Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha se SHBA nuk kërkon nga Serbia të zgjedhë midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
“Ne e mbështesim fuqishëm Serbinë në rrugën e saj kah BE-ja dhe nuk mendojmë se kjo i përjashton marrëdhëniet e mira me Rusinë”, tha Scott për gazetën “Novi Magazine”, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Duke folur për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, Scott tha se është bërë përparim i madh në dialogun e Brukselit, porse disa obligime nuk janë përmbushur dhe se të dyja palët duhet të bëjnë më shumë për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet.
“Disa obligime mbeten të papërmbushura. Mungesa e përparimit sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është një shembull”, tha mes të tjerash Scott.

Eshte ne interes te Sh.B.A se te shkeput Serbine nga Rusia,kjo dihet.
Sa per Kosovon,eshte si nje “dashnore” qe nuk ka se nga lev iz.ndryshe e peson si Qipro.
Prandaj Serbia do futet ne Evrope dhe Turkoallvanosat e Rrdogan it ne Kosove duhet te mendohen mire.
Pellazgaqis = Janullaqis = oturaqis