A do të thahet këneta e Uashingtonit?!

Ornela

Prof. Servet Pëllumbi*

Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që u mbyll më 8 nëntor 2016 me fitoren e republikanit Donald Trump, u vunë ballë për ballë dy qëndrime të kundërta për çështjet që lidhen me globalizimin dhe antiglobalizimin. Si gjatë fushatës edhe pas saj, këto qëndrime morën trajtën e përplasjes midis politikës së vazhdimësisë (H. Clinton) dhe politikës së ndryshimit, e përfaqësuar nga D. Trump. Nuk munguan komentet që e shihnin si të rastit dhe të pamundur fitoren e kandidatit republikan.

Në të vërtetë, pati shumë faktorë objektivë dhe subjektivë që e favorizuan atë. Patrik Bjukenen, politikan i njohur amerikan, në artikullin President i ri-Botë e re, shkruan se një nga arsyet e zgjedhjes së Donald Trump-it President i SHBA-së, është se ai e kupton vendin e vet dhe botën e sotme më mirë nga kundërshtarët e vet. Ai pa se brenda vendit rritej dhe forcohej nacionalizmi amerikan, por dhe nacionalizmi etnik në Europë dhe gjetkë. Rendi i vjetër botëror, marrëveshjet dhe aleancat e kohës së “Luftës së Ftohtë” humbasin aktualitetin. Trump, sipas Bjukenen, llogariti mirë gjendjen shpirtërore të kombit, prandaj dhe ai mori bekimin!

Studiues të tjerë të politikës bashkëkohore vënë në dukje një varg faktorësh të tjerë që shpjegojnë fitoren e neokonservatorit Donald Trump. Së pari, në skenën botërore dolën fuqi të tjera ekonomike, veçanërisht i rëndësishëm u bë faktori kinez. Europa po ashtu u prezantua si fuqi ekonomike në rritje dhe konkurrente me SHBA, që sot për sot vazhdon të jenë fuqia e parë ekonomike në botë me PPB 18 trilionë $, ose 24.3 për qind e prodhimit botëror. Veçse ekonomistët parashikojnë se me ritmet e tanishme SHBA do ta humbasin këtë. Në vendin e parë ka për t’u ngjitur Kina, që sot është fuqia e dytë në botë me 11 trilionë $, ose 14.8 për qind të prodhimit botëror. Në ngjitje të shpejtë janë edhe Japonia, India, Brazili… Kurse Rusia po del gjithnjë e më hapur si fuqi perandorake dhe drejt aleancave të reja (BRIKS), duke u shtrirë deri te “oborri i pasëm” i Amerikës, në Amerikën Latine. Në rrethana të tilla, Amerika u vu para dilemës: ose të shantazhonte e kërcënonte këto vende me luftë bërthamore (që nuk e ka më monopol, prandaj dhe do të ishte rrezik për vetë SHBA), ose të përqendrohej brenda vendit për zgjidhjen e problemeve dhe fuqizimin e vet ekonomik dhe ushtarak.

Së dyti, pasojat e “krizës hipotekore”, e njohur ndryshe si kriza financiare që nisi në SHBA në vitin 2008 dhe që solli rënie të ndjeshme të ekonomisë amerikane, degë industriale të mbyllura, teknologji të “ndryshkura”, çmontim fabrikash e kombinatesh për t’i çuar në vende të tjera ku fuqia punëtore ishte e lirë; rritje e papunësisë dhe rënie e nivelit të jetesës. Nacionalistët që mbështetën Trump-in, janë prodhues nga ata që nuk e çuan atë në Kinë, Hindi, Brazil e gjetkë, për të përfituar nga fuqia e lirë punëtore. Gjatë fushatës, Trump u bë “zëri” i tyre duke kërkuar ndërprerjen e financimit të ambicieve globale të SHBA-së; heqjen dorë nga kreditimi i tipit piramidë; krijimin e një buxheti të zakonshëm, kryesisht për nevojat e brendshme dhe të grumbullimit të forcave e kapitaleve për ta bërë Amerikën përsëri të madhe e të ripërtërirë. Më pas, shohim e bëjmë në raport me ambiciet globale.

Me sa duket vazhdon të mendohet mbase jo pa të drejtë, se modeli amerikan i kapitalizmit që shpesh quhet modeli më produktiv i legjendës Self-Made Man (individi që rrezikon e nga hiçi bëhet milioner!). Gjithsesi, çështja sot shtrohet: A mund të jetë modeli Self-Made Man edhe më tej i tillë, a mos do të hidhet edhe atje vështrimi drejt alternativash të tjera, sepse është e pabesueshme që SHBA të mund të mbetet një “oaz” i qetë dhe i pa ndikuar te mirëqenia në botën e epokës së trazirave që është duke përjetuar tensionet e larta të globalizmit.

Prof. Servet Pëllumbi

Së treti, sipas statistikave të përdorura gjatë fushatës, në Amerikën e sotme është thelluar hendeku midis shumë të pasurve dhe të varfërve dhe shumë të varfërve. Rreth 44 milion janë të varfër, 20% e të cilëve në kushtet e varfërisë permanente, aq sa kjo filloi t’u kujtojë njerëzve depresionin e madh të viteve 30-të. Në këto rrethana, programi i Trump-it edhe pse përmbante plot çështje kontroverse, gjeti jehonë sidomos tek ata që në SHBA quhen thjesht jakat blu, për të cilët sipas Trump nuk kishte pyetur kush për dekada. Duket se epoka e “dorës së padukshme” po merr fund. Ndërkaq, nuk duhet menduar se Trump fitoi meqë “mohon” kapitalizmin si sistem, por vetëm se do të ndryshojë e reformojë diçka që nuk shkon në sistemin amerikan.

Së katërti, gjatë fushatës doli që Trump kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik amerikan që në vitin 2000, kur botoi librin me titullin domethënës Amerika që ne meritojmë, në të cilin ai shpaloste një alternativë ndryshe për Amerikën, si dhe ambiciet e veta presidenciale. Konteksti vendas e botëror edhe pse dukej kundër Trump-it, realisht e favorizoi kandidaturën e tij. D. Trump arriti të zgjidhej Presidenti i 45 i SHBA-ve, megjithëse sondazhet ishin gjatë gjithë fushatës kundër tij. Gjithsesi, duke iu referuar fjalimit të parë të Trumpit si President i Amerikës më 20 janar 2017, bëhen edhe më të kuptueshme arsyet e fitores. Duke iu drejtuar popullit amerikan, Presidenti Trump deklaroi prerë: Së bashku do ta caktojmë rrugën e Amerikës dhe botës për shumë vite në vazhdim… 20 janari 2017 do të mbahet mend si dita kur populli është bërë sundues i këtij shteti sërish… Koha për premtime boshe ka kaluar. Tash është koha e veprimeve…

Kuptohet, dozat e populizmit të djathtë në këtë fjalim janë të mëdha, aq sa shumë analistë kanë filluar ta etiketojnë presidentin e 45-të të SHBA-ve si “shembull për autokratët e mbarë botës” (The NewYork Times, 07.03.2017). Mirëpo “programi Trump” sintetizon realisht kërkesat e kohës. Në fokus të dy fjalimeve të tij pas marrjes së postit të lartë janë interesat amerikane, shqetësimi për dobësimin e Amerikës nga politikat neoliberale globaliste të presidencës 8-vjeçare të B. Obamës. Kemi pasuruar industritë e huaja duke harruar tonën, u shpreh Trump. Veçse, është vështirë ta quash racional një program që kthesën nga “kapitalizmi global” e sheh te “kapitalizmi nacional, pra te ideologjia e konservatorizmit.

Në rrafshin botëror, ai e vuri theksin jo vetëm te gabimet e bëra, por sidomos te ndryshimet që imponon epoka, kur asnjë fuqi e madhe botërore nuk mund të luajë e vetme rolin e lidershipit botëror. Duhen ndryshime, aleanca të reja dhe rishikim i aleancave e traktateve të mëparshme për të ulur tensionet politike, për të pasur më pak konflikte dhe më shumë bashkëpunim dhe interesa të përbashkëta. Amerika, sipas Trump, është e aftë të shndërrojë kundërshtarët e së kaluarës në aleatë të së sotmes, por pa harruar të theksojë se interesi i shtetit tonë do të jetë i pari! Ai përpiqet t’i imponohet perëndimit që të ndërrojë mënyrën e të menduarit, pra të kthehet te realiteti i kohës së sotme. Veçse nuk mund të mos ngjallë habi fakti që shteti i parë ekonomik në botë heq dorë nga politika e tregtisë së lirë, e cila qëndronte në themelet e modelit neoliberal të globalizimit, të lidhjeve ekonomike që SHBA filluan të aplikojnë aktivisht që nga fillimi i viteve 90-të. Politikat e OBT-së, e krijuar në vitin 1995 si lëvizja e lirë e kapitaleve, e mallrave, e shërbimeve dhe fuqisë punëtore brenda sistemit botëror ekonomiko-tregëtar, filloi të paraqitej si simboli i ekonomisë së hapur botërore të tregut të lirë.

D. Trump synon ta rishikojë një strategji të tillë për ta zëvendësuar konceptin e “një tregu të vetëm global” me marrëveshjet dypalëshe ekonomiko-tregtare, që nënkupton dhe marrjen e masave të rrepta proteksioniste. Trump nuk flet për vlera, por për dobinë dhe pazaret. Koha do të tregojë se ç’pasoja do të sjellin zhvendosje të tilla jo vetëm ekonomiko-tregtare, por dhe e mënyrave të të menduarit në se do të çojnë drejt të panjohurës, apo drejt një konfigurimi të ri të botës dhe një rindarjeje të tregjeve. Pse jo dhe drejt një Jalte të re për mijëvjeçarin e tretë. Aq sa duket se jemi në një fazë të re, drejt një shoqërie jo politike që vullnetarisht heq dorë nga “mëkatet” e mëparshme për t’i hapur rrugën “shoqërisë së dijes dhe informacionit” në të cilën do të sundojnë gjenitë, shkencëtarët dhe filozofët!
Në këtë rrafsh, me interes të veçantë janë edhe tezat e Presidentit Trump lidhur me ndryshimin e pashmangshëm të lidershipit amerikan, të cilin e quan kënetë e Washingtonit që duhet tharë! Kjo “kënetë” sipas tij turbullohet nga krokodilët, ndër të cilët më të mëdhenjtë dhe më të rrezikshmit përbëjnë “nomeklaturën e vdekur sovjetike në versionin amerikan”! Një paralelizëm domethënës. Në se kjo Kënetë e Washingtonit nuk thahet shpejt, Amerikës mund t’i ndodhë ajo që i ndodhi Bashkimit Sovjetik nga Këneta e Moskës para dy-tre dekadash. Një kritikë e fortë dhe apel për kthesë rrënjësore. Po si mund të realizohet kjo kthesë dhe nga ç’model duhet të udhëhiqet? Përgjigja është e thjeshtë në dukje: kthim te modeli i projektuar nga “baballarët e mëdhenj” të demokracisë amerikane, model që këtej e tutje nuk duhet t’u imponohet as vendeve të tjera me forcë, por vetëm përmes shembullit dhe modelit (Center on Global Interests, në Washington)

Administrata Trump deklaron hapur e me vendosmëri se heq dorë nga vazhdimësia e politikës së globalistëve jo vetëm në SHBA, por dhe në Europë dhe kudo gjetkë në botë. Po në një shtrim të tillë të problemeve, vërtet kemi të bëjmë me diçka të re, të padëgjuar nga ndonjë president amerikan, aq sa duket si një analizë “formale marksiste” që tingëllon realiste, optimiste dhe njëherësh utopike. Gjithsesi, për herë të parë pranohet se filozofia politike e liberalizmit, sidomos në trajtën e neoliberalizmit, nuk mund të mos çonte në globalizimin e ekonomisë botërore, dukuri kontradiktore me të mirat e të këqijat e veta substanciale. Kurse përmbysja e komunizmit që u shoqërua me heqjen dorë nga marrëveshjet e fuqive të mëdha, të Jaltës dhe Podsdamit, prishi ekuilibrat e vendosur, nxorri në plan të parë mangësitë e globalizimit dhe të Rendit të Ri Botëror, praktikisht një polar.

Pra, kërkohet në thelb rishikimi i një realiteti që ka dalë jashtë kontrolli. Shumë njerëz nëpër botë e mirëpritën zgjedhjen e Trumpit dhe idetë kryesore të programin të tij. Madje në Rusi deputetët e Dumës ruse hapën shishe shampanje, emërtuan rrugë e sheshe me emrin e tij, u varën portrete dhe banderola të stërmëdha me mbishkrimin: In Trump We Trust (Ne i besojmë Tramp-it). Ndërkaq në Europë e vende të tjera të botës dominoi skepticizmi për programin e paraqitur nga D. Trump.

Me të drejtë shtrohet pyetja: a mund t’i realizojë Trump objektiva të tilla kaq ambicioze? Padyshim do ta ketë tepër të vështirë, për të mos thënë krejt të pamundur. Situata aktuale është pa precedent: konflikti midis vetë Presidentit Trump dhe shumicës së elitës politike amerikane e formuar për një çerek shekulli gjatë sundimit të pakufizuar e neoliberalizmit global dhe njëpolaritetit, megjithë tonet më të zbutura pas fjalimit që ai i drejtoi elitës politike të vendit më 28 shkurt 2017, vazhdon të thellohet. Nuk mungojnë as demonstratat masive anti-Trump, por rezistencë më të organizuar zhvillon koalicioni ngjyrë lejla, në përbërjen e të cilit përveç demokratëve janë përfshirë edhe një pjesë e kongresmenëve republikanë, të cilët dallohen nga kollaret lejla që mbajnë gjatë seancave të Kongresit Amerikan.

Simbiozë aspak e zakonshme për Amerikën. Por ka dhe nga ata që flasin për Donaldin e Madh, për stilin e veçantë të Presidentit Trump dhe që shpresojnë se elita politike e të dy krahëve do ta kuptojë shpejt se “shtëpia e plasaritur në themele” mund t’i zerë nën rrënoja të gjithë pa dallim, prandaj nuk mund të jenë për thellimin e konfliktit. Gjithsesi, mbetet objekt analizash më të thelluara fakti që fitorja e bujshme e Donald Trumpit është bërë tregues se në SHBA po konceptohet më me realizëm situata e re në botën e sotme postglobalizim. Ndërkaq, kritikët e tij mbështetës të globalizimit nga vende të tjera deklarojnë se ai kërkon të “zëvendësojë globalizimin me amerikanizmin”.

Gjithsesi, është fakt që idetë programore të Presidentit Trump, që disa nga idhtarët e tij kanë filluar ta quajnë “Ruzvelt të ri”, kërkojnë reforma të thella por që rrezikojnë të mbeten demagogjike, apo dhe thjesht si një dëshirë e mirë e Trumpit dhe e stafit të afërt të tij. Presidenti, sipas analistëve, përfaqëson një orientim ideologjik konservator dhe është për një Amerikë tradicionale, madje deri dhe patriarkale për vlerat kristiane të shkatërruara nga mas-media dhe Hollywood-i, duke filluar nga vitet 70-të të shekullit të kaluar, e sidomos gjatë dy mandateve të Barak Obamës. Nga krahu kundërshtar, një orientim i tillë konservator quhet në favor të tyre, gjë që e shprehin me sentencën kemi humbur një betejë, por jo luftën! Koorporatat transnacionale, nga ana e tyre vazhdojnë të jenë të pozicionuara: pro globalizimit dhe kundër proteksionizit.

Qendrat e trurit (Think Tanks) që marrin pjesë aktive në formimin e opinionit publik, të financuara nga të njëjtat burime të koorporatave, po projektojnë diskreditimin e reformave të Trumpit. Ndërkaq, elita konservatore shprehet optimiste për realizimin e “Programit Trump” duke iu referuar faktit që në anën e tyre janë dhjetra milionë amerikanë të thjeshtë që u besuan “ideve të tij revolucionare” dhe betohen se do ta mbështesin deri në fund. Ndërkaq edhe në Europë e në botë po fiton terren prirja e rilindjes së konservatorizmit që pritet të shoqërohet me ardhjen në pushtet të konservatorëve në një varg vendesh. Madje në kohën më të afërt.

Gjithsesi, në median amerikane e botërore shtrohet pyetja që ka brenda dyshime të mëdha: Pse miliarderi Donald Trump iu përvesh një “aventure” të tillë dhe nuk mori parasysh kundërshtimin e elitave? (Center on Global Interests). Shtypi si asnjëherë tjetër është shndërruar në një opozitë të organizuar mirë kundër iniciativave të Presidentit. Po kritikohen rreptë rendi i ditës i Trumpit, vizioni i tij mbi botën, idetë e tij kundër globalizmit liberal dhe tregtisë së lirë që kërcënojnë privilegjet e të gjitha elitave, pavarësisht nga përkatësia partiake. Presidenti i irrituar deklaron se do të luftojë “dhëmb për dhëmb kundër mediave”. Pikërisht në një situatë të tillë të tensionuar politike, Trump ka marrë përsipër rolin e vështirë të misionarit për të rilindur madhështinë e Amerikës.

Kjo bën që fjalimet e tij dhe në mesazhet të cilat i përcjell nëpërmjet rrjeteve sociale që shpesh marrin trajtën e një komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun e gjerë, vazhdojnë të ndihen tone alarmante. Për më tepër, që jo vetëm mbështetësit, por dhe analistë të njohur deklarojnë: Në se ai do të arrijë të përmbushë qoftë dhe pjesërisht programin e vet ambicioz, mund të radhitet përkrah Etërve të mëdhenj të demokracisë amerikane! Në rast dështimi, rrezikon të ketë fatin e Xhon Kenedit reformator, që vdiq pas një atentati në Dallas më 22 nëntor 1963!

*Fragment nga libri “”Fundi” i Filozofisë Politike” i botuar pak javë më parë

Share This Article
24 Comments
  • Simboli i demagogjidse dogmatizmit e karakterit me te kdeq te shqipetarit qe do te duket dhe kerkon ti therrasin ‘agabej kur eshte pa breke ne bythe’!
    LKrimi me i madhj pas Saliut qe i ka bere popullit shqipetar kur ky pinjoll i nomeklatures se Mihal Bishes dhe krahu i djathte i Fiqret Shehut propogandoj teorin fallse te Katovices sikiur Rusija e tij dikur e ‘dashutr’ ish fajtore per ytragjedine 25 vjet te ketij populli kur edhe HAJVANET e gomaret po jo ‘pellumbat’ e dine qe ne kemi qene 27 vjet koloni e beogradit e biberajve te amerikes qe si jakomonet ketu kane komanduar e shfryteziuar ì’ambasadoret’ e kaubojsat amerikane qe ky bythelepires edhe sot e kesaJ DITE ka frike ti shaje.

      • Serveti qenka bere Analist global .Mos esht gje semundja e re e PS-se kjo ?

        Nje deficent si Serveti po analizon ngjarjet ne Amerike, , sic duket djalit te Servetit i kane rene shitjet e Birres Tirana ne Amerike

        Ik o Servet i koruptuari qe te futi Nano ne thes , duke te dhene eskluzivitetin e Bores Tirana ,

  • Servet,
    as na thua pseudonimin ne sherbim te sigurimit, yt vella Lrim Pellumbi ish kryetar i Durresit denuar me 12 vjet burg sa ka vrare e sa ka marre me qafe po djali i sages ‘pellumbi’ qe e emeroi Rama deputet per cilat merita apo te te jatit qe ka ngrene ne tere tepsite e tere sistemet.
    O servet po nuk ke kurajen te vrasesh veten ne halet mos un duk ne milet…..

    • Ore nipi Safet Butkes juve e keni si soj qe vrisni veten ne halet prandaj mos u hap bythesh shume sa per te tjerat mos u bej si kur i di te tera. Dil nje here andej nga Teqeja e Melcanit se mos te kujtohet ndonje gje.

  • Obobo ‘socialiste’ çu gjeti,
    Agjente ka qene edhe Seveti
    O Servet more Servet
    se nuk vret vehten ne halet

  • Shoku Servet mes te tjerave per Z.Trump shkruan:

    Duke iu drejtuar popullit amerikan, Presidenti Trump deklaroi prerë: Së bashku do ta caktojmë rrugën e Amerikës dhe botës për shumë vite në vazhdim… 20 janari 2017 do të mbahet mend si dita kur populli është bërë sundues i këtij shteti sërish… Koha për premtime boshe ka kaluar.
    Cdo premtim i gjithe premtimeve na bindin qe koha e premtimeve boshe nuk kane kaluar por jane forcuar dhe stabilizuar si s’ka ma mire e bukur.
    Shoku Servet shkruan per kapitalizmin sic shkruante dikur heret per monizmin.
    Kurdo qe te shkruhet duhet te merren gjerat objektivisht pavarsisht sistemit dhe interresit te sistemit.Mbi kete permbajtje dhe pikpamje kemi boll legena qe na propogandojne politikisht.

  • Nje analize e vecante,cilesore dhe pragmatike,ne opozite te plote me qendrimin e mender medias shqiptare.
    Trump erdhi ne nje moment te fundem kritik,ku bota e civilizuar perendimore,qe udheheq ne shekuj progresin njerzor,ku ngadale dhe ku me shpejt,po merre rrokullimin,ne formen e nje vetvrasje:vershimi i nje bote tjeter drejt perendimit,qe don ta shkaterroje ate,populizmi i obames,qe e coi Ameriken ne pragun e nje lufte civile.Dhe kjo vazhdon dhe sot e kesaj dite,ku demokrate dhe republikane per interesat e tyre te vogla,duan te shkojne me tej ne armiqesi me Rusine,kunder politikes qe desheron Trump,nje shtet i kultivuar me kulture europiane,duke i lene terren forcave te errta,te uzurpojne dhe shkaterrojne demokracine perendimore.

  • Nje analize shkencore e politikes te sotme nderkombetare dhe sidomos asaj amerikane.Sigurisht per ata qe kuptojne,jo per disa me lart qe zhgarravitin percart!

  • SHKO O SERVET PELLUMBI DHE BEJ HOMAZHE NE SHARRE TEK VARRI I ENVERIT

    sepse:

    Dacibaot analitike qe shkruan ne gazeten DITA mund te impresionojne debilet dhe dallkauket, por nuk mund te genjejne dhe mashtrojne intelektualet qe i besuan miliarderit Trump ne luften e tij te pabarabarte me klanin mafioz Clinton qe financohej nga spekullanti hungarez Soros qe mashtroi edhe Kryeministrin tone Edi Rama per te mallkuar Donal Trumpin si nje halabak ordiner nga studioja e CNN.

    PO PSE EDHE TY TE KA PAGUAR SOROSI O SIGURMISI I ENVERIT SERVET PELLUMBI?

    • I nderuar Kumandar Intelektuali .

      Te besh Homazhe ne varreza , her pas here
      eshte nje gje e mire , sepse na kujton se nje dite do te vdesim .
      Pa vdeksine ? e fitoj enveri sepse Ndertoje .

      Nashti o Tajvanist – pak leksion .

      Per te kuptuar BURRAT qe mendojne ekonomine e botes , Te lejon te kuptosh Papunesine , KUSH TI PAGUAN KESTET ,
      PERSE pushohesh nga puna , etj etj ,……..
      Por mbi te gjitha te lejon te Reagosh te shpetosh bythen tende te fishkur Balliste .
      Po s’do qe te kuptosh ? Ngelesh si Fiqte e Xhinos o Te 99 erjon ” TUM ”’ .

      Ule filxhanin , merr Lapsin dhe leter dhe fillo te shkruash .

      Deri ne 700 ekonomia ishte e THJESHTE .
      ishin mbreterit , nobili , duket , papet , si dhe Ballistet agallare qe kishin gjithçka ,,
      populli nuk kishte ASGJE .

      Me vone ndodh nje ndryshim i Mrekullushem ::
      TEKNOLLOGJIA .

      Ndodh , qe fale teknollogjise , anijeve dhe Njohjeve te reja , krijohet nje Borgjezi e re tek Plebenjte , qe po benin LEKA me tregeti .

      Po mbreterit , Nobilet , Duket , Papet , dhe ballistet intelektuale PARAZITE ç’fare bejne ?

      I lene te punojne te qete PLEBENJTE e rinje ”borgjes ” , por i TAKSONIN ashtu si Takson nje parazit TAJVANIST me Kestet .

      Taksonin shume , duke shtrydhur aq shume
      Plebenjte sa situata behej e pa tolerueshme duke plasur REVOLUCIONET .

      A NUK ME THUA O KUMANDAR , PSE
      DUHET TA TAKSOSH KUMBULLEN TIME ?

      1- Ekonomia o gjytyrym i ballsamosur ,
      eshte bere nga Njeriu , dhe nuk Bazohet tek Vjedhjet e taksimeve e kesteve .

      2– Kapitalistet Borgjes nuk jane te Besushem ,
      dhe duhet nje kontroll ndaj tyre ,.

      Pra eshte e nevojshme
      qe te kemi nje shtet te forte qe te kontrolloje
      Kapitalistet Tajvaniste PARAZITET E SHOQERISE .

      Tani , pago Kafene , Futi nje spec DJEGS
      TE dizefektosh gojen kur permend Enverin o PARAZIT , TAjvanisti

    • Kumandar Intelektual Tajvanisti .

      Shko bej shuren , ver Panolinat
      dhe shkruaj LEKSIONIN E DYTE te Ekonomise .

      —–Ke degjuar per Thomas Robert Malthus ?
      Tip ballisti ishte ,
      e di qe me thua se ç’pune ke ti qe rri tek Tajvani me kete Tipin qe ka jetuar para 200 vitesh .

      te garantoj qe ke pune si Ti edhe une me Te.
      Jane idete e ketij qe Shkerdhejne ekonomine sot .
      Ky Malthus jeton ne Angli 1776 e 1834
      ishte nje lepires bythe Mbrerterish , dukesh , baronesh , lordesh , pra nje thithes ”’ Gjaku ” KESTESH si Ty .

      Ishte nje bastard nga brenda , sepse mendonte se zgjidhja e milianave te Varfer te pa fate , ishet tu shkurtonte JETEN .
      Duke u hequr te drejten e shendetit dhe te ushqimit , Keshtu nuk do te benin shume femije ……………………………………………..dhe do te vuanin me pak .
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Kurva Eva ç’fare zgjidhje o kumandar
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

      Por ai ishte i rendesishem sepse , ishte i pari
      Ekonomist qe kuptoje , QE po nuk u krijuan kushtet qe te lejojne Konsumatoret te kene LEKA
      Per te blere EKONOMIA BIE .

      PERSHEMBULL ::
      po spive Ti kafe tek Tajvani , Tajvani fallimenton [ haaaaaaaaaaa]

      Ekonomia eshte kerkesa , dhe kur bie Kerkesa e konsumatorit BIE EKONOMIA.
      Ai kuptoje ate qe ne fillim duhet te kemi nje rroge , e pastaj fillojne shitjet .
      Ky bastardi kuptoje edhe se , Po nuk u dhe LEKA mjaftushem plebenjeve , Kush do te bleje dhe kujt do ti shesin ?

      Pra , per te kuptuar situaten e sotme Kapitaliste , duhet te njohesh mire o Tajvanist Malthusin qe eshte çelsi e fenomeneve shkateruese te Evropit .

      Leksionin e trete e ke me Leka o Fashist

  • O Servet! Ti mire shkruan por per shumicen e lopçareve Shqiptare qe u ka zene dora kompjuter eshte thjesht: “kaligrafi ne bythen e majmunit”

  • Te te vije turp per ato budallalleqe qe shkruan o ish profesori i ML. Pafytyresia e paska emrinServet; budallalleku e paska emrin Servet; kameleonizmi duhet te quhet Servet. Te gjitha fjalet e pista qe mund te perdorin njerezit duhet te zevendesohen me emrin e pergjithshem Servet qe ne anglisht do te thote servant ose ne shqip hyzmeqar. Nga hyzmeqar i Enverit tek hyzmeqar i Trampit. O njeriu bipolar. O ti copa e injorantit qe flet nga mocali i Albanistanit: ne qe banojme ne kete vendin qe po u mundoka ta ngrej ne “lartesi te papara” idhulli yt, mendojme ndryshe nga ti se e njohim me mire dhe e ndiejme dhe shohim me nga afer. O ti, qe jo shume larg me pare ishe propogandisti i Enverit, si tani na ben propaganden e te djathtes extreme. Mos mendo se nuk jemi ne gjendje te debatojme me ty o fallco njeri, por e konsiderojme turp dhe ofendim te polemizojme me nje palaco nazist si ti. Meriton cdo epitet sado i ulet qe te jete, por ne asnje menyre nuk meriton emrin njeri. Nazist do te ishte emri yt i vertete. Sa e dhimbeshme te mendosh se dikur ke patur respekt per kete gjytyrym! S’ka me lenduese ku papritur zbulon zhgenjimin. Mallkuar ai qe lendon! njerezit.

    • Mburrja me e mire,mendoj,nuk eshte ajo kur te kavderojne njerezit qe ti respekton,por ajo kur drejt mendimit apo vepres tende leshohen kone te zgjebosura,qe me copen e trurit fare pa rrudha qe kane, kurre nuk kane per te germezuar nje fjale njerezore.

  • I nderuar Kumandar Intelektuali .

    Te besh Homazhe ne varreza , her pas here
    eshte nje gje e mire , sepse na kujton se nje dite do te vdesim .
    Pa vdeksine ? e fitoj enveri sepse Ndertoje .

    Nashti o Tajvanist – pak leksion .

    Per te kuptuar BURRAT qe mendojne ekonomine e botes , Te lejon te kuptosh Papunesine , KUSH TI PAGUAN KESTET ,
    PERSE pushohesh nga puna , etj etj ,……..
    Por mbi te gjitha te lejon te Reagosh te shpetosh bythen tende te fishkur Balliste .
    Po s’do qe te kuptosh ? Ngelesh si Fiqte e Xhinos o Te 99 erjon ” TUM ”’ .

    Ule filxhanin , merr Lapsin dhe leter dhe fillo te shkruash .

    Deri ne 700 ekonomia ishte e THJESHTE .
    ishin mbreterit , nobili , duket , papet , si dhe Ballistet agallare qe kishin gjithçka ,,
    populli nuk kishte ASGJE .

    Me vone ndodh nje ndryshim i Mrekullushem ::
    TEKNOLLOGJIA .

    Ndodh , qe fale teknollogjise , anijeve dhe Njohjeve te reja , krijohet nje Borgjezi e re tek Plebenjte , qe po benin LEKA me tregeti .

    Po mbreterit , Nobilet , Duket , Papet , dhe ballistet intelektuale PARAZITE ç’fare bejne ?

    I lene te punojne te qete PLEBENJTE e rinje ”borgjes ” , por i TAKSONIN ashtu si Takson nje parazit TAJVANIST me Kestet .

    Taksonin shume , duke shtrydhur aq shume
    Plebenjte sa situata behej e pa tolerueshme duke plasur REVOLUCIONET .

    A NUK ME THUA O KUMANDAR , PSE
    DUHET TA TAKSOSH KUMBULLEN TIME ?

    1- Ekonomia o gjytyrym i ballsamosur ,
    eshte bere nga Njeriu , dhe nuk Bazohet tek Vjedhjet e taksimeve e kesteve .

    2– Kapitalistet Borgjes nuk jane te Besushem ,
    dhe duhet nje kontroll ndaj tyre ,.

    Pra eshte e nevojshme
    qe te kemi nje shtet te forte qe te kontrolloje
    Kapitalistet Tajvaniste PARAZITET E SHOQERISE .

    Tani , pago Kafene , Futi nje spec DJEGS
    TE dizefektosh gojen kur permend Enverin o PARAZIT , TAjvanisti

  • Kumandar Intelektual Tajvanisti .

    Shko bej shuren , ver Panolinat
    dhe shkruaj LEKSIONIN E DYTE te Ekonomise .

    —–Ke degjuar per Thomas Robert Malthus ?
    Tip ballisti ishte ,
    e di qe me thua se ç’pune ke ti qe rri tek Tajvani me kete Tipin qe ka jetuar para 200 vitesh .

    te garantoj qe ke pune si Ti edhe une me Te.
    Jane idete e ketij qe Shkerdhejne ekonomine sot .
    Ky Malthus jeton ne Angli 1776 e 1834
    ishte nje lepires bythe Mbrerterish , dukesh , baronesh , lordesh , pra nje thithes ”’ Gjaku ” KESTESH si Ty .

    Ishte nje bastard nga brenda , sepse mendonte se zgjidhja e milianave te Varfer te pa fate , ishet tu shkurtonte JETEN .
    Duke u hequr te drejten e shendetit dhe te ushqimit , Keshtu nuk do te benin shume femije ……………………………………………..dhe do te vuanin me pak .
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Kurva Eva ç’fare zgjidhje o kumandar
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

    Por ai ishte i rendesishem sepse , ishte i pari
    Ekonomist qe kuptoje , QE po nuk u krijuan kushtet qe te lejojne Konsumatoret te kene LEKA
    Per te blere EKONOMIA BIE .

    PERSHEMBULL ::
    po spive Ti kafe tek Tajvani , Tajvani fallimenton [ haaaaaaaaaaa]

    Ekonomia eshte kerkesa , dhe kur bie Kerkesa e konsumatorit BIE EKONOMIA.
    Ai kuptoje ate qe ne fillim duhet te kemi nje rroge , e pastaj fillojne shitjet .
    Ky bastardi kuptoje edhe se , Po nuk u dhe LEKA mjaftushem plebenjeve , Kush do te bleje dhe kujt do ti shesin ?

    Pra , per te kuptuar situaten e sotme Kapitaliste , duhet te njohesh mire o Tajvanist Malthusin qe eshte çelsi e fenomeneve shkateruese te Evropit .

    Leksionin e trete e ke me Leka o Fashist

  • Shoh qe shume komentues e shajne apo e kritikojne dhe
    me fjalet me denigruese, profesorin e mirenjohur, ish-
    Kryeparlamentarin e Shqiperise, Servet Pellumbin. Zote-
    rinj e keni gabim fund e krye ! T’i kishim te gjithe apo ve-
    tem nje pjese te kupoles se lidershipit shqiptar, Shqiperia
    do te ishte ndryshe nga c’eshte sot.por fatkeqesisht ne
    lidershipin shqiptar dje edhe sot sundon vulgariteti, primi-
    tiviteti ,prepotenca dhe arriganca e politikaneve ,pa per-
    mendur ketu sistemin e drejtesise,i njemije te zezave dhe
    as ja vlen t’i marresh ne konsiderate horrat,dallaverexhijt,
    kasapet e pashpirte te ketij sistemi te percudnuar e de –
    graduar ,qe sic thote vete kryeministri ” drejtesia blihet me para ” : Para-mall- para ! Turpin me te madh ne bote
    e perfshine sistemi yne i drejtesise !
    Zoterinj qe kerkoni te hidhni balte mbi profesorin : Une
    dua te shtoj faktin se ju ose nuk e njihi fare profesor Ser-
    vetin ose e njihni jashtzakonisht pak ,shume pak. Mund
    t’ju them se profesor Serveti ka qene dhe mbetet njeriu
    me me kulture qe ka vendi yne sot,njeriu me i ekulibruar,
    njeriu qe i mbijetoi perndjekjes per shkak te vellait te tij,
    Lirim Pullumbi. Prandaj ,me vjen keq qe keni hedhur kaq
    balte ne menyre krejt subjektive .
    I kundershtoj te gjithe komentet tuaja sepse e njoh prej
    40-45 vjet profesorin tim.
    Se fundi dua t’ju permend shprehjen e nje lideri apo filo-
    sofi ku thote: ” Shqiponja e ‘plagosur’ mund te fluturoje ne
    lartesine e pules,por pula kurre nuk mund te fluturoje ne
    lartesine e shqiponjes”. Nuk po e them se kush e ka the-
    ne dhe per cilen e ka thene per mos ngjallur kontraversia-
    lite,debat e polemike. Konkluzionet zoterinj nxirrni ju vete
    mbi baze e meditimit dhe reflektimit . Per sot kaq,neser na pret nje dite e re ! Mirupafshem !!

  • Profesor esshte mire te na shpjegosh
    perse Shqiperia ndodhet sot Ekonomisht dhe politikisht kaq poshte …. Po europa .?
    Prandaj o servet lere trampin se eshte i nje tjeter kishe ai .
    Ne kerkojme te dime pse Kambana e kishes sone nuk punon – kurse ti na shpjegon kambanen e kishes se fshatit tjeter .

    • I shkruante dhe i ankohej peshkopi prifti i një fshati dhe donte t’i shpjegonte përse nuk binin kambanat në fshat:”Ka një mijë arësye pse nuk bien këmbanat në fshatin tonë.Së pari Hirësi,nuk kemi asnjë kambanë…” Peshkopi i kthehet:”Po atëherë pse më llomotit për një mijë arësye?”. Kështu edhe me Shqipërinë e varfër nuk ka asnjë dorë të ndershme dhe të mënçur që t’u bjerë këmbanave…

  • u be prof duke lundrtuarr ne keneten e Tiranes e tani do te thaje ate te vashingtonit.,Bolll o Adrian me keta tee trustit tee luleellakres se po ii japiin mend botes kur po varrosin shqiperine

  • botoni komentet e mia komunista , asht tu u djeg kur shkruj un ..
    amerika asht liria , leket dhe jeta e lire , e nuk dum nji komunist me na deftu se cka eshte amerika . trump nuk eshte komunist .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *