A do t’i lejonte kush nazistët sot të përdhosnin 8 majin 1945? Pse lejohet Vuçiç të përdhosë 24 marsin 1999?

redaktor

 

 

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Një histeri naziste ka shpërthyer dhe kulmoi në 24 mars nga presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe nga qeveria serbe, kundër ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Serbi në 24 mars 1999.

Një histeri publike filonaziste e konkretizuar në glorifikimin e forcave kriminale serbe, që ndërmorën agresionin dhe spastrimin etnik në Kosovë në vitet 1998-1999. Presidenti Vuçiç organizoi në 24 mars glorifikimin nëpërmjet një shtatoreje të një komandanti kriminel të forcave speciale të policisë serbe në Prizren gjatë agesionit serb në Kosovë.

Vuçiç sulmoi NATO-n me fjalor utranacionalist se “NATO-s duhet t’i vijë turp  nga vetja për agresionin e 1999”. Presidenti serb bën një paraqitje kokëposhtë të historisë dhe fsheh agresionin e përgjakshëm të Millosheviçit në Kosovë dhe quan “agresion” ndërhyrjen humanitare të 19 shteteve demokratike të Aleancës Atlantike kundër shtetit agresor serb.

Në 24 mars shërbimet e posaçme qeveritare serbe organizuan një manifestim masiv në Beograd për të dënuar NATO-n dhe në përkrahje të agresionit rus në Ukrainë. Në manifestimet e ndryshme anti NATO mori pjesë dhe ambasadori rus në Beograd.

Po në 24 mars lideri i bandës fashiste ruse “Ujqit e natës” njoftoi se sëbashku me përfaqësues nga Serbia dhe nga “serpska republika” kanë mbjellë n malin Gasforta të Krimesë një pemë me emrin e Millosheviçit, në nderim të kriminelit ndërkombëtar të luftës, i cili vdiq në Gjykatën e Hagës.

Serbia i kërkoi në 24 mars edhe Malit të Zi që të përfshihej në këtë histeri antiatlantike, për të lejuar përfaqësues të forcave ushtarake serbe të organizonin ceremonira për një ushtar serb të vrarë në vitin 1999. Por Minisria e Jashtëme e Malit të Zi e refuzoi kërkesën provokuese të qeverisë serbe.

Me një histeri zyrtare dhe masive të veçantë presidenti Vuçiç dhe qeveria e tij celebruan këtë vit ditën zyrtare anti Nato, 24 marsin, ditë e vendosur nga qeveritë serbe qysh në vitin 2000 për të sfiduar NATO-n dhe Perëndimin.

Por tani histeria anti NATO e presidentit Vuçiç ka arritur përmasa absurde, sepse me zhurmën serbe për të ashtuquajturin “agresion të NATO-s në 1999”, ai kërkon të mbulojë realitetin e agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe të krijojë një alibi artificiale për mosdënimin e agresionit rus nga Serbia dhe për refuzimin e Serbisë ndaj sanksioneve të tanishme të BE ndaj Rusisë.

Që nga 24 shkurti i nisjes së agresionit rus në Ukrainë e deri më sot Vuçiçi nuk ka thënë gjysëm fjale për të dënuar agresionin rus. Disa idiotë të dobishëm të Serbisë në Tiranë dhe në ndonjë kryeqytet të BE nuk dihet pse u përpoqën t’ia shesin opinionit të tyre publik si ar diplomatik kallpin serb të bashkimit të Beogradit me 141 shtete në votimin e rezolutën s OKB në 2 mars, që dënonte agresionin rus.

Ajo vota serbe ishte pjesëmarrje bizantine e Serbisë në një miting diplomatik, ku në 141 shtete nuk bie në sy shteti individual. E vërteta është se presidenti Vuçiç dhe Serbia, edhe pas miratimit të rezolutës së OKB, nuk e kanë dënuar asnjëherë Rusinë nominalisht për agresionin në Ukrainë.

Manifestimeve shtetërore kulmore të histerisë naziste të udhëheqjes serbe në mbrojtje të agresionit serb në Kosovë në vitin 1999, iu dha një jehonë e jashtëzakonëshme në mediat ruse, ku në 24 mars mbi 60 media ruse i kushtuan hapësira të mëdha histerisë së Serbisë kundër NATO-s.

I kushtuan, sepse është një mbrojtje e vlefëshme për Rusinë në këtë kohë të izolimit të saj të madh diplomatik europian dhe ndërkombëtar, dhe një ndihmë që i vjen agresorit rus nga shteti i vetëm europian, që nuk është bashkuar me sanksionet e BE ndaj Rusisë dhe shteti i vetëm që nuk e ka dënuar invazionin rus në Ukrainë.

Përballë kësaj histerie filonaziste dhe antishqiptare të Serbisë për 24 marsin 1999 kemi heshtjen uluritëse të Tiranës zyrtare.

Shihni faqet zyrtare të kryeministrisë dhe të ministrisë së jashtëme në 24-25 mars dhe nuk do të gjeni asnjë deklaratë apo fjalë përshëndetje dhe mirënjohje për aktin e jashtëzakonshëm historik të 19 shteteve demokratike të NATO-s, të cilat ndërhynë dhe shpëtuan Kosovën nga gjenocidi dhe spastrimi etnik dhe sollën lirinë dhe pavarësinë e saj. Tirana kishte një rast të rrallë të bënte detyrën kushtetuese dhe kombëtare, sepse në 24 mars u zhvillua samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s në Bruksel, kur morën pjesë dhe kryeministri shqiptar, bashkë me ministren e jashtëme dhe ministrin e mbrojtjes. Ishte një forum dhe rast ideal diplomatik dhe moral që Shqipëria të falenderonte NATO-n për kontributin historik të çlirimit të Kosovës.

Një rast tjetër për të shprehur mirënjohjen shqiptare ndaj NATO-n ishte edhe ndarja nga jeta në 23 mars e arkitektes diplomatike për ndërhyrjen atlantike në të mirë të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, sekretares së famshme të shtetit në qeverinë e presidentit Bill Klinton, diplomates së rallë Medlin  Ollbrajt, e cila meriton të quhet “heroinë e kombit shqiptar”  dhe të ketë një shtatore në mes të Tiranës.

Por nuk gjendet asnjë deklaratë qeveritare në 24 mars për të shprehur mirënjohjen ndaj NATO-s dhe për t’iu kundërpërgjigjur fushatës naziste të presidentit serb, i cili ka ngritur një fabrikë balte për përdhosjen e ndërhyrjesl lirisjellëse të NATO-s dhe po shfryn urrejtjet nacionaliste serbe kundër Kosovës, kundër kombit shqiptar dhe kundër NATO-s.

Shqipëria ka detyrimin kushtetues që të mbrojë të  vërtetat historike të kombit shqiptar dhe të Aleancës Atlantike në Ballkan. Ka detyrën kombëtare që t’i përgjigjet antishqiptarit të madh Vuçiç, që drejton Serbinë sot, dhe të mos lejojë gënjeshtrat dhe platformat fashiste serbe të helmojnë Ballkanin.

E papranueshme është edhe heshtja e BE përballë kësaj histerie naziste në Beograd. Presidenti serb bën në 18 mars deklaratën skandaloze fashiste që “Unë them se Millosheviçi nuk është fajtor” dhe Borrellët, Lajçakët dhe asnjë zyrë diplomatike e BE nuk jep alarmin për këtë thirrje dhe program luftënxitës serb në rajon.

Në vend që të merret me politikën e rrezikëshme dhe proruse të presidentit serb, i cili po ringjall fantazmat e Millosheviçit, në vend të merret me qeverinë serbe që po ngren shtetin dhe populllin serb në manifestime për mbrojtjen e agresionit rus në Ukrainë, burokracia diplomatike e BE gjen kohë dhe shpreh përkrahje për rivendikimet territoriale të Serbisë në Kosovë me pretekstin absurd të organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Nuk dihet se cila është ajo mendje e ndritur diplomatike në BE që në këtë situatë të zjarrit rus në Europë dhe kur Serbia është aleate e atij zjarri, kritikon Kosovën pse nuk lejon zgjedhjet serbe në territorin sovran të shtetit të Kosovës.

Asnjë diplomat i asnjë shteti anëtar të BE nuk është në gjendje të sjellë qoftë dhe një shembull të vetëm kur një shtet anëtar i BE ka lejuar që të mbahen në territorin e vet zgjedhje ruse, bjelloruse apo iraniane.

Duke heshtur përballë kësaj përdhosje, që presidenti serb i bën të vërtetës historike të ndërhyrjes humanitare dhe çlirimtare të NATO-s në 1999, duke bërë mumjen përballë histerisë naziste të presidentit serb, me dashje apo pa dashje i jepet ndihmë gjithë strategjisë dhe frymës fashiste të agresionit rus në Ukrainë.

Serbia po përdhos historinë atlantike dhe europiane të 24 marsit 1999 dhe po glorifikon kriminelët e saj të luftës. Serbia po ndjek modelin rus të sjelljes, një sinjal alarmant se ajo mund të tentojë në rajon atë që ndërmori Rusia në Ukrainë.

Diplomacia e BE dhe ajo ndërkombëtare nuk mund dhe nuk duhet të mbyllin sytë përpara rrezikut, që vjen rajonit nga Serbia nacionalfashiste. Rusia dhe Serbia janë vëllezërit siamezë të nazizmit dhe të agresionit.

Share This Article
11 Comments
  • Asgje nuk do ndodhe!
    Ne Shqiperi nazistet e te gjitha partive politike me ne krye Sali Berishen dhe Edi Ramen,kane PERDHOSUR Luften Antifashiste Nacional Clirimtare,diten e Clirimit te Shqiperise,29 nentor 1944,luften e divizioneve partizane te UNCL per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi dhe 650 deshmoret e rene ne lufte ne ish Jugosllavi etj dhe ASGJE NUK KA NDODHUR!
    E cfare na duhet ne 8 maji 1945,kur per LANC-in vjellin vrer Berisha dhe Rama edhe sot,ndersa ambasadat e SHBA dhe Britanise se Madhe,qe kane patur perfaqesuesit e tyre prane Shtabit te Pergjithshem te UNCL,dhe Enver Hoxhes,kane dhene ndihma te medha per ate lufte deri ne parakalimin e reparteve partizane ne 28 nentor 1944,NUK KANE THENE ASNJE FJALE”!
    Mos valle edhe keto shtete gabuan qe mbeshteten partzanet per te ardhur ata ne pushtet?
    Po bashkepunimi i tyre me BRSS dhe Stalinin,mos u be qe te fitonte komunizmi ne lindje apo u luftua kunder nazi fashizmit?
    Ja per kete duhet te flasin te gjitha palet dhe jo te ngaterrohet qellimisht LANC-i me ndertimin e socializmit me pas!

  • Edhe gazetari i Zerit te Popullit te Enverit, Shaban Murati e ka kuptuar me ne fund te verteten qe kelthet dhe bertet ashiqare:

    KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE

    por:

    Titulli i ketij shkrimi si indulgjence enveriste me finte demagogjike bolshevike nuk perputhet me permbajtjen,

    sepse:

    C’do te thote klisheja e vjeter e perdorur ne kryeradhe:

    “…A do t’i lejonte kush nazistët sot të përdhosnin 8 majin 1945?…”

    qe:

    Eshte data e zeze e pushtimit te Botes nga Murtaja e Kuqe bolshevike dhe qe ngjan si dy pika uji me daten e zeze te shqyptareve 29 nentori 1944?

  • O Shabe,po ty dhe tere shqitaret na ka perdhunuar kreret neofashiste tridhjet vjet ne pushtet..ti flet per serbi e kosove.Pse ke frike te thuash qe Edi Rama ka shkelur mbi gjakun e te reneve ne krah te sali Karaxhixh…

  • Shabo, po ti je edhe diplomat pra duhet ta dish fort mire pergjigjen e pyetjes retorike qe ke si titull!
    Nejse, nese nuk e di mesoje : Perendimi i vetshpallur etalon i Demokracise ne realitet eshte Etalon i Konjuktures!
    Kur ja do konjuktura mbyll sy e veshe, kur ja do interesi gjen edhe fijen e flokut ne kashte.
    Serbia eshte shembulli konkretizues qe i cjerr masken e demokracise ne surrat ketij Perendimi dhe kete e ben prej 1999 e tani qarte fare ne 24 mars 2022 ne mes te Beogradit me vete Presidentin e tyre Aleksander Vucic qe ky Perendim per turpin e vet ben sikur nuk e sheh por kembengul akoma paturpesisht per tryeza Kosove-Serbi edhe pse Presidenti i Serbise prap e prap ja perserit ne sy se nuk e njeh pavaresine e Kosoves.
    Ky pra eshte shkaku o Shaban Murati – Perendimi nuk eshte Etalon demokracie e as ka qene asnjehere, sepse ka qene eshte e do mbetet Etalon K-O-NJ-U-K-T-U-R-E me baze interesat e jo parimet demokratike qe kurre nuk i ka patur.

  • Ju lumte z.Ambasador.Do zoti hapin syte qorrat e Tiranes.I lumte Kurtit per patriotizmin e nuk lejoi zgjedhjet serbe ne Kosove.Turpi e mbulofte brekushen me gjithe ate pali ministre te jashtme qe jo vetem nuk vleresuan Naton ne Samit por as mbeshteten KM kroat per anetaresimin e Kosoves ne Nato.Kete as qeveria kuislinge e Putes nuk do guxonte ta bente.E quan lajm foton me brekushen ne rresht pare qe e zuri vete.Ska asnje protokol qe ai te qe aty.

  • Boll o Murat se na merzite; ata ate pune kane; ti/ne e fituam Kosoven si nje dhurate nga Zoti ( Klinton Ollbrajt); shiko se c’ben sot Rusia per Dombas etj… edhe nje here t’i falemi zj. se ndjere Ollbrajt.

  • PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!
    E vërteta është se Europa ku ne dëshirojmë të shkojmë, e shpalli atë Datë, pra datën 9 Maj,- “Victory in Europe Day”, pra “Dita e Fitores në Europë”.
    Kështu që në orën 12 të natës së 8 majit, u takuan dy personalitete. Gjeneral Zhukovi dhe gjeneral Vilhelm Kaitel. Gjenerali gjerman me një karrierë të shkëlqyer në radhët e ushtrisë prusiane, i vlerësuar nga Hitleri për aftësitë e tij, por edhe për karakterin e tij të fortë, e kishte fituar gradën qysh në vitin 1940.
    “Ejani të firmosni këtu”- tha Zhukovi, duke iu drejtuar përfaqësuesve gjermanë. U afrua i pari gjeneral Kaiteli, duke mbajtur Thuprën e Gjeneralit. I ndjekur nga gjeneralët Fridemburg dhe Stubf. Traktati i dorëzimit, fillonte me fjalët:
    “Nënshkruesit e mëposhtëm, duke vepruar në emër të Drejtimit më të Lartë Gjerman, jemi dakord me dorëzimin pa kushte të të gjitha forcave tona të armatosura; në tokë, det dhe ajër” .
    Nazistët, nuk munden e nuk do guxojnë(edhe ca kohë), të përdhosin, a datën 8 Maj, e as datën 9 Maj të vitit 1945.
    Por ka disa vite, që në Europë, bëjmë sikur harrojmë 9 Majin e fitores mbi nazifashizmin dhe “i mëshojmë”… “ditës së Europës”. Punë e politikanëve, shteteve, ndoshta më shumë, edhe e… “grupeve të interesit”.
    Pra atë e përdhosi Europa vetë, duke shpallur me tam-tame “bashkimin” e saj, domethënë bashkimin e industrisë së qymyreve dhe çeliqeve.
    Dhe është ajo palo “europë e bashkuar”, që i bën masazh Vuçiçit të Millosheviçit.
    Sa për “intelektual-ërit”, që komentojnë në fund të këtij shkrimi, as nuk ia vlen të merresh me ta.
    E zeza e keqe e tyre, është se asgjë nuk kuptojnë nga shqetësimi i intelektualit të madh patriot, Profesor Shaban Murati.

  • Nazistet Gjermane me ne krye Fyhrerin Adolf Hitler,tentuan te Ndertonin Digen e popujve Autoktone te Evropes perballe VERSHIMIT SLLAV.Tentuan te izolojne Furnitoret dhe nxiteset e sllaveve, Angline dhe Francen
    Popujt Authoktone te Evropes Shqiptaret,Rumunet,Thrako-bullgaret,iliro-kroatet,Prusianet,Balltiket,Finlandet.Latinet, u perkrahen nga Gjermanet,qe te bashkojne territoret e zaptuar nga sllavet.
    Perfshirja me dinakeri e Amerikes ne kete lufte nga biushtra engleske,prishi raportin e forcave ne Europe.
    Pushtimi komunist i i Botes nga Rusia bolshevike dhe aleatet e saj sllave dhe cin macin i ka kushtuar botes miljona viktima dhe shkaterrime te papara.
    Sot po e kuptojne Amerikanet cfare gabimi kane bere duke fuqizuar Rusine sovjetike..

  • Kur u duhen si Nazistet dhe I.S.I.S atyre qe controllojne Propaganden dhe Marredheniet e shtete e nuk e kane problem.
    Mua personalisht me shqeteson fakti qe me grusht Shteti nga Angloamerikanet e “Krishtere” rrezuan nje President te zgjedhur ne Ukrahine si Janukovic dhe vendosen Njeriut e Tyre.
    Pas ketij Grusht Shteti dy zona kerkuan Pamvaresise nga keto qellime pushtuese dhe percarese.
    Pas kesaj filluan vrasjet,bombardimet e perditshme per reth 8 vjet dhe Perendimi bente “Syrin Qorr”!
    Perse keta Naziste vrane Vellezerit e tyre ne interes te Imperialisteve?
    Lufta ne Ukrahine ka filluar qe me krijimin e Natos kur Kryetari i Saj kishte thene qe Natua qellimin e Saj e ka qe Amerikanet Brenda,Germanet poshte dhe Rusia jashte.
    Ishte ceshtje kohe edhe per fatkeqesi e e Ukrahines.
    A ka Hipokrizi me te Madhe per Perendimin qe te futi hundet ne popuj me te Njejten Histori dhe Tradite ne Emer te “Demokracise”?
    Perse propaganda Perendimore ishte kaq “E Ndjeshme” per Ukrahinen Ruse dhe jo me Shkaterrimin e Lindjes se Mesme?
    Pushtimit te Qipros nga Islamiket e Sulltaneve?
    Prisni se keto plane djallezore do trokasin edge ne deen tone ne Ballkan sado te duket “e pamundur”.

  • Shabani, të lutem gërmoni ndër vite, çdo 8 apo 9 Maj, në gazetat apo faqen zyrtare të presidentit dhe qeverisë së Shqipërisë dhe t’Ukrainës, a do të gjeni ndonjë artikull apo ceremoni përkujtimore festive për Fitoren e Madhe ndaj pushtuesit nazist !?
    Me të drejtë ju reagoni ndaj sërbëve , Vuçiçit. Por në këto 30 vjet, janë përbaltur Fitimtarët dhe janë vënë në piedestale bashkëpuntorët e pushtuesëve.
    Pra, vlerat dhe cilësitë e shkëlqyera të popullit tonë, por edhe të popujve të Lindjes Socialiste , përdhosen ose imponohen drejt harresës. Dhe e gjitha kjo bëhet nën një dirigjencë, që ju Shabani e dini fare mirë.
    Shkurt, jemi nënshtruar deri në palcë, ndaj thirrjet për reagim të Europës dhe qeverisë shqiptare bien në vesh të shurdhër.
    Nuk kemi më dinjitet dhe sovranitet . Nuk na duhen : – I kemi zëvendësuar me NATO dhe me lutjet drejtuar “Zotit” – BE.

  • Zoti Murati,cka pret ti prej nje qeveria (me shumice minoritare)qe per kryeminister ka nje shqiptare qe vepron si minoritar ,kryekuvendare nusen e nje serbi,president ka zgjedhe nje hajdut me name( qe e manipulon sipas qefit ).Nje kryeminister qe thote jam i majte ,vepron si i djathte,thote jam katolik dhe punon si ortodoks (bene krushqi me serbomaqedonet) thote ne Beograd ,Kosova eshte e pavarur dhe pastaj lene Kosoven dhe bene aleanca meSerbine.Qone detin shqiptare ne gjykaten nderkonbetare per tia dhene pastaj serbes grekut.Thote kame gruan muslimane ,por e kryqezon greku jonullatus….asnje nga femite nuk ka emer shqiptare.Asnje bashkepunim me shqiptaret jashte R.Shqiperise .Cka ka shqiptare kryeministri yne? qe per mik ka Aleksander Vucic,i cili bashkepuntor me te afert ka A.Vulin,Dacic ,Bernabic…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *