Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: A duhet opozita të përdorë çështjen e lëndëve kimike?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > A duhet opozita të përdorë çështjen e lëndëve kimike?
Letrat e Lexuesve

A duhet opozita të përdorë çështjen e lëndëve kimike?

redaktor
Published November 13, 2013
Share
SHARE

 

Natyrisht që po. Opozita ka të drejtën e saj të jetë një zë i qartë dhe i artikuluar pro ose kundër kësaj çështje. Qeveria ka më shumë përgjegjësi për të mbajtur një qëndrim të matur dhe për të marrë një vendim të përgjegjshëm për vendin, ndërsa opozita e ka më të thjeshtë. Ajo duhet të thotë PO ose JO kësaj çështje, duke e trajtuar si aksion të saj.

Por në Shqipëri po ndodh e kundërta. Opozita është me e paqartë se sa qeveria në këtë çështje. Lulzim Basha ka dhjetë ditë që nuk thotë as PO as JO për lëndët kimike, por thotë të jetë qeveria e qartë. Ky mund të jetë i vetmi lider opozite në botë që varet nga qeveria dhe jo nga bindjet dhe idetë e tij. Sot asnjë opozitar dhe asnjë qytetar i këtij vendi nuk di se ç’mendon Lulzim Basha për lëndët kimike, por di që ai kërkon të dijë se ç’mendon qeveria.

Kjo sjellje atipike prej struci, kjo ikje nga përgjegjësia dhe pafuqia për të qenë një lider vendimmarrës, e bëjnë atë ashtu siç e bëjnë, një lider tek i cili nuk beson askush dhe që detyron shqiptarët të votojnë me tre të katërtat kundër tij. Lulzim Basha është aq pa shtyllë kurrizore sa nuk i shkon as lufta, as paqja, as opozita, as pushteti. Edhe kur vrau katër qytetarë dhe la jetimë tetë fëmijë, u fsheh pas pantallonave të mbushura të Berishës, dhe kur kërkon të bëjë opozitarin, kërkon ta fshehë fytyrën pas kundragazeve të lëndëve kimike, edhe kur të shkojë pranë vendit ku vrau Ziverin, Aleksin, Faikun dhe Hekuranin, kërkon të mos i duket fytyra. Ky dyzim i tij si lider opozite, që ndjek dyzimin e karakterit të tij, janë në të vërtetë armiku real i opozitës, janë sëmundja që nuk do ta lejojë këtë njeri të bëhet kurrë udhëheqës.

redaktor November 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Atdheu ne Rrezik says:
    November 13, 2013 at 7:53 pm

    Lul Berisha eshte nje vemje me dipllom pink hollandeze,me dekorata serbe ne gjoks,dhe me vulen greke te tradhtise ne balle.
    Kjo opozite i duhej Edi Rames.
    Opozit e friksuar se po i prishin pallatin dhe do e fusin ne burg per vrasje dhe vjedhje.
    Edi Rama e tregoi veten nje politikan i pabese nje Politikani i ndyre,qe shkel kushtetuten e Shqiperise,qe perdhos ligjin qe sapo miratoi ne Parlament.
    Edi Rama ti je Vrasesi i popullit qe e genjve me premtime .
    Edi Rama ka vendos me kohe per ardhjen e armve kimike te shfarosjes ne mase,dhe tani po mundohet te na nxjerre si fitimtar..
    Cdo gje tjeter o njerez eshte vetem Justifikim per ti hedhur trute e GOMARIT nje populli te shkatruar,ekonomikisht,moralisht dhe piqikisht.
    Na i vrave shpresat more i mallkuar.
    Ed DROGMENI e ka marre vendimin me kohe dhe ekspertet ameriakn,si ata qe flisnin per Gerdecin dhe 21 Janarin vetem i dalin ne mbrojtje ketij PSIKOPATI.
    MJER SHQIPERIA çfare i ben keta MASKARENJE.
    Ku eshte FRD ,ku eshte Bamir Topi???,
    Miq te nderuar te mblidhemi te klithim,te qjajme dhe te ulerijme,se vetem kete gje ne dim ta bej me mire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?