A duhet përgëzuar Izet Haxhia?

redaktor

Personalisht, do doja ta përgëzoja dhe do isha i gatshëm të pranoja pendesën e tij, nëse do deklaronte publikisht, se është i gatshëm t’i vihet në dispozicion drejtësisë dhe shtetit shqiptar, si dëshmitar i krimeve të kryera në emër të atij, që është kthyer në simbolin e së keqes në këtë vend. Thënë këtë, do ishte përgjegjësi e shtetit shqiptar, të vendoste se çfarë do bënte me një gatishmëri të tillë. Do ishte shprehje e mentalitetit të shpellës, nëse gjithë instancat e kësaj administrate shtetërore, vetëm dëgjojnë dhe lexojnë deklaratat e z.Haxhia, por nuk reagojnë dhe nuk lëvizin as gishtin e vogël të dorës. Pjesë e aktivitetit të një administrate shtetërore të përgjegjshme, është që të gjejë mënyrat dhe rrugët ligjore të duhura, për t’u përballur me situata të tilla. Çdo gjë tjetër, do ishte vetëm vazhdimi i rrumpallës së atij, për të cilin na dëshmon, dëshmitari dhe truproja Haxhia.

Kemi humbur shumë kohë me shkatërrimin e të ardhmes së këtij kombi. Situata e sotme ofron kohën dhe burimet e duhura, për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga falsiteti dhe degjenerimi i asaj që quhet Berishizëm. Është burimi i shumë të këqijave që ka përjetuar ky komb në çerek shekullin e fundit. Është burimi i antishqiptarizmit dhe i të qenit “qenush” i serbit dhe grekut. Është burimi i shkërdhatokracisë dhe sistemit të Zenit dhe Gitës. Është burimi i humbjes se qindra e mijëra jetësh shqiptare.

Qeveria shqiptare, nëse ka edhe më të voglën përgjegjësi veprimi, duhet të reagojë!

 

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
3 Comments
    • Me kete President, SHIK, Prokurori, Gjykate te emeruar nga vete Sala, nuk eshte e mundur.
      Vetem Amerika e zgjidh kete ceshtje madhore per Shqiperine, varrimin e krimit.

  • Une mendoj se po,duhet pergezuar,ndihmuar,dhe mbrojtur nga ndonje dore e zeze,mbas shpine.
    Komplimente nga ana ime,djal trim dhe i sinqerte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *