Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: A do të kishim më pak trafik nëse do të rritej me 16 km/orë limiti i lejuar shpejtësisë?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > A do të kishim më pak trafik nëse do të rritej me 16 km/orë limiti i lejuar shpejtësisë?
Lajmi i funditLifestyle

A do të kishim më pak trafik nëse do të rritej me 16 km/orë limiti i lejuar shpejtësisë?

b.m.
Published December 30, 2018
Share
SHARE

Jeni të bindur se shtimi i limitit të shpejtësisë do sillte më pak probleme me trafikun e me shumë qarkullim të lirë të automjeteve?

Shkenca, edhe njëherë, e mendon ndryshe.

Së fundmi, në Mbretërinë e Bashkuar është rikthyer hipoteza e rritjes së limitit të shpejtësisë nga 70 në 80 milje në orë (nga 112 në 128 kilometra në orë). Ky modifikim i Kodit Rrugor, sipas mbështetësve, mund të sjellë përfitime.

Megjithatë Richard Llewellyn, docent i inxhinierisë së transporteve i universitetit Napier të Edimburgut, ka provuar të shpjegojë në një artikull shkencor se pse rritja me 10 milje në orë e limit të shpejtësisë për drejtuesit e automjeteve nuk do të përmirësonte situatën e trafikut. Rrugët janë projektuar për një gjeneratë të mëparshme automjetesh dhe mbi bazën e shumë analizave është përcaktuar edhe limiti i shpejtësisë.

E rritja e limitit të shpejtësisë rrit edhe mundësinë e aksidenteve pasi limiti i shpejtësisë ligjore  jo domosdoshmërisht është i barabartë me limitin e shpejtësisë së projektimit. Rruga ndërtohet për të garantuar përdorimin e saj me siguri nëse ecet me një kufi të caktuar shpejtësie.

Dhe pavarësisht se dikush mund të ketë një automjet të kohëve të fundit, që praktikisht ofron më shumë siguri, nuk duhet harruar asnjëherë se rruga është projektuar për një shpejtësi të caktuar ashtu sikurse nuk duhet harruar asnjëherë mundësia e lartë e gabimit njerëzor (gabimet në drejtim nga shoferët).

Me rritjen e shpejtësisë pra rritet edhe mundësia e aksidenteve rrugore e si rrjedhojë rritet edhe më tej mundësia e rëndimit të trafikut. Studimet e fundit që janë kryer në 10 vende janë treguar se rritja e limitit të shpejtësisë në autostrada është shoqëruar me rritjen e numrit të aksidenteve, duke mos sjellë zgjidhjen e problematikës së trafikut të rënduar por duke e përkeqësuar atë.

Por t’i lëmë mënjanë të gjithë mundësitë negative! Pra sikur rruga të përballojë në aspektin fizik rritjen e shpejtësisë dhe shoferët të mos bëjnë asnjë gabim, sa kohë do të kursehej nga rritja me 10 milje e kufirit të shpejtësisë së lejueshme në qarkullim? Në rastin britanik, studimi dëshmon se rritja e limitit me këtë nivel do të sillte për popullatën një kursim kohe rreth 5 minuta.

Kështu, duke konsideruar gjithçka, në një ditë të mirë, rritja e limitit të shpejtësisë në autostrada do t’u kursente të gjithë drejtuesve të automjeteve, kohën e nevojshme për të përgatitur një filxhan çaji…

b.m. / dita

b.m. December 30, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • x says:
    December 31, 2018 at 7:27 am

    Ne Perendim dhe ne Amerike ne autosdrata nuk zbatohet asnjkehere shpejtesia e percaktuar ne tabela. Faktikisht drejtuesit e automjeteve i ngasin ato me 10-15 apo edhe 20 milje me shume se shpejtesite qe percaktohen ne tabelat e autostradave dhe perseri ato jane te bllokuara ne kohen e pikut ne mengjes dhe pasdite.
    Keshtu qe studimi eshte i pavlere se rritja e shpejtesise ka vite qe eshte bere……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?