A do të ketë më shumë nevojë Shqipëria për Kosovën, në të ardhmen?

Bledar Lumani

Debati për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Deputeti socialist Ben Blushi thotë se një ditë këto dy vende do të bashkohen në një.

Por, sipas tij, Shqipëria ka më shumë nevojë për Kosovën, dhe jo kjo e fundit.

Ai e analizon këtë gjë si më poshtë:

Shpresoj që nuk e kam gabim, por në të ardhmen Shqipëria do të ketë më shumë nevojë për t’u bashkuar sesa Kosova për Shqipërinë. Për ne ky është një ideal i pakonsumuar.

Megjithëse brezat ndryshojnë, nevoja për një bashkim kombëtar nuk ka për të ndryshuar në një rrugë apo në një rrugë tjetër.

Do të thotë se një ditë ka për të ndodhur, por konstatoj se Shqipëria do të ketë më shumë nevojë ta “kolonizojë” Kosovën.

Nuk dua të spekuloj me këtë që them, pra ta përfshijë, ta integroj, për arsye kombëtarë, rritjes, madhësisë, tregut, financave, fuqisë në rajon.

Kosova mund të jetë pak më e ftohtë, për shkak se dua ta them sinqerisht këtë gjë, nuk është se nga Shqipëria shkon një model i shkëlqyer në Kosovë i funksionimit të shtetit, kompromisit politik, cilësisë së qeverisë apo administrimit, shfrytëzimit të burimeve natyrore.

Artin e kompromisit ato e kanë më të fortë, sado me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. U torturuan 6 muaj, arritën të bëjnë një qeveri të përbashkët. E imagjinoni të ndodh kjo në Shqipëri?!

Unë them se në Shqipëri kjo s’ka për të ndodhur, ndoshta dhe për 10 vjet, që dy parti të mëdha antagoniste me njëra- tjetrën, pothuajse kanë luftuar me armë, se ne kemi luftuar me armë në 1997 dhe 2001, të bëjnë një koalicion të përbashkët. Ata në Kosovë e bënë.

Në kuptimin e administrimit të shtetit nuk është se po tregojmë një shembull të madh e të admirueshëm me të cilin Kosova mund të binte në dashuri, e Kosova të thotë që të bashkohemi me këta se jetojnë më mirë.

Shteti i Kosovës është më i fortë se i joni.

Që kur hyn e kupton polici është më i vendosur, rruga është më e pastër, kafshët e egra nuk dyndin rrugën.

Kjo luftë që po bëjnë ne me energjinë nuk ekziston në Kosovë. Atje nuk ka njeri që mendon se nuk mund të paguajë energjinë.

Në shumë kuptime kanë një shtet më të konsoliduar dhe kanë më shumë frikë nga shtetit dhe kanë një drejtësi më të pavarur për shkak të EULEX e sovranitetit të kufizuar që kanë pasur në këto raste.

Në të ardhmen, nëse ne nuk kemi shumë progres të shpejtë ekonomik, financiar, atëherë pse do të ketë shumë nevojë Kosova për ne?! Unë them se ne do të kemi më shumë nevojë për ata.

Kam thënë që pavarësisht problemeve që ka, Kosova është pak më shumë optimiste se ne si shoqëri, pra kanë më shumë besim se e nesërmja do të jetë më e mire”, thotë Blushi.

Share This Article
13 Comments
  • Ben Blushi ka te drejte ne shume pika. Une vete jam nga Tirana dhe kam 12 vjet qe jetoj ne Prishtine. Duket sikur shume gjera ne kete artikull i kam shkruar une.

    POR te shpresojme qe nese ndodh bashkimi nje dite, ajo te mos jete shume e afert!

    Politikanet e Shqiperise jane shume te eger dhe shume oratore te forte. Krejt e kunderta me politikanet e Kosoves. Do ti kishin gllaberuar me nje kafshate. Kjo mund te sillte shume aversion ne popullaten e gjere dhe mund te krijohej antipati e pakthyeshme tek ta qe do ti thyente edhe mitin e Shqiperise se madhe.

    Do te duhej edhe pak kohe, sa te konsolidohet pak edhe ekonomia edhe politika.

    • politikanet e shqiperise luftojne per interesat e tyre dhe jo kombetare.bashkimi i kosoves me shqiperine eshte i pa shmangshemm eshte vetem ceshtje kohe

  • Do te ishte VETVRASJE te bashkohej Shqiperia me Kosoven.Shumica e kosovareve me shume urrejne Shqiperine re Serbine.

  • Interesant qe Blushi ngre pikerisht tani problemin “shtim votash” ? Kjo sepse nuk jemi ne nje fushate elektorale. Une jam me mendimin visionar qe dha Edi Edi ne Presheve ne 11.11.2014 : Ne nuk duam Shqiperine e madhe, por nje Europe per te gjithe shqiptaret.
    Une kam idene se Blushi duhet te kontribuoje per aq sa ka mundesi dhe tru ne lidhe me permiresimin e varferise dhe mos respektimit te ligjit ne Shqiperi, se keto jane problemet akute dhe te mos beje bla bla bla per Probleme te shekullit te ardheshem. Ne se Shqiperia dhe Kosova futen ne BE pse duhet bere bashkimi i Shqiperise me Kosoven. Atehere do te jemi de facto te bashkuar. Me pelqen thenja e Edit qe kur Konstandinopoli ishte i rrethuar,te mencurit si puna e Blushtit tone diskutonin se cfare seksi kane engjejt, dhe te mendosh se ky karafil paguhet si deputet me leket e taksapaguesve shqiptare.

    • Ky Blushi me duket nje fantazues , jo vetem pa kembe ne toke, por dhe nje antikombetar i mirfillte…!
      Ky i shikon mardheniet Kosove-Shqiperi si nje tregetar medioker…
      Problem qenka sipas Blush Karabushit, a ka nevoje Shqiperia per Kosoven, apo Kosova per Shqiperine?!…
      Shqiperia dhe Kosova JANE PJESE TE NJE TRUPI !
      Nuk mund te kete komb shqiptar te emancipuar, pa u bashkuar Shqiperia me Kosoven !
      Njeri variant eshte bashkimi ne Unionin Europian, por perseri kjo eshte minimumi!
      Ndersa bashkimi ne nje federate do te ish nje zgjidhje jo e keqe, por duhet edhe aprovimi fuqive te Media europiane dhe SHBA-ve!
      Ndersa keshtu sic flet Bush Karabushi, edhe SHQIPTARI me i thjeshte ta thosh, do ish gabim dhe jo më, nje medemek, politikan!…
      Rri o Bubush e shkruaj ndonje fantazi letrare, se si politikan je bisht perdredhur dhe pak si F Y E L L …. (per te mos thene ndonje fjale tjeter më te ashper…)

  • cjane keto komente idiotash ;;;e gjithe bota kete gje don percarjen ;;;POR SHIKOJ KETU QE PASKA SHUME DEBILA QE NUK DUAN TE JEMI BASHKE … NUK E KUPTONI SE TE BASHKUAR JEMI ME TE FORTE … NUK E KUPTONI SE EUROPA DHE BALLKANI NUK DUAN TE NA SHIKOJNE TE BASHKUAR ..NDOSHTA JENI QORRA OSE BUDALLENJ OSE JENI ANTISHQIPTARE …ISHA NE KROACIE DHE TAKOVA SHQIPTARE DHE U GEZUAN KUR I THASHE JAM TIRONS ..ME DHANE FRUTA PER FEMIJET …KISHIN QEF QE FOLNIM SHQIPE ..KISHIN RESTORANE DYQANE …POR VETEM METALITETI NDRYSHON PAK MIDIS NESH ME KOSOVARET …SE NE TE SHQIPERISE NA LA ENVERI FEMIE KOMUNISTAS SI BERISHA RAMA QE JANE EGOISTA HAJDUTA META BASHA COP KATNARI .. ..E MBOLLI KOMUNZMI FRYMEN E KEQE ..NDERSA NE KOSOVE KANE JE FRYME ME TE HAPUR ..SHIKOJINI ..PRESIDENTEN E KOSOVES …INTILIGENTE SI EUROPIANE … .POLITIKANET E SHQIPERISE I KOMANDOI RAMIZ ALIA … STALINIST KKRIMINEL …KOSOVA E MORRI ME GJAK LIRINE …PRANDAJ JANE NDRYSHE …POR ME E MIRA PER TE GJITHE ESHTE BASHKIMI … ME KUJTOHET KUR U BASHKUA GJERMANIA…. FRANCOIS MITERRANT PRESIDENT I FRANCES ..THONTE JO ESHTE SHUME SHPEJT BASHKIMI …NGA XHELOZIA ..DHE NGA FRIKA …SE SOT GJERMANIA KA ECUR ME SHUME … DHE NE SE BASHKU DO ECIM ME SHUME DHE GREKU DHE SERBI DO TE NA RRESPEKTOJME ME SHUME ..

  • @albano!
    Si fillim meso te shkruash shqip se qenke fshatar i prapambetur!
    Pastaj ben mire te degjosh te mencurit,qe thone se nuk krijon force ne se bashkohen 10 fije bari,por 10 fije celiku!!!
    Shqiperia per 100 vjet ka patur rrugen e saj dhe ka patur zhvillimet e veta te pavarura,cliroi vendin me ushtrine e saj PARTIZANE,per 50 vjet ndertoi nje shtet te konsoliduar me ARSIM,SHENDETESI,BUJQESI DHE INDUSTRI TE ZHVILLUAR,ndersa Kosova ka qene per 100 vjet e SHTYPUR DHE E PUSHTUAR duke patur qellim final vetem ……GJUHEN DHE FLAMURIN!!!
    Historia e Kosoves fillon e mbaron me Rambujene edhe kjo e TRADHETUAR,ndersa PAVARESINE e ka dhurate nga NATO!!!
    E shikoni cfare thone SHARLATANET E TE DY ANEVE TE KUFIRIT?
    Qe Shqiperia ia ka nevojen Kosoves e jo e kunderta!!!
    Kaq ANTI SHQIPTARE jane sa nuk duan te kuptojne se nje vend i PUSHTUAR NGA SERBET si Kosova,kurre nuk mund te jete ZHVILLUAR me shume se nje shtet i PAVARUR nga te tjeret,si ne!!
    Kosova akoma eshte shtet “FOSHNJE:,qe nuk ka dale nga shpergenjte e OKB-se , NATO-s dhe EULEX-it!
    Kosoven e sundojne dy forca ARMIKE me njera tjetren qe u bashkuan vetem per te SUNDUAR e jo per te QEVERISUR!!!
    Kosova akoma nuk e di ku bie OKB-ja,NATO,KE,BE,OSBEetj!!
    Kosova pa Shqiperine eshte PA HISTORI,PA TE SHKUAREN E LARGET E TE AFERT,PA ART E KULTURE,PA RILINDAS etj!
    SHKURT:Eshte si femije pa NENE E BABE,pa DAJA E XHAXHALLARE,pa HERONJTE E SAJ qe luftuan per Shqiperine qe nga Skenderbeu e deri tek Mic Sokoli e Bajram Curri!!!
    Kosova sot eshte edhe pa REXHEP QOSEN E MADH,ndersa derdellitin te bashkohen me Shqiperine!!!
    Per cfare doni te bashkoheni?
    Per te luajtur SPIUNIN E SERBISE apo per te shtuar votat per ARMIKUN E SHQIPERISE Saleh Ram Berishen,sic keni bere jo pa here keto vite???

  • Mendoj se Nuk duhet Nxituar per BASHKIMIN KOMBETAR, ai duhet te vi ne menyr te NATYRSHME pa fantazira dhe dhune. Besoj se me pare Duhet bere BASHKIMI EKONOMIK se ai Gjuhesor pothuajse eshte 1 bere pavarsisht Dialekteve. Pas BASHKIMIT EKONOMIK cdo gje tjeter vjen Natyrshem duhet vetem Pershtatje Ligjesh dhe asgje me shume, dhe besoj se Shqiperia ka nevoj per Kosoven po aq sa edhe Kosova ka nevoj per Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *