A donte ta digjte si Notre-Dame? Kapet me benzinë para katedrales

J L

Një burrë 37 vjeç me probleme të theksuara mendore ka tentuar t’i vërë flakën katedrales së Saint Patrick në New York, SHBA.

Fatmirësisht është ndaluar para se të vinte në zbatim planin e tij.

Marc Lamparello mbante me vete dy kuti benzinë kur dy vëzhguesit e katedrales e ndaluan ndërkohë që tentonte t’i drejtohej hyrjes qëndrore.

Ndoshta burri kërkonte ta digjte si Notre Dame, pak pasi ishte ndikuar nga lajmi që bëri xhiron botërore.  Sipas policisë në momentin e ndalimit, Marc Lamparello mbante me vete dy kuti benzine 5 litërshe.

Pas zjarrit të Notre-Dame në Paris shumë katedrale në botë kanë intensifikuar kontrollet (edhe pse në rastin francez është pothuajse e sigurtë se bëhet fjalë për një aksident).

Dhe pikërisht ishin rojet private të kishës së Shën Patrikut që ngritën alarmin kur panë Lamparellon duke hyrë në katedrale.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *