A do të ketë një lëvizje “Basha ik”

Ornela

Bedri Islami

Shefi i opozitës shqiptare quhet Lulzim Basha. Kjo nuk është e re tash 6 vite, që nga dita kur Berisha i pastroi rrugën ndaj gjithë atyre që mund të vinin në rrezik karrierën e tij dhe të spostonin të përzgjedhurin e familjes Berisha nga një emër që deri para disa viteve nuk u thonte asgjë. Kishte nga ata, figurat e vjetra, gjithnjë sozie të Berishës që u përpoqn në heshtje të ishin kundër, dhe, si ndodh në këto raste, liderthi i sapo ardhur mbajti shënim emrat e tyre dhe, kur i erdhi dita, bëri gjënë më të mundshme të tij: i hoqi nga listat e deputetëve, i nxori në një pension të parakohshëm politik dhe i la në vetminë e tyre. Ndonjëri që synoi për më shumë, si Olldashi, për shembull, e la në mëshirën e një aksidenti automoblistik, që, edhe po të kishte qenë vërtet një ngjarje fatale, askush nuk e beson si të tillë.

Sidoqoftë, efekti ishte i menjëhershëm. Paralajmërimi, sado që mund të ishte i rastësishëm fliste shumë më tepër se fjalët dhe kur, gjithë pasuesit e mundshëm të Olldashit të ndjerë filluan ta gjejnë veten jashtë dyerve të partisë, askush nuk foli më shumë se sa një pëshpërimë vetjake, tejet e padëgjueshme, të cilën nuk e morën seriozisht as njerëzit që ishin tepër afër tyre. Shefi i ri i opozitës, duke pasur pas vetes një figurë të tejskajshme në dhunën e tij politike, si Berisha, i pastroi me një frymë të gjithë ata që mund të ishin nesër kundërshtarët e tij partiakë, u tregoi derën dhe askush nuk e besoi se e gjithë kjo kishte qenë vetëm një dëshirë e zakonshkme e tij.

Shumë prej atyre që mbetën jashtë portave të shqup-it politik, e kishin merituar prej kohësh këtë; mëkatet e tyre ishin të pallogaritshme, por nuk mund ta pranonin se këtë po ua bënte njeriu që e kishin peitur me buzëqeshje dhe që, po ashtu, me buzëqeshje, i dërrmoi.

Askush prej tyre nuk lëvizi nga vendi, megjithëse deri asaj dite quheshin trarët e mëdhenj të politikës pëdëiste, të domosdoshëm, të plotfuqishëm, ata që kishin në duart e tyre, deri para qershorit 2013, jo vetëm një forcë politike, por gjithë Shqipërinë. Duke mbetur nën mëshirën e një “njeriu që qesh”, ata, të plotfuqishmit, u kthyen në dordolecë të politikës. Bode, Topalli, Patozi, Imami, Ruli,e shumë të tjerë pas tyre, nuk e kishin menduar kurrë një ditë të tillë, por, ndodhi. Dikush prej tyre lëvizi pak nga vendi, ndonjë tjetër shfreu mllefin, duke dëshmuar prapaskenat e gjithë lojës politike të Bashës, që ashtu si Berisha, po e kthente partinë në një qokë familjare, ndonjë tjetër provoi të bënte diçka, askush nuk mundi. Vetëm Patozi, më i hidhuri mes tyre, por jo pa mëkate, si duket e mësoi se në politikë mund të mbetej edhe duke kaluar nëpër dyert e kryeministrisë, qoftë edhe si dekor politik, çka edhe ndodhi. Të tjerët, edhe pse kishin benificet e tyre nga shefi i qeverisë, nuk morën kurajën të nisnin një lojë haptas, ballas, kundër atij që i kishte lënë nën mjegullën e vetmisë politike, dhe që, në një mënyrë ose në një tjetër, kishte bërë dorëzimin e parë të tyre përballë gjykimit të ardhshëm.

Të gjithë këta mëkatarë e jo vetëm mëkatarë, e ndjenë se vetmia ku i kishte lënë njeriu që nuk e kishin marrë kurrë seriozisht, që të gënjente edhe kur e pyesje sa ishte ora, nuk do të ishte vetëm kaq. Mund të ishte ndarja e parë e asaj që kishte ndodhur deri asaj kohe me atë që mund të ndodhte, ku, mes të tjerave, emri SPAK, ishte më i jashtëzakonshmi. Ishte njëlloj sikur Basha t’i linte në dyert e SPAK-ut, pra, njëjtë sikur të bënte disa dosje më shumë, nga ata që Basha ua kishte marrë dorën që prej kohësh, kur Kosova, si askush tjetër, u bë nisja e një karriere të bujshme, ku idetë nuk ishin askund, por pasuria kudo; ku mendimi i tij kalonte përmes dyerve kunatore dhe në të cilën politika u bë dera e pasurisë për miqtë e shokët e tij dhe të familjes së tij. Njeriu që qëndronte pas hijes kunatore bëri dorëzimin e parë të ish kolegëve të tij, si shenja e parë e asaj që, kush e përbuz, si e kishin përbuzur, mund të përfundojë kështu.

Sado që “opozitarët” pa asnjë lloj opozite e dinin të vërtetën se si kishin rrjedhur punët, ata nuk mund të duronin se, pikërisht njeriu që kishte tri herë më shumë mëkate se sa secili prej tyre, përsëri po i lante duart me braktisjen e tyre.

Tani, tek opozita, mendohet se po përvijohet një lëvizje e re, e cila ka në thelbin e saj “Basha ik”.

A do të mundet të ketë një lëvizje të tillë e për më tepër të jetë një lëvizje e suksesshme? Vështirë, në mos e pamundur. Mund të fillojë, por do të ndalet në fillimin e rrugës. Mund të ketë ide, por nuk ka vizionarë, pasi vetë mëma që duan të marrin është pa asnjë vizion. Asnjë forcë politike në Shqipëri, aq më tepër e lindur nga një lëvizje stdentore, nuk ka pasur një transformim të tillë, ku vlerat ranë shumë shpejt, ashtu si pardesytë e bardha; ku themeluesit u leçitën dhe të ardhurit me listë nga Kosova u bënë ministra, deputetë; ku partia e të rinjve me idenë e bërjes së Shqipërisë si gjithë Europa, do të bëhej në një mënyrë të banalizuar si një degë e lobimit serb në Shqipëri dhe në të cilën, shumë më thellë se dikur, Njëshi dhe vajza e Njëshit do të ndërtonte politikën e kuadrit dhe në të cilën, Njëshi dhe djali i Njëshit do të ishin zhvatësit më të mëdhenj.

Lulzim Basha bëri në këtë vit dy nga lëvizjet më të habitshme të politikës: ai, papritur, pa e ditur askush, nisur nga mendjet e sëmura të politikës, analistëve pranë tij dhe frikës vetjake, nxori nga parlamenti të gjithë opozitën, si të nxirrte një tufë delesh dhe ku, në vend që të bëhej pyetja: pse?, dy vetë që deshën të ndiqnin rregullin e lojës, u shpallën si heretikët e mëdhenj. Askush nga i gjithë Këshilli i Përgjithshëm nuk reagoi, të gjithë ish deputetët, njëri pas tjetrit, të bindur, dorëzuan mandatet, gjë që një ditë më parë nuk e kishin menduar. Duke e ditur se rebelimi do të thonte të mbeteshin pas portave, ata u nisën të shkallmojnë portën e parlamentit, nga ku kishin ikur vetë, dhe, më pas, si dëshmoi shefi i presidencës, për ta djegur atë. Nëse kjo e fundit është e vërtetë, dhe nuk ka pse të mos jetë, sepse ende pamjet e turmës me molotovë në duar është e pranishme dhe mund të përsëritet, atëherë, kjo forcë poliike, pa mëdyshje, duhet të nxirret jashtë ligjit dhe shefi i tyre të dëshmojë të vërtetën para një trupe gjykimi.

Kaq e thellë ishte dëshira për djegie sa që një shefe bashkie, e marrosur pas pushtetit, dëshmoi se ishte e dashuruar pas molotovëve dhe u duartrokit frenetikisht nga të vetët.

Basha shkoi edhe më tej, kur, përsëri papritmas dhe pa e ditur askush, nuk pranoi të jetë pjesë e zgjedhjeve vendore, paralajmëroi me kataklizëm, jo vetëm politike dhe, përsëri, të gjithë ata që i rrinë në krah, anash, majtas, pas, duartrokitën. Kaq e madhe ishte verbëria politike dhe kaq e fuqishme dëshira për t’i ngjarë shefit.

Megjithatë, mjaftoi vetëm maja e një shkopi nga Departamenti i Shtetit dhe vetë Basha, njeriu që thirri në ndihmë gjëmën, u struk në një shtëpi hollandeze dhe bëri bilancin e rrugës së tij.

Përsëri askush nuk foli, nuk e ngriti zërin, nuk gjykoi, duke ia nisur që nga ish presidenti Nishani e deri tek rishtarët e politikës, që befas e ndjenë veten se mund të jenë afër pushtetit e njëkohësisht, afër pasurisë.

Lëvizja “Basha ik” është dëshirë e një grupi të mundurish, pa asnjë adresë besimi dhe asnjë refleksion politik.

Bashën dhe “bashistët” mund t’i largojë nga politika një lëvizje e re politike, e fuqishme, e pastër, e ideuar nga idetë e dhjetorit të tradhtuar, e denjë për të marrë një mision të vërtetë mbi vete dhe për të dëshmuar se nuk është e pamundur që ky vend të bëhet. A do të ketë një lëvizje të tillë? Unë shpresoj se, po. Mbi të gjitha është një domosdoshmëri!

Lëvizjet brenda një pellgu, si kjo, Basha ik, mund të japin idenë e ndryshimit, por janë veçse stuhi të vockla në gotë. Ata nuk lëvizin as ujët në sipërfaqe e jo më të ndryshojnë një forcë politike, e cila, mjerisht, në këto vite, ka zënë myk ndër tempujt e despotizmit politik, anarshisë, rolit të Njëshit dhe, mbi të gjitha, të etjes për pasuri.

 

Share This Article
14 Comments
  • Derisa te jete gjalle Berisha , PD-ja dhe beiaminet e saj ne kryesi, apo lene jashte saj , te vetmen gje qe mund te bejne , (sepse nuk ka kush fuqi te beje dicka ndryshe) do e lene kete parti ne pikjate derisa te rrudhet si partia e Mediut, Ndokes, Dukes se zi, apo Shehu me Lzhk-ne e tij etj.

    • Analiz perfekte, nje gje duhet evidencuar, derisa nuk ka zgjedhje demokratike brenda partive shqiptare, sdo ket demokraci.Tjeter aspekt qe duhet me u pare, duhet te di populli financimet e personave qe kan studiuar jasht dhe qe katapultohen ne politiken tone, nje kerkim ordiner dhe dalin te gjith kreret e oartive te kapur nga sorosi te gyleni e tika pa fut agjenturat e huaja.
      Politikanet tan jan te njejtet lojtar me fanella te ndryshme pir qe kan nje trajner te perbashket.ANTISHQIPTARISMIN.

      • Kot prisni ndryshime,prap po tallen me ju,ata jane bashke,
        bejne marrveshje mbrapa skene,Su ngopet 30 vjet ?
        Nuk e kuptoni qe nuk lene njeri tjeter te hypi ne skene?

  • Bedri, .mos fillon dhe ti si Ramuti dhe Mero Baze, qe opozita ka patur lidere te denje si Berisha, Topalli, Bode..etj.
    Perse e ka zene halli Bedriun nese iken Basha apo jo?
    Shqiptaret e larguan PDne nga pushteti te gjithe, me gjithe Fiz e Tosun Bac.
    Ckuptim ka ne iken Basha apo vjen Patozi, apo Topalli ne kete bande horrash dhe kriminelesh te formuar me embrionin e Berishes?
    Pd duhet te veje prapa diellit me gjithe LSI dhe Ramut.
    Kjo klase kriminelesh duhet qerruar nje ore e me pare.
    Ne piken ku kemi arritur as Basha dhe asnje personazh i kesaj maskarade kriminelesh nuk i vlen interesave te popullit.
    Frika ime eshte qe me dhe pa prezencen e Bashes ne opoziten fallce, ne Shqiperi eshte instaluar regjimi fashist i oligarkeve te Ramutit.
    Keta oligarke jane dhe ortake ekonomike e politike te Berishes. Regjimi fashist i Ramutit ka mare forme, ndersa ju merreni me palaco si Basha qe shqiptaret i dhane shqelmin ne vitin 2013, per ta ringritur Ramuti jot perseri.
    Pyetja eshte Kur do iki Ramuti.
    Renia e Ramuti po, dhe do, behet me e veshtire ne te ardhmen
    I ka pleksur fijet kaq mire sa do jete pothuaj e pamundur ti shpleksim, jo me derdellisje per Bashen dhe plerat ricikluese te klikes kriminale, por me shpaten e Aleksandrit. Vetem keshtu do marti zgjidhje per mire kjo pune.me fjale do presim sa te mbarojme si koloni nen Greqine, ose si bujkrober nen sejmenet e Rilindje-PS- PD

  • Jo “Basha Ik” ta ndryshojne,ta formesojne me ndryshe,t’i kun monotonise passive, te dlin me thirrjen, “Basha ne shtepi” me mundesi, zgjedhjeje , ne Hollande apo ne Shqiperi.

  • hahahah O shoku Bedri jo vetem Saliu por edhe Ediu e ka qejf Bashen sepse me te behen pazarare me kosto te uleta e jo me para te rende. Luli kenaqet me pak ne krahasim me lubite rilindjote e oligarket qe hane e kenaqen me kedoqofte ne pushtet.
    Mjaft u more me llafe pazari o shoku Bedri, eshte koha qe te veproni. Merr Viktorin e shoket e Dites e dilini ne balle te protestes se me keto llafe Kriekaqoli ju konsideron buburreca qe nuk i beni asgje. Tregojeni sot o kurre sa ju vlen lekura o luane tastierash!

  • Ahahah e ideuar nga idete e dhjetorit .. te organizuar nga Sigurimi?! O bedri zeza , e dime se je nostalgjik i asaj kohe po mos u mundo me iu shit shqipeve sapun per djath!
    Pdja nuk eshte parti demokratike me berishen e lulzim bashen, njereze te Sigurimit te dy njeri me stazh te gjate tjetri aq i besuar sa nje post ne aeroport kishte para viteve 90 o bedri zeza ! E di ti mire kush u perzgedhte e pse n’ate vendpune! Pra mos na e shit kete njerin tuaj per opozitar!

  • NJE BRAVO E MADHE PER ANALIZEN E Z.B.ISLAMI NE D I T A.TE GJITHA I KE SHKRUARE VEÇSE NJE GJE KRYESORE NUK E SHKROVE SOT,NDONSE KEMBANAT E ALARMIT PER ATE PO BIENE NE SHQIPERI RUROPE E BOTE.
    DHE PO CITOI “S.BERISHA ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE NE KETE VEND NE 30 VITE..” DHE TASHME ARSYET SE PSE..I DINE DHE MIZAT E DHEUT,KU D I T A ..I KA SHKRUARE DISA HERE.
    -DHE LEVIZJE “BASHA IK” NUK DO TE KETE DERISA TE JERE GJALLE VAMPIRI I VIÇIDOLIT ME PSEUDONIMET ” BISTURIA” DHE “PENICILINA ” QE NE VITIN 1974.
    -DHE FAKTI TJETER QE SALIU EMROI LULIN SI MEKEMBES TE TIJ NE PD QE ERDHI PAKO POSTALE NGA UMNIK -KOSOVE BASHKE ME ARGITEN
    .. PA ASNJE VLERE POLITIJE NE SHQIPERI TREGON SE SB DO QENDOI GJATE NE POLITIKE DHE DO BEJE LIGJIN NE PD DHE SHQIPERI.
    -DHE SB NUK LARGOHET NGA POLITIKA DERISA TA DJEGI PERSERI VENDIN SI NE 97,98 NEN BEKIMIN E UDB+KGB+ASFALISE.
    -DHE NESE PD NUK REFORMOHET PA SALIN,LULIN,MULERINE,SALIANERIN.. NUK KA PER TE ARDHUR KURRE NE PUSHTET,POR AJO DO PERDORI METODEN E TOKES SE DJEGUR SI NE VITET E PARA TE 1990 DHE VENDI DO KTHEHET PERSERI SI NE 1938.DHE KY CIKEL DO TE PERSERITET DERISA DO EKZISTOI FRYMA BERISHISTE EDHE PA SALIN NE KOLLTUK.

  • Bedri djali !
    .
    Nese Donald Trampi bashke me OKB do te me jepte fuqi pa kufi per te vendosur rregullin ne Halebanian e sotme hapi I pare ishte arrestimi I SRBerishes vetem per 14 shtatorin 1998 se I permbledh te gjitha dhe ai krim denohet ose me burgim te perjetshem ose Egzekutim..
    .
    Hapi I dyte do ishte arrestimi I 4-5 dipllomateve amerikane dhe europjane per te cilen ka prova te mjaftueshme per pranga..
    .
    Dhe ty Bedri do te arrestoja se qe nga 21 janari 2011 Lul Bashibozokun e quaje tradhetar dhe vrases kurse sot na ben sofizma se ai duhet te iki si lodhur nga pushteti…
    ..
    JO O BEDRI DJALI JO !
    .
    Ai ishte vrases si minister I mbrendshem
    .
    …megahajdut miljardash si minister transporti.

    .tradhetar si minister I jashtem me detin jon

    dhe spiun ne kohen qe punonte ne Mitrovice dhe hapi dosjen e verdhe per llogari te Serbise
    .
    .Me mire do preferoja nje pushtim nga nje fuqi e huaj. ose te beheshim koloni gazmore e ndonje shteti te fuqishem si Amerika apo Gjermania se sa nje hale e tyre per kombinat droge dhe mbetura muxhahidinesh.
    .
    OK
    .
    .Jam dakort qe sot te veme te varri I Enverin dhe ta zhdukim nga faqja e dheut ta cojme me ndonje anije kozmike ne hapsire dhe ta hedhin atje.

    .
    Jam dakort qe sot te veme te shtepia e Nexhmijes ne Laprake dhe ta fusim ne karrike elektrike si Rosemberget..biles dhe Muharrem Xhafen …..por Vini Re..nese shteti amerikan dhe bashkimi europjan se bashku me xhorxhsorristin kontraversal Edi Rama me kumbaret e tij nuk kerkojne dhe nuk fusin ne burg dyshen kriminale antishqiptare Bash-Berisha atehere ju lutem mos fajesoni shqiptaret se sot mbi 60-70 perqind e tyre nese votimet zhvillohen sot Enveri merr shumicen derrmuese te parlamentit dhe i ki nonat neofashisteve te sotem.
    .
    Besoj se veprimi me criminal I bere pas ardhjes se nazi-berishisteve ne pushtet ne 1992-in eshte perdhosja e deshmoreve te 4 shkurtit 1944 nga kjo bande:

    1 -Saleh Rome Berishaj
    2-Lulezim Xhelat Basha
    3-Ilir Monika Meta (mos reagim kriminal)
    4-Edwin Kico Rama( ngerdheshje kriminale)
    .
    Por ajo qe eshte e paranueshme eshte qendrimi I A.A.Arvizuse qe Xhafer Deven Junior =Lul Bashen e beri yll ne ngjitje duke ja kaluar dhe “ambasadorit gjerman” ne shkurt 1944 qe gjeti menyra dhe e largoi Xhaferr Deven.
    .
    Si ka mundesi qe nje ambassador amerikan vritet ne Libi nga terroristet islamike dhe po ne ate kohe Aleks Arvizu behet pjese e nje vrasje terroriste shteterore ne 21 janar 2011 duke quajtur Berishen Burre Shteti..?! dhe sot mesojme se I derguari Obames paska bere shurren ne breke nga Kanundukagjinesi i mesjetes Saleh Rome Berishaj kopili I Rajersonoviqit biberoviqit ivanoviqit bulatoviqit ..fazlliqit ?
    .
    Si ka mundesi qe sot ne kohen qe Tele-terroristi Berishe po traumatizon shqiptaret ne daljet e tij televizive duke ja bere dhe “tete me dy” Amerikes dhe ne te njejten kohe Izet Haxhia qe ka deklarur qe jo vetem Berisha por dhe ustai I tij ne Amerike Biberaj jane derivate te sherbimit ish jugosllav ka dhene “doreheqjen” nga deklaratat e tij qe mos perfundoje si Kosta Trebicka..Sokol Olldashi..Dritan Prifti qe jane eliminuar nga mafia inteligjente me kollare ?
    .
    PSE KA HESHTUR IZET HAXHIA NE VIGJILJE TE SUPERKRIMIT TE 14 SHTATORIT 1998 ?????

    Por ajo që duhet ta ndeshkojne eshte se ky eshte nje percares I pa precedente I kombit shqiptar dhe ka shfaqur shenja neonazizmi sidomos ne gafen e tij kriminale per heqjen e nje simboli te LNCL dhe zevendesimin e tij me nje pinjoll të nje dere fashiste

    Pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës zhvilloi ceremoninë e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës vendosi që këtë emër ta mbajë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

    Basha se më këtë veprim bëhet palë me kolaboracionistët. . Ky akt eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

    “Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit” Ky akt skandaloz, në vazhdën e veprimeve shkatërrimtare 20 vjeçare, eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

    Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit”. Por komunizmi është gjë tjetër, nga lufta për çlirimin e vendit të pushtuar nga fashizmi, gjatë së cilës ranë edhe 84 dëshmorët e 4 Shkurtit.

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit.

    Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.

    Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

    Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

    Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashalabakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.

    Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

    Por me sa duket, Kryebashalabaku ku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Pra shqiptaret duhet ta cilësojnë Lul Bashën jo vetem si fajtor per krimin e 21 janarit por dhe si një neonazist me aktin e rabilitimit te Xhaferr Deves qe fatkeqesisht dhe shteti amerikan I atehereshem jo vetem qe nuk e dorzoi si kriminel lufte ne vitet 50’-60’ por e perdori si mish per top kunder “kamunizmit” ashtu sic po perdor dhe Xhaferr Deven junior ,si i tha dikush pasi kreu vrasjen mizore ne 21 janar 2011 yll ne ngjitje…

    keqardhje Bedri !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *