Sot është mundësia e fundit për rrëzimin e datës 25 qershor si data e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Sot, Kolegji Zgjedhor merr vendim për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për të shpallur të pavlefshme listat shumëemërore me kandidatët për deputetë të dërguara jashtë afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Mbledhja e sotme e Kolegjit, vjen pas shtyrjes që iu bë seancës, vetëm një ditë pasi kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha arritën marrëveshjen dhe caktuan 25 qershorin si datën e zgjedhjeve.
Fill pas kësaj, Partia Agrare Ambientaliste e Dukës u tërhoq nga ankimimi i saj për listat shumëemërore, duke e cilësuar pa kuptim në kuadër të zhvillimit të ri.
Kolegji Zgjedhor e shtyu për datën 22 maj seancën, duke theksuar se kjo u be për t’i dhënë kohë të gjitha partive. Atë dite Kolegji Zgjedhor vendosi të thërrasë 15 partitë që janë regjistruar për zgjedhjet.
Kreu i PAP, Artur Dojaka atë ditë theksoi se “Kolegji Zgjedhor duhet të shprehet për ankimimin tonë.
Pyetur nga mediat se a mund të ndikojë procesi për datën e zgjedhjeve, pas paktit Rama-Basha, ai tha: Data e zgjedhjeve, çështje që do shihet në vazhdim.
