A do të kemi Gjykatë Kushtetuese këtë verë?

J L

A do ta kalojmë verën pa Gjykatën Kushtetuese apo do të presim fillimin e vjeshtës?

Kreu i KED-së Ardian Dvorani deklaroi para komisionit sot, se brenda muajit korrik do të përfundojë procesimi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve.

Pas kësaj procesi është në dorë të Presidentit dhe Kuvendit.

“Ajo që është e sigurtë është se pas verifikimit, procesi nuk mund të bllokohet më”, theksoi Dvorani në seancën dëgjimore që u organizua paraditen e sotme në Kuvend.

“Nuk mund të them asgjë nëse  do ta kalojmë verën pa Gjykatë Kushtetuese. Ligji parashikon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të përfundojë verifikimin dhe vlerësimin e kandidatëve.

Kjo është detyra jonë dhe kjo do të ndodhë patjetër brenda muajit korrik. Unë jam në vështirësi të them një datë të saktë.

Kam një parashikim të përafërt por nuk mund ta them sepse nuk varet nga ne, sepse kondicionohemi nga rrethana që nuk varen nga ne, por ajo që parashikon ligji është se të nesërmen, që presidenti dhe Kuvendi marrin listat e kandidatëve të renditur nga ana jonë kanë 30 ditë afat për vendimmarrjen e tyre.

E mira e kësaj skeme është që nuk do të bllokohet më.

Në momentin që KED dërgon kandidatët procesi është i pandalshëm. Kjo është një arsye më shumë pse procesi jonë i verifikimit dhe vlerësimit është kaq rigoroz dhe i infiltruar. Sepse është një proces që nuk mund të ndalet. Nëse ne nuk bëjmë filtrimin e duhur organet e emërtesës nuk kanë asnjë shans të mos zgjedhin gjyqtarin kushtetues. Do zgjidhet një nga të tre. 

Dhe nëse ne gabojmë rëndë, se kushdo mund të gabojë, atëherë organet e emërtesës, e vetmja gjë që mund të bëjnë është të heqnin, por ai mund të zgjidhet. 

Nuk mund të themi a do të kemi para verës nuk mund ta them nga momenti që marrin listat kanë 30 ditë afat, sa do e shfrytëzojnë këtë afat organet e emërtesës është puna e tyre”, është shprehur Dvorani.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
    • Nuk ka asnje rendesi se prej nga eshte personi . Rendesi ka qe te flase e veproje me mend ne koke . Z.Dvorani eshte nje i tille , ndaj nuk duhen paragjykuar !

  • Zoteri!
    Jemi ne vere!
    Nuk ka kuptim shprehja e juaja: ” Nuk mund të themi a do të kemi para verës “.
    Nji mendje normale duhet te shprehesh meqe jemi ne vere : Nuk mund të themi a do të kemi brenda veres.
    Stina e veres fillon me 21 – 23 qershor dhe mbaron me 21 – 23 shtator.

    • Komentuesi me budalla , zogolliani , ka marre persiper te peshtyje ne cdo artikull qe shkruhet ketu ! Mark Uk Shtazen vetem , kisha njohur si te tille , por paska plot derra pylli !

      • Epo ne gjithe kete mencuri qe japin pellazget rilindiote mbi demokracine si mund te mos ngazellehesh e te komentosh edhe kur ske lexuar asnje liber. Sipas meje zogolliani mahnitet me mendjen e holle dhe bemat e ketyre pelasgeve dhe nuk tri dot pa u thurur lavdi. Biles sipas meje ai eshte i mahnitur edhe me kombin tjeter te shqiptareve ardhacaket maloke cecenet shqupistet talebanet etj.etj te cilet po presin ok e europes per te jetuar ne vendin e pellasgeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *