Dekani i universitetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laci u ka bërë thirrje personelit akademik të marrë pjesë në asamblenë e jashtëzakonshme ku pritet të vendoset për vijimësinë e grevës së pedagogëve.
Universiteti i Historisë dhe Filologjisë dhe ai i Shkencave Sociale, janë të vetmit që vazhdojnë bojkotin e mësimit ndërsa në të gjitha universitetet e tjera mësimi ka nisur të zhvillohet normalisht.
Pas mbledhjes së fundit asambleja e pedagogëve hartoi disa kërkesa për qeverinë dhe u bëri thirrje stafeve akademike që të vazhdojnë grevën.
Ndaj edhe studentët e fakultetit të Shkencave Sociale, presin vendimin e pedagogëve që do të mblidhen sërish nesër në asamble për të vendosur përfundimisht nëse do të futen në grevë, apo do të vijojnë bojkotin.
Ndërkohë që edhe fakulteti i Histori-Filologjisë nuk ka marrë ende një vendim lidhur me vijimin e grevës së pedagogëve.
Duke qënë se ende nuk ka një vendim të qartë nëse greva e pedagogëve do vazhdojë apo jo, Dekani Sabri Laci ka bërë thirrje për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme të asamblesë së FHF-së, drejtuar personelit akademik të këtij fakulteti.
Shkresa zyrtare nënshkruar nga Sabri Laci:
“Mbështetur në nenin 41, pika 3, të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Nenin 45, pika 3, të Statutit të UT-së vendosa:
Thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së, me rend dite: situata në FHF dhe propozimi i zgjidhjeve.
Kërkohet prania e gjithë personelit akademik”
f.h/dita

Arsimi i larte dhe KERKIMI SHKENCOR.
Pika qe su bie.
Kush ka bere kerkim dhe çfar rezultate ka patur.
Kerkime jane bere per te gjetur tema te gateshme dhe jane kopjuar per te marre tituj shkencre (vidh te vjedhim). Ne fakt nuk u interesojne titujt por te mirat qe vijne nga to
Per politiken e moçaleve keni dhene goxha ndihmese:
Parazite ngaterrestare.
Askush nga ta nuk u shqetesua se greva e tyre rrezikon studentet te humbin vitin, por bejne greve per interesat e tyre.
Sigurisht,dy fakultetet cerdhe te Shqupit,fakulteti i dopio Markut e se shoqes dhe fakulteti i Argites.