A do të jenë këta fëmijë, parodistët e ardhshëm të Vlorës?

redaktor

Shfaqja më e fundit e Estradës Profesioniste të Vlorës, bashkë me suksesin e tre netëve të para, ku nuk gjeje dot asnjë biletë, pati dhe një tjetër element që tërhoqi vëmendjen.

Bashkë me trupën e estradës, në skenë u ngjitën edhe tre djem të vegjël, të cilët imituan parodistët e Vlorës, Agronin, Afrimin dhe Muhametin.

Ai që imitonte Muhamet Likën, quhet Rohan Saliu, djali që imitonte Agron Hamon quhet Dean Islami dhe është djali i aktorit të Vlorës, Artan Islami, kurse ai që imitonte Afrim Agalliun quhet Arni Dhamo dhe është djali i kompozitorit vlonjat, Artur Dhamo.

Ndoshta është shpejt për të folur për të ardhmen e tyre sepse ata janë ende fëmijë, por dëshira e vet aktorëve të mëdhenj të humorit vlonjat e atij shqiptarë, por edhe publikut vlonjat e do që humori vlonjat të ketë vazhdimësi-raporton pikanews.

Ashtu si ndodhi me parodistët në fillimet e tyre, kur ata vazhduan traditën e Myqerem Ferrës, Gaqi Vishit, Leka Krutës e të tjerë humorist të Vlorës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *