i gazetarit atdhetar .
    Na ben te bespjme , se ky vend mund te ringrihet .

  • Perendimi si investitori kryesor per Reformen ne Drejtesi do ta shpjere ne fund me hir e me pahir. A se shikoni si po terbohet kasta politike hajdute dhe kriminele e popullit me ne krye Saliun……ata po e kuptojne nga dita ne dite qe po ju vjen laku ne fyt. Urojme sa me pare te zbatohet kjo reforme e deshiruar e shqiptareve. Falendeim patise PS qe mbeshteti USA & BE dhe turp per PD qe e pengovi sa mundi ate. Besoj plotesisht tek reforma qe udhehiqet nga USA.

  • *Pse Vetingu eshte nje tullumbace si ekspertizat e 21 janarit 2011 te FBI me te cilat Berishi fshiu bythen..E PERSERIS FSHIU BYTHEN

    ** Pse Vetingu eshte nje tullumbace si ne rastin e Gerdecit kur Salimonstra i tha NY-TIME-sit LETER HIGJENIKE
    .
    ***Pse Vetingu eshte nje tullumbace si ekseprtizat e “policit te virgjinias USA” qe erdhi per Kosta Trebicken dhe vuri firmes se makina ishte rrezuar ne nje humnere gjysem metri

    Nese vetingu do fillonte me gerdecin qe DUHET TE ISHTE HAPI I PARE I VETINGASHEVE atehere ne baze te ketyre fakteve duhej qe :
    .
    -Aleksander Arvizu duhej arrestuar nga shteti amerikan per mos “kallzim krimi” dhe se ka ndihmuar te pandehurin Luan Hoxha per ti dhen azil
    -Ta pakten Shkelzen Berisha duhej te ishte prapa hekurave si terrorist..
    CDO PROKUROR NE PLANET EDHE ME I PJERDHURI FARE DUHET TE BURGOSTE KETO DY PERSONA ME LART PER KETO FAKTE:

    Fakti i PARE

    Gërdeci”, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha përfiton azil politik në SHBA
    18 Dhjetor 2013 –
    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha i akuzuar lidhur me ngjarjet e Gërdecit, përfiton azil politik në SHBA.

    Ish-gjenerali Hoxha i cili u dënua me 5 vjet burg u largua nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për tragjedinë e Gërdecit. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    ***
    Fakti i DYTE

    Kabllogramet, Shkëlzeni presion me jete Luan Hoxhës
    Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
    .
    NQS NUK FILLOHET ME 21 JANARIN DHE GERDECIN LE TI QUAJME KETO ZOTERINJ VETINGASHE..QE DO FHIJE SUMEN SALA ME XENIN SI ME EKSPERTIZAT E FBI
    .

  • Berisha nje cop e shtrember ne gen ! Politikan maskara ne kohen e koleres ! Ka dtuar shume me sojin e vet duke pjell monstra te tjera maskarenje te tjere politikane kopje pa vlere si Basha Cfare te thuash me tjeter nuk kane cip ne faqe maskarenjte beriahjane !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *