Bedri Islami
Parlamenti shqiptar, si rradhë herë, është i ndarë në trish : pjesën e luanit e zë shumica qeverisëse, ndrësa opozita, e ndarë dyshas, zë pjesët e tjera. Çuditërisht në opozitë është një pjesë e së majtës dhe e djathta, në të cilën janë bërë bashkë edhe republikanët e Mehdiut, me një deputet të falur para 25 qershorit dhe të tjerë të transportuar pas kësaj date, dhe, Nard Ndoka, që nuk e di askush se cilit grupim i takon, pasi ka lëvizur lirisht nga e majta në të djathtë, sipas llokmës që i kanë dhënë. Të kesh deputet edhe një “kalibër “ të tillë politik si ai dhe Noka tjetër, tani i Kukësit, dhe të mbash një seancë për “Grupin e Deputetëve” të vitit 1946, është pak të vësh dy duart në kokë. Rrokullisja e pashoqe drejt mediokritetit dhe vulgaritetit.
Por kjo nuk është temë e këtij shënimi. Opozita, një pjesëz e së majtës dhe e djathta, që para se të fllonte punimet ky parlament i ri, kishte përcaktimin e qartë se cila nga pjesët do të ishte opozita e vërtetë. Në dy kampet e opozitës, liderët ose pasues të saj, kishin një deklaratë të përbashkët: ne do të jemi opozita e vërtetë. Ky ishte lejtmotivi deri në ditën e tashme. Si duket , punët po ndryshojnë.
Shenjat që janë dhënë janë tepër të dukshme. Dy pjesët e opozitës, pa u shkrirë tek njëra tjetra, do të krijojnë së shpejti një front të përbashkët kundër qeverisë. E drejtë e tyre. Gjithëherë opozita duhet të jetë përballë elitës qeverisëse dhe të ketë mendimin e saj politik, financiar dhe shoqëror. Për ndryshe ajo , jo vetëm është e padobishme, por edhe regresive. Një opozitë e mekur, shtojcë e pushtetit dhe anemike do krijojë hapësirën për të abuzuar me pushtetin pikërisht shumica qeverisëse. E po ashtu, një opozitë mohuese, pa ide dhe agresive, thjeshtë për dëshmi e një force politike që është e ashpër, është po ashtu e dëmshme, pasuese e një mendimi hulihan në parlament dhe e pavlerë.
Janë dhënë të gjitha shenjat se mes dy forcave politike në opozitë do të kemi një bashkësi veprimi, pa u shkrirë tek njëra tjetra politikisht, por duke u njësuar në aksionet, mendimet, veorimet dhe në agresivitetin e tyre politik, njerëzor e instiucional. Nëse LSI ende sot duket disi më e matur dhe jo edhe aq e kapur nga kriza e mungesës së pushtetit dhe PD, krejt ndryshe, është në vazhdën e aksionit të saj bllokues, agresiv dhe destruktiv deri në palcë, kjo nuk përbën ndonjë problem të pazakontë për njësimin e ideve , duke patur secila forcë rolin e saj dhe secili lider një paraqitje të ndryshme, por në kontekstin e njëri tjetrit.
Dita kur dy forcat politike opozitare do të kenë njësimin e tyre, jo politik, por parlamentar, nuk është e largët dhe ajo nuk ka filluar nga momenti kur Basha i puth faqen zonjës Kryemadhi, apo kur shefi i grupit parlamentar lësëist, Vasili, vendos një firmë në të njëjtën dokument ku kanë fillesën kolegët e tij demokratë. Momentet e shfaqura nuk janë vaçse vazhdë e një mendimi të përbashkët politik për të patur një rikthim të shpejtë në qeverisje dhe për të gjetur veten në një kontekst të ri politik.
Se cilat forca bashkohen e cilat mbetin jashtë bashkimeve, kjo është në vetë idetë, vizionet dhe përcaktimet e partive politike. Ata mund të ndahen e bashkohen sa herë të duan, brenda e jasahtë parlamentit, mund të bëjnë dhe zhbëjnë projekte e plane të përbashkta ose të veçuara si të duan e me kë të duan. Politika, si arti i të mundshmes, të lejosh të dalësh edhe kundër vetes për hatëpr të pushtetit, ashtu si të lejon të mohosh ata që të kanë ndihmuar për të ardhurnë pushtet dhe për të gjetur burime të reja, të cilat, edhe nëse nxjerrin ujë, shterrojnë shumë shpejt.
Kështu që, edhe Basha e Kryemadhi, mund të ndahen e të bashkohen sa herë të duan. Lehtësia metë cilën bëhe këto gjëra në Shqipëri është proverbiale. Që para zgjedhjeve të 25 qershorit, kur tri forcat e mëdha dolën në vete, në fakt PD ishte edhe me disa paterica, LSI e bëri të qsartë pishmanllëkun që nuk ishin bërë bashkë me herët me PD-në. Malli për kohën kur ishin bashkë me Berishën në qeverisje ishte i dukshëm, ashtu si edhe pishmanllëku që katër vite më parë, ndoshta rastësisht, ishin bërë bashkë me PS-në, çka drejtuesja e sotme e LSI, zonja Kryemadhi, kishte qenë kundër. Ndryshe nga kolegët e saj në parti, që ditën mburrnin bashkëqeverisjen me socialistët dhe atën hidhnin atë çka mund të hidhnin, zonja Kryemadhi ishte e sinqertë. Ajo nuk e kishte dashur bashkëqeverisjen me PS. Kishte dashur bashkëqeverisje me PD-në. Tani, si duket, po vjen koha, që, jo në qeverisje, por në opozitë, të jenë edhe një herë sëbashku.
A do të ishte e vyer kjo për jetën e vendit e, njëkohsisht, edhe për vetë parlamentin tonë?
Ka disa arsye që më çojnë drejt mendimit se pas kësaj do të kishim vetëm dy tabllo parlamentare: njëra rozë deri në mavi, tjetra e errët deri në të zezë të thellë.
1.LSI dhe PD, në paraqitjen e tyre politike e programore, njëra e së majtës dhe tjetra e së djathtës, kanë programe të ndryshme, fizionomi të ndryshme dhe pikësynime të ndryshme. Njëra, PD, rreh të mbrojë pozitat dhe synimet e një klase politike afër saj, që është drejt oligarkisë financiare, të pasurit, shtresat që jwetojnë mbi mesataren e vendit. Tjetra, LSI, i përket, të paktën politikisht, së majtës, më e moderuar në program dhe me synimin për të mbrojtur shtresat e varfëra dhe të rinjtë e vendit. Nëse PD ka si prioritet të saj politik të rëndësishëm ish të përndjekurit, që në fakt i ka harruar,por ku do të synojë të rikthehet një ditë; LSI ka të rinjt, shtresat e punësuara, thjeshtë sepse kanë qenë antarë të saj, të cilët ashtu si mund të vijnë nga ish klasat e përndjekura, po ashtu, e ndoshta më shumë, mund të vijnë nga një kontigent që ishte i lidhur me pushtetin monist. Brenda LSI-së, ashtu si edhe brenda kupolës drejtuese të PD-së, ka shumë herë më tepër njerëz që vijnë nga familje të lidhura me pushtetin monist, se sa të deklasuar t dikurshëm.
2.PD dhe LSI, në arenën politike ndërkombëtare, u takojnë dy grupimeve të ndryshme të mëdha politike ndërkombëtare, të cilat, në çështjet e shtetit shqiptar, kanë endime, përparsi dhe mbështetje të ndryshme, sa që duken që larg që njëra prej tyre të duket si vazhdim i socialistëve shqiptarë e tjera si mbaresë e demokratikasve tanë. Sa herë që ata thirren të arbitrojnë, jo vetëm që Parlamenti Evropian sjell dy arbirtra të tillë, por që të dy largohen duke mos thënë asgjë tjetër, veç asaj që kanë dëgjuar nga forcat që mbështetin. Si do të veprojë në ktë rast LSI, kur Eurosocialistët evropianë, si e kanë traditë, do të vijnë të mbrojnë shumicën qeverisëse, po ashtu socialoiste, e në kahun e kundërt do të jenë lësëistët, pjesë e të njëjtës strukturë?
3.Qeverisja e përbashkët PD dhe LSI, në vitet 2009 deri në prill 2013, ka qenë më e keqja e mundshme e gjithë këtyre viteve pluraliste. Më e keqe se kjo qeveri e përbashkët nuk mund të bëhet. Një bashkim politik i panatyrshëm dhe një ndarje e tortës së pushtetit matematikisht që lejonte abuzimin, vjedhjen, korrupsionin masiv e deri vrasjet në mesin e Tiranës. LSI mori në tavolinë 25 për qind të pushtetit, kur nuk kishte as tre për qind të votave. PD lejoi këtë ndarje, sepse nuk mund të qeveriste fillimisht pa katër apo pesë votat e lësëistëve. Domosdoshmëria e qeverisjes solli ndarjen e pushtetit me thikë bizante dhe mbylljen e syve deri në maksimumin e mundshëm. Kulmi i kësaj qeverisje ishte masakra e 21 janarit, që jo vetëm nuk kishte ndëshkimin e saj, por edhe nuk do e ketë edhe më pas. Dy forcat politike që ishin në qeverisje nuk shkundën as pluhurin nga këmbët e tyre për atë që kishte ndodhur.
Një bashkëopozitë, si një parathënie për një bashkëqeverisje, nëse ajo do të jetë si ishte në vitin 2009, është ogurzezë. Nëse dy palët i ka marrë malli kaq shumë për pushtetin, opozitën e tyre mos ta fillojnë përmes sharjeve , mallkimeve, dëshmisë së forcës apo të “mençurisë”!, por përmes një vizioni krejt tjetër për rolin e opozitës.
4.Një përbashkim mes PD dhe LSI do të sillte një forcë të vetme të së majtës në vitet e ardhshme. Kjo është në të mirën e qeverisjes së sotme, pasi propoganda e saj do të jetë më e lehtë për të shkuar drejt njerëzve. Ajo, për katër viet e shkuara, do të gjejë gjithnjë një fajtor: bashkëqeverisësit lësëistë, ndërsa për vitet që do të qeverisë në vazhdim do të ketë përherë justifikimin se ballë saj nuk janë idetë, por lufta e paskrupullt për pushtet, duke mohuar gjithçka.
Punët e partive janë punët e tyre dhe askush nuk ka ndër mend t’u futet në mes, pasi edhe mes nuk lënë. Kjo tërheqja drejt njëra tjetrës, për të krijuar frontin e përbashkët, më shumë do të ndikojë tek e majta, pasi, edhe një herë, do të ketë përshfaqjen e saj jo si një mendësi e së majtës progresive, por si një rendje drejt pushtetit, me cilin do, me dreqin e me të birin, vetëm që të arrijnë të parët në finish.
E keqja , ose e mira, kjo varet nga këndvështrimi, është se nuk do të ketë kurrë një finish të përbashkët.
Kjo shumicë qeverisëse, përballë një dysheje opozitare, që flet njëlloj, mendon njëlloj, shan njëlloj dhe shfaqet herë pas here, torollake njëlloj, mundet edhe të keqqeverisë…. sepse do të jetë e bindur se mes saj dhe të tjerëve, njerëzit përsëri do të zgjedhin atë.

Problemi ketu eshte se do te behen bashke nga frika se do te dalin para drejtesise per ata qe kane vrare dhe vjedhur! Kjo ben,frika, qe te mos dine se ku kane koken! SHikoni politiken shhqiptare me Monen dhe Lulin! Te dy medioker dhe kriminele! Ketu eshte thelbi Z. Bedri dhe jo se ju nuk e dini por keni disa arsye qe nuk e thoni!
Po patjeter qe do e kemi nje aleance te tile sepse ata kane bashkqeverisur dhe kan vjedhur sebashku.
Ata kane ndare placken e luftes.
berishovici e pagezoi me emrin ilirfloriri,pastaj e shpetoi nga burgu kur numronte eurot me ze edhe figur.
sa zullume kane bere ata bashke dhe ja dine te gjitha njeri tjetrit.
asnje nuk ben te penduarin qe tja nxjerin horrlleqet tjetrit ,por vetem mbrojne njeri tjetrin.
KUALICIONI QE PRETENDONI JU Z.ISLAMI ESHTE EDHE ME I GJERE SE KAQ FUTE KETU EDHE PARTINE E AMBASADES KINEZE KU REKOMANDIMI PER KETE KUALICION KA QENE I SAJ,PASI E PA QE NUK PO BALANCONTE DOT FORCAT MIDIS PS E PD FUTI KETE VARIANT PER TE MOS DALE NGA LOJA PER VEHTEN E SAJ!KJO AMBASADE ESHTE BERE SI NARD NDOKA NE OPINION!
Bedri Islami i di punt e dovletit mire.Dhe ndoshta edhe mund te ket kualicion PD-LSI.Islami,eshte rezident tash e shum koh ne Gjermani,dhe din nga Europa,si dhe nga Bota ne pergjithesi.Por koncentrimi vetem tek kualicionet,nuk eshte gjithmone i domosdoshem,rendi i perhershem.Drejtimi i Botes shkon kah Njerzija,dhe ndoshta mund te kete reforma,te papara ndonjehere ne Glob(tok).Mendimet levizin,mendimet,nuk pushojne,tek Njerezit Expert,qe ndodhen tek Popujt e ndryshem te planetit.Ku eshte fjala,fjala eshte tek punesimi i Rinise,dhe uljen e numrit te papuneve ne kuota te paperfillshme.Pra pun per te Gjithe.Ulja e rrogave,dhe rrafshimi i nivelit te rrogave,deri ne nivele te paperfillshme,tek punetori i Fabrikes,Pastruset,Nenpunesi,Shefi e tjer e tjer Ulja e rritjes fitimprurese te pa fre Ekonomike,ne shpin te popullit,sipas stilit per vete pasurin e mikun e per popullin kamgjikun(kamgjiku eshte nje lloj shkopi i lidhur me lekure,pra prej lekure,ku rrihet kali kur nuk ec sipas deshires se karrocjerit)..Ndersa per 5 perqind te Popullsise Boterore,nuk do te ket ulje rrogash,nuk do te ket bllokim pasurije,dhe per kta 5 perqind lejohet jeta ne luks e pasuri .Kta 5 perqind do te ken shum fuqi,dhe ne supet e Tyre do te bjer edhe nje barre e rende,por qe nga Populli,kjo barre do tu letesohet.Kta Njerez,ne lemin Ekonomik,do te jen krejtesisht te pavarur,ndersa ne lemin Politik,jo te pavarur.Ndersa fjala krejtesisht te pavarur,bjen,sepse do te thuhet hapur,se ne raste te posaqme,ku abuzojne me programet e shkruara,do tu terhiqet veshi,dhe keshtu tregohet se pavarsija e Tyre,eshte ne lidhshmeri me,Politiken ku siq edhe thashe aty nuk lejohet te perzihen!Pra keta Njerez do te gezojne Pasurin,dhe luksin,por do te shkojne rruges se programeve te shkruara,ku nuk lejohet asnje rreshqitje,nga kta Programe,qe rinovohen qdo vit! Pra jeta e Tyre pjeserisht do te Jet Publike,ndersa goja e Tyre,nuk lejohet te genjeje! Pra pun per te Gjithe,dhe renja e pengesave bllokuese,renja e ndotjes atmosferike,renja e artificialitetit,dhe teatri do te luhet vetem ne skene! Pra le te plasin pas arritjes se ktij qellimi,egoistet,te Cilet,gjithashtu,do te ken pun,le te plasin,te vetquajturi,expertet,global,qe i din krejt punet,te cilet nuk do te lihen pa pun,le te plasin intelektualet,e vetquajtur te menqur,qe kerkojne rritje pagash,ndersa te pagdhendurit te jetojn me ndihma,por jo punesimi do te jet pr te gjithe,dhe keshtu shmanget,konfrontimi shresor dhe social,nje problem i perhershem qe rendon,ndersa sigurija e Popullit,do te garantohet,pa meshire,dhe kriminelet,pas denimit,do tu jipet rasti per punesim.
Shume burracak jeni zoteria shok komunist -gazetar -materialist kur shkruani per LSI !
Shume ,deri ne peshtirosje.
Bedri Islami dhe ju islamiket e tjere komuniste -materialisto-neokapitalist.
Shkak i 21 Janarit ishte video qe nje minister i LSI ,zoti Prifti (rahmet paste) i beri zevendeskryeministrit te Shqiperise zotit Ilir Meta.Pra 2 zyrtare te larte te LSI ,sipas jush dhe shokeve tuaj u kapen duke vjedhur me ze dhe me figure sipas Edi Rames.
Ne mbasditen e 21 Janarit kryetari i LSI ,zoti Ilir Meta tha teksualisht……21 Janari u shkaktua nga falangat e krimit te Edi Rames ,nga llumi i shoqerise shqiptare ,nga kokepalaret ,nga njeriu me pervers ,me i felliqur ,drogaxhiu Edi Rama .!
Ne 1 Prill u lidh koalicioni PS me LSI !
Ju ,cfare bete ju gazetaro -komunisto -materialiste -majtitste. ????E pershendetet diku me ze diku nen ze ,diku.hapur dhe diku gjoja me dhimbje .Por e pranuat.
Pranuat qe ,e para….viktimat ishin kokepalare
E dyta ….viktimat ishin llumi i shoqerise shqiptare .
E treta …..qe ishin falangat e krimit te shoqerise shqiptare.
Gjithashtu pranuat qe Edi Rama eshte njeriu me pervers i shoqerise shqiptare .
Me votat tuaja ,njeriu qe degjeneroi te vdekurit e 21 Janarit u zgjodh President i Shqiperise.
Ju nuk keni turp kur flisni per LSI dhe une smund te me vije keq tju them qe ju shoku Islami dhe islamiket e tjere majtiste ….jeni mashtrues dhe palaco mediatik.
Jeni me fat ndoshta se elektorati i majte ,pergjithesisht eshte dele .Beeeeeeee
Komunistet bejne krushqi dhe me djallin …..ka thene Churchill.E jo ju me Ilir Meten.
Dhe ju lutem ,mos me beni per te vjelle me ate karagjozillekun komuniste ,po ai qe vodhi lopen ,nuk kishte faj .
Të nderuar miq të forumit, i nderuar Ylli,
Ju faleminderit për qëndrimin e ashpër që mbani kundër “politikës” së bandave kriminale. Gjithëçfarë sa kemi bërë në këtë forum ka patur vetëm një qëllim; demaskimin, goditjen dhe shpartallimin e çetave banditeske që fshihn nën maskën e “partisë”. Sa më të bashkuar, aq më të vështirë do ta kenë ata të na shkelin e shtypin me këmbë. Le t’i shporrim harbutët shqipfolës para se të na e gllabërojnë atdheun që na e lanë amanet stërgjyshërit tanë.
Lëvizja jonë nuk është as intrigë dygishtorësh dhe as inskenim pardesybardhësh! Ndryshe nga “lëvizja e dhjertorit” e katovicarëve ramizjanë, shërbëtorëve të diktaturës komuniste, lëvizja jonë është një mobilizim qytetarësh me ndjenja patriotike dhe me bindje të forta pro-demokrate.
Për të ardhur deri këtu ku jemi sot, ne kemi ndjekur thjesht instiktin dhe ndjeshmërinë tonë qytetare të lënduar thellë prej hajduterve, kriminelëve, vrasësve dhe tradhëtarëve të kombit.
Çështja jonë madhore është rimëkëmbja e shtetit të shqiptarëve përmes shkuljes “me metoda demokratike” të pushtetit nga duart gjithë zgjyrë të krimit, dhe përcjelljen e tij në duart e fuqishme të proletariatit, sepse askush prej nesh nuk mund të rrijë duarkryq e gojëmbyllur kur shikon se si shkelen nëpër këmbë të drejtat kushtetuese të familjarëve, të afërmve, dhe bashkëkombasve tanë.
Fati i kombit varet nga bashkimi masiv rreth kësaj kauze të madhe, ndaj gjithkush prej nesh duhet të jetë i gatshëm të marrë çdo vendim në funksion të qëllimit.
Duke filluar që nga brezi më i ri e duke përfunduar deri ke brezi më i vjetër tashmë askush nuk e ka ndjerë akoma shijen e demokracisë. pasi emri i një partie me traditë në politikën ndërkombëtare është grabitur dhe keqpërdorur nga nga një grusht kriminelësh pa din e pa iman.
Shqiptare te te gjitha trevave, bashkohuni !
Hajdutë të të gjitha skutave, shporruni !