A do të jetë ky viti i ministrit të Brendshëm?

Ornela

Bedri Islami

Shumica e atyre që futen në rrugën e politikës nuk kanë asnjëherë rastin të dëshmojnë vlerën e tyre. Ata herë-herë edhe rastësisht bëhen pjesë e një elite politike në të cilën nuk lënë gjurmë dhe ashtu si janë bërë pjesë e saj, ashtu edhe harrohen.

Të paktët kanë mundësinë të lënë emrin e tyre, pra të njësohen me një kohë apo vit të caktuar. E kishte një shans të tillë të artë Berisha në vitin 1992, e pak më vonë, në vitin 1997, një rast të njëjtë kishte edhe Fatos Nano. I pari e humbi me diktatin dhe mendësinë e tij shtypëse ndaj shtetit; i dyti e braktisi me idenë e liberalizmit të skajshëm dhe mospërfilljen e shtetit. Si njëri, ashtu edhe tjetri, megjithëse mund të quhen edhe sot e kësaj dite, liderë historikë, në fakt nuk bënë asgjë historike në balancën e politikës shqiptare. Ata e ndihmuan njëri-tjetrin për të shkatërruar ingranazhet e shtetit dhe për ta bërë atë më të pabesueshmin e çdo strukture tjetër.

Ende sot, megjithëse kanë shkuar e kanë ardhur qeveritarë, herë të zëshëm dhe herë të heshtur, pikat e takimit të tyre me ligjërimin e shtetit të së drejtës dhe të ndëshkimit njëkohësisht janë aq të pakta sa edhe janë harruar. Disave nuk u është dhënë mundësia, të tjerë e kanë humbur atë. Fatmir Xhafaj është njëri nga ata që u është dhënë mundësia për të qenë pjesë e besueshmërisë së shtetit, ashtu si pararendësit të tij socialist, Tahiri, i cili tashmë mbetet  një shans i humbur.

Pra, shkurt: a do të jetë ky viti i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj?

Ndryshe nga të tjerë, nuk mendoj se duhet të jesh domosdo shefi i qeverisë apo president i një vendi për të lënë emrin tënd, ose që një vit të mund të mbartë pjesë të rëndësishme të punës tënde. Kemi pasur presidentë që kanë shkuar si hije, i fundit prej tyre ishte Nishani; kemi pasur shefa qeverie që kanë bërë kataklizëm politike e financiare në jetën e shtetit, si Berisha; vendi që zë në hierarkinë e shtetit nuk është i lidhur domosdo me fatin e punës tënde.

Socialistët kanë zgjedhur të kenë shefin e tyre politik edhe shefin e qeverisë, ashtu si i zgjodhi dikur ai për të ecur në rrugën drejt pushtetit. Kjo është një marrëveshje e heshtur, ku të dyja palët përcaktohen për njëri-tjetrin në rrugën drejt pushtetit. Në qeverinë Rama 2, ashtu si në periudhën e fundit të qeverisë së mëparshme, Ministri i Brendshëm është Fatmir Xhafaj.

Nuk besoj dhe besoj se e di, që zgjedhja e tij dhe riemërimi nuk kanë qenë një zgjedhje e rastësishme dhe e çastit. Një Ministër i Brendshëm nuk mund të jetë thjeshtë vetoja e një shefi qeverie, sidomos në një kohë të tillë, kur vetë ai dikaster është nën tehun e vëzhgimit të shumë strukturave dhe institucioneve jashtë Shqipërisë, por që kanë degët e tyre të fuqishme në Shqipëri. Nëse Xhafaj ka qenë një zgjedhje edhe e shefit të qeverisë edhe e këtyre strukturave, sidomos përtej Atlantikut, është dy herë e dobishme. Nëse ka patur dhe duhet të ketë patur dhe struktura të tjera në të njëjtën gjatësi vale, aq më mirë.

Secili nga socialistët që do të përcaktohej të ishte Ministër i Brendshëm, ai pa dyshim do të ndodhej nën tehun e opozitës. Edhe sikur të merrej nga vetë radhët e tyre do të kishte ndodhur e njëjta gjë. Sepse, duhet saktësuar, opozita nuk e ka me njeriun që emërohet apo zgjidhet, por me funksionin. Megjithatë si asnjëherë më parë, opozita nuk ngriti një stuhi mediatike e kundërshtuese ndaj emërimit të zotit Xhafaj në detyrën e caktuar, sa po ndodhte kësaj here. U shfletuan dosje të gjata, të hapura e të vjedhura; u ngritën akuza të gjithfarshme, u shkund pluhuri i deklaratave dhe i profesioneve, u gjetën memecë politikë që u kishin dhënë të recitonin e të shkruanin letra politike, deri me futjen në lojë të një kapteri politik në postin e presidentit. Iu përfol gjithçka, mbi të gjitha vëllai i tij, familjarët, të qenurit në funksione para vitit 1990 e shumë të tjera.

Megjithatë, ai është sot Ministri ynë i Brendshëm. Është në dorën e tij të jetë më i suksesshmi në qeverinë Rama 2, apo të jetë edhe ai një numër kalues në llojshmërinë e gjatë qeveritare.

Për fatin e keq të një shteti mbi tryezën e tij të punës duhet të jenë aq shumë dosje të hapura e të pahapura ende, sa do të mjaftonin për disa ministri të këtij lloji.

Dosje që lidhen me vartësit e tij; këto, në krahasim me të tjerat janë më të lehtat për t’u sqaruar, verifikuar dhe për t’u shkuar deri në fund. Nuk janë të zakonshme, por do të jenë për të prova e parë e zjarrit. Përhapja e gjerë e kanabisit vitin e shkuar dhe mbyllja e syve, për të mos thënë qenia pjesë ndaj këtij fenomeni janë rëndesa më e madhe ndaj policisë së shtetit. Që nga drejtuesit e saj e deri tek ai polici i thjeshtë që bën sytë qorr e pret ditën kur do të marrë shpërblimin e tij.

Por, kjo është diçka brenda vetes së tij. Nëse kërkon të bëjë punë të ndjeshme, ai duhet ta fillojë nga vetja: pra nga njerëzit që e rrethojnë atë, që përbëjnë thelbin e punës së tij dhe, pa të cilët, nuk mund të bëjë asgjë edhe sikur të jetë ministri më i fuqishëm i botës.

Për 27 vite politika ka rënduar mbi policinë e shtetit, ashtu si mbi drejtësinë. Policia, nën moton e rëndomtë “ policia është me ne” është bërë jo rrallë herë vegla qorre e goditjes, por edhe statuja e verbër e krimit. Koha për të shkulur politikën nga policia ka shkuar. Tahiri e filloi mbarë, por e la në mesin e rrugës. Xhafaj ka shansin ta bëjë këtë plotësisht duke e radhitur veten si njërin prej atyre që do të rrezikojë në çdo moment postin e tij, por nuk do e ndalë procesin e depolitizimit.

Dosjet mbi tryezën e Ministrit të Brendshëm janë të shumta. Si të mos mjaftonin ato që kanë lënë paraardhësit e tij, janë shtuar e do të shtohen dita – ditës dosjet e tjera që po serviren nga institucione jashtë dikasterit të tij, por të lidhura me këtë dikaster. Këto dosje të cilat vetëm në javët e para të janarit mendohet se do e kalojnë numrin e të tridhjetave do të bëhen së bashku me shumë të tjera që duhen përcjellë më tej, në strukturat e drejtësisë. A do mund ta bëjë ai saktësisht përmes strukturave të përbashkëta, si duhet verifikimin, përcaktimin dhe përcjelljen drejt strukturave të tjera? Është e vështirë, por jo e pamundur.

Ministria e Brendshme do të jetë edhe më tej xhami ku do të përplasen gurët e opozitës. Do të përplasen jo vetëm në kuptimin figurativ, por edhe realisht do të ndodhë kjo. Ditët e fundit të dhjetorit ishin vetëm preludi i asaj që do të synojë opozita për të rrëzuar edhe një herë shtetin. Ne kemi një opozitë që mund t’i verë flakën gjithë vendit për të djegur Vetingun, por kur njëri nga njerëzit e tyre merr një flakaresh, bërtet, çirret dhe kërkon hedhjen në erë të të gjithë policisë së shtetit. Ne kemi një opozitë që kur ishte në pushtet, ta zëmë me 21 janar, jo vetëm dha urdhër për vrasje e vrau, por policia e saj zvarriti njerëzit rrugëve dhe i zvarriti me të gjithë fuqinë e saj, duke shkelur çdo lloj ligji, i burgosi, i rrahu dhe i dënoi.

A do i bëjë ballë Fatmir Xhafaj gjithë stuhisë së opozitës, sidomos pas gjysmës së dytë të janarit? Këtë do e shohim. Mos pastë kush përballë një opozitë si kjo e jona.

A do të mundet ai dhe strukturat pranë tij t’i presin rrugën përfundimisht kultivimit të kanabisit dhe të mos jetë më shteti që ai mbron një shenjë e ngurtë dhe aspak e lakmueshme në politikën evropiane? E vështirë, por jo e pamundur?

A do të mundet ai të krasitë degët e kalbura brenda strukturës së tij? Duhet bërë. Nëse do të ketë kundërshtime nga mbi të fuqishëm, ai përsëri duhet ta bëjë. Nuk mund të rrezikojë kaq vite jetë politike dhe shtetërore përmes një “marrëveshje”, brenda të vetëve, për të lënë të keqen.

Nuk bëj pjesë në miqtë e tij. Ai është ministër, unë jam analist në një gazetë dhe punonjës në një institucion larg Shqipërisë.

Por, dhe kështu nisi fillesa e këtij shkrimi…

Në një ditë dhjetori me shi e pashë atë duke dalur nga një kafe e qytetit tim të lindjes, Shkodrës, ku qeveria kishte vajtur për të bërë mbledhjen e saj. Shumë vite më parë kemi qenë në të njëjtën strukturë të lartë politike në PS, por koha ka bërë ndarjen e saj. U përshëndetëm, ai mes dy shoqëruesve të tij, unë nën një çadër që kishte filluar të shkundej nga era e dhjetorit. Më erdhi në mendje stuhia që kishte ai rreth vetes dhe që nuk mund të ia mbulonin asnjë gardë shoqëruesish. Më lindi ideja edhe për këtë shkrim.

Ky mund të jetë viti i tij. Ai, në fakt, është një shtetar i formuar. Nga ata të shkollës së dikurshme, kur formimi shtetar nuk ishte lojë e as prag për të vënë pasuri marramendëse.

Të shohim? Unë besoj se kështu do të ndodhë.

 

 

Share This Article
19 Comments
  • Vetem po te mbeshtetet nga miqte tane Amerikane! Une kam besim sepse Xhafa ngjan tamam shtetar per ata qe kemi nevoje! Berjen e shtetit qe s’e kemi pasur kurre!

  • Une kam besim. Eshte serioz. Duhet te punoje me perkushtim per shtetin. Te mos degjoje “kengen” e kukuvajkave. Kembengulja e tij beri te mundur fillimin e kryereformes se drejtesise.

  • Edhe une BESOJ, por…

    Perzgjedhja e kujtdo qofte, zotnia i ka te gjitha premisat per te lene gjurme ne historine e forcimit te shtetit dhe luften kunder krimit te organizuar, por sado seriozisht te angazhohet ne punen e tij, ai mendoj se do ta kete mjaft te veshtire, per mos dashur te them fare te pamundur, per te permbushur sa duhet pritshmerine e larte qytetare.

    Sidoqofte, nje shprehje thote se fillimi i mbare eshte gjysma e punes. Per te dhene nje gjykim me te sakte per mbaresine e punes, them se uhet te presim te pakten deri nga mesi i veres. Nese dhe deri atehere s’do shohim asnje reze te forte dielli, atehere kjo “leter pa vlere” duhet zhubravitur dhe hedhur njelloj si te tjerat ne koshin e plehrave.

    Bej pak pushim Bedri, se mbeti duke te shkuar puna dem…

  • Shoku Bedri vettingu parashikon qe politikanet qe i sherbyen regjimit hoxhist te mos jene pjese e strukturave shteterore e ketu nuk ka faj opozita nese shoku Lu ka vendosur te mbylle njerin sy. Pa permendur ketu akuzat e opozites me lidhje me te vellane e ministrit. Bertiten te gjithe Vetingu Vettingu por kur vjen puna qe te zbatohet calohet ne menyre fëagrante e shoqja Vllahutin me sholun Lu heshtin

    • Flm. qe na i merrni me llape… komentet. Po te deshironi mund t’ju cojme dhe ndonje kopje identike.

    • po berisha kujt i ka sherbyer a ka qene sekretar partie apo jo D:M:TH fuksion politik e vertet fatmiri ka qene jurist por s eshte fuksion politik e vertet qe e kane akuzuar po pse BERSHA PO e FATMIRI JO

    • Ti info analeshi je një bajgë , që na sjell të ndohtë ,porsa shohim siglën . Sepse nuk je njeri normal , por një nihilist i fëlliqur , që di vetëm të nxijë e të përbaltë gjithëçka !

      • Mos u merzit se rilindjotet po behen kampione te budallallekut po prit, prit se nuk ke pare gje akoma. Nuk ka ndodhur deri me sot qe te shkarkohet dikush sepse ka qene i suksesshem ne pune. Kete vetem ndonje me kapacitetin tend mendor mund ta besoje.

    • O info preshi,
      Atij sistemi i kane sherbyer te gjithe sepse do te merrnin rrogen dhe do ushqenin familjen. Nese ti vete je nga keta kopilat e pas 90′ te them une se i ka sherbyer yt ate dhe jot eme qe te ushqenin nje filiz si ty. keshtu qe mos fol nga zverku. Z. Xhafaj nje njeri me integritet dhe profesionist i mirefillte. Edhe Zeus-in te vinin Minister i Brendshem ju larvat e SHQUP-it do ta kishit vrerrosur sepse vetem ate dini te beni te fshiheni prapa gjethes se fikut dhe te beni pis dynjane.

      • Ja dhe i mencuri i radhes qe merr persiper te me beje biografine. Jo ore xha Teme se eshte e vjeter kjo teoria te gjithe fajtore asnje fajtor. Kush punoi ndershmerisht nuk mund te perzihet me spiunet e xhelatet e kriminelir diktator.

  • Shkrim i sakte.Kete gje e tha dhe Z.Ngjela ne nje interviste televizive.Z.Xhafa e ka dhene proven ,ne perpjekjet per te votuar Vetingun.Me Z.Xhafa nuk ben dot shaka as Like Floriri ,as Sali krimineli e as Lul-Shakaxhiu i Perparimit.Shpresojme te shikojme evente te ujdisura mire ne te mire te Shqiperise.

  • Une besoj se do te jete viti i babagjyshit me kapele te kuqe qe do na rrjepe leket dhe do na kerkoje dhe breket.

  • O shoku Bedri, meqe po flet per Minister te Brendeshem, kam nje pyetje per y :
    Edi Rama, qe Allahu e marrte prane vehtes, ka thene per Saimir Tahirin dy gjera!
    E Para – Saimir Tahiri eshte ministri me i suksesshem i qeverise!
    E Dyta – Saimir Tahiri eshte nje Dru i shtrember ne mes tone!
    Tani qe te gjykojme me mire per 2018 a do jete apo jo Vit i Ministrit te Brendeshem, na e bej kabull e na thuaj se ciles nga dy theniet e Rames beson ti o shoku Bedri.
    Jo per gje por per kuriozitet me teper.

  • po berisha kujt i ka sherbyer a ka qene sekretar partie apo jo D:M:TH fuksion politik e vertet fatmiri ka qene jurist por s eshte fuksion politik e vertet qe e kane akuzuar po pse BERSHA PO e FATMIRI JO

    • vertet ti nuk je as andej as ketej sepse ti je tutje tehu. Po edhe Saliu shkofte bashke me Xhafajn , Tahorrin, Ramen dhe Liken. Ku eshte problemi ketu?!

  • ARTIKULL I SHKELQYERE PER NJE KUADER TE LARTE PO TE SHKELQYERE.XHAFA DHA PROVEN E MADHE TE HARTIMIT TE REFORMES NE DREJTESI ME NDIHMEN E SHBA+BE.PRA KA MBESHTETJEN E TYRE DHE NE DETYREN E MB.XHAFA FILLIMISHT NUK U MBESHTET NGA SB..LB POR DHE IM PER REFORMEN NE DREJTESI POR EDHE KUR U EMERUA MB NE QEVERINE RAMA 1 KU LULI U BETUA SE “..XHAFA ..KUR TE SHKELI MBI TRUPAT TANE..”DHE ATE RAMA PRAP E BERI MB.
    DUHET THENE SE XHAFA SI MB TASHME DO KET ME SHUME BASHKPUNIM ME KRYEPREKUROREN E PERGJ.DHE NUK BESOJ QE PREKURORIA DO VAZHDOJE ME LOJEN E A.LLALLES QE I NXIRRTE NGA BIRUCA ATA QE I ARRESTONTE POLICIA QOFTE DHE PER KRIME E PER DROGE.KJO ISHTE NJE ARSYE ME SHUNE QE POLICIA NE KOHEN E TAHIRIT MB U SABOTUA NE PUNEN E SAJ.
    FAKT TJETER ESHTE SE EDHE SHIK-U NUK BASHKPUNONTE ME POLICINE POR ME SALIN,I CILI I MERRTE I PARI TE DHENAT PER “AVIONET-MUSHKONJA”.E TASHME XHAFA E KA DHE KETE FAKTOR PLUS.
    XHAFA,DUKE QENE DHE JURIST DHE DO B/OUNOJE ME MIRE ME DREJTUESIT E RINJE TE INSTUTUCIONEVE QE DO KRIJOHEN NE VAZHDIMSI NE DREJTESI.
    PROBLEMIN ME OPOZITEN XHAFA DO E KET TE VESHTIRE,PASI SALIU GJITHMON NUK I PRANON ATO QE BEN VET NE DEM TE POLICISE DHE TE VENDIT.NDAJ DUHET VEPRUAR ME ASHPERSI EDHE NDAJ ORGANIZATOREVE TE DHUNSHEM NE PROTESTA,ME ARRESTIME TE ASHPRA..POR JO DUKE VRARE SI SALIU.
    GAZETA D I T A DHE GAZETARET E SAJ TE NDERUAR SHEMBUJ TE TILL SI XHAFA..DUHET TI PUBLIKOJE NE PS,PASI VETEM NE KETE PARTI KA KUADRO TE AFTE QE I VLEJNE DEMOKRACISE SONE TE BRISHT…SI KM RAMA QE PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM.

  • Fatmir Xhafa është politikani më dinjitoz , korrekt , i përgjegjshëm . i aftë , i pa përlyer dhe njeriu me pritshmëri të lartë në funksionin që i është ngarkuar . Por edhe ky nuk ben përjashtim nga ajo që thotë populli ; Arra që ka kokrra , goditet me gurë ! Opozita jonë është përfshirë nga paniku i Vetingut , ka humbur kontrollin ndaj vetes , si kurdoherë është agresive , e dhunëshme dhe antidemokratike . Të gjitha këto , për faktin se është tepër e inkriminuar , antikombetare dhe përgjithësisht me nivel të ulët kulturor, pa lënë më një anë faktin që është vënë e gjitha në dispozicion të shërbimeve të huaja .

  • Ministri i brendeshem eshte Edi Rama. Do bindet edhe komunisti me fanatik qe komenton ne kete gazete se ne kete vend nuk ka pasur dhe nuk ka burra shteti,bile nuk ka as shtet. Ka vetem klane,fise,tarafe dhe interesat qe i lidhin.Han pa porta ku mund te rekrutosh spiune,kriminele,hajdute,prostituta per pak para. Kjo eshte korrja pasi u mboll njeriu i ri per 45 vjet. Korrje te mbara per 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *