“Është më e lehtë të jesh i mirë se të jesh i drejtë” / Viktor Hygo
Nuk ka dyshim se opinioni i sotëm shqiptar është i ndarë rreth faktit nëse dy deputetët shqiptarë, Tomë Doshi dhe Mark Frroku, duhen arrestuar e burgosur apo jo. Mendimet dhe konkluzionet e shumicës dërmuese të tyre nuk janë as rezultat i njohurive juridike, të cilat iu mungojnë plotësisht, dhe as rezultat i parimeve të tyre morale. Opinionet e tyre janë thjesht dhe vetëm produkte të marrëdhënieve që ata kanë me politikën, me partitë dhe liderët politikë, janë mendime që drejtohen më shumë nga pasionet politike e krahinore, të mjegulluara edhe nga mosdija e justifikuar.
Personalisht jam nga ata shtetas shqiptarë që nuk kam qenë dhe as jam i bindur në ekzistencën reale të komplotit për vrasje nga ana e Metës, ashtu siç i përkas shumicës së shqiptarëve që nuk do të kishin fare mëshirë dhe keqardhje po t’i shihnin shumë nga politikanët shqiptarë prapa hekurave të burgut. Por, pyetja shtrohet: Për çfarë veprash penale dhe për cilët politikanë?
Duke i marrë si të mirëqena dhe të sakta hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Përgjithshme, ato të grishin për t’i dhënë përgjigje pyetjes së saposhtruar dhe për t’u shprehur në lidhje me ecurinë e mëtejshme të kësaj “afere”. Siç del nga kërkesa e organit hetimor drejtuar Parlamentit, dy deputetët akuzohen sepse dyshohen se kanë kryer vepra penale që dënohen me gjobë ose heqje të lirisë deri në pesë vjet. Le t’i konsiderojmë dyshimet e organit të akuzës si plotësisht të arsyeshme dhe të pranojmë se ato mbështeten në prova të pakundërshtueshme. Ndërkohë të shohim se çfarë kërkon ligji procedural penal. Ligji kërkon që masa e arrestit vendoset vetëm kur vepra penale dhe personi që pandehet se e ka kryer kanë rrezikshmëri të veçantë. Pra, jo çfarëdo rrezikshmërie, por rrezikshmëri të veçantë dhe jo vetëm vepra penale, por edhe ai që pandehet se e ka kryer atë.
Rrezikshmërinë e veçantë të veprës ligjvënësi e ka shprehur tek sanksioni i çdo dispozite penale, domethënë tek masa e dënimit që parashikon ligji (neni), duke na e lehtësuar “punën” për çdo rast që duam të dimë nëse jemi apo nuk jemi para rrezikshmërisë së veçantë të veprës penale të kryer. Në rastin konkret, ligji parashikon dënime shumë të ulëta çka e përjashton rrezikshmërinë e veçantë të veprave penale për të cilat akuzohen dy deputetët. Në parim (parim që mbështetet në vendimet e Gjykatës të të Drejtave të Njeriut- Gj. Strasburgut) për vepra të tilla penale, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me individë përsëritës në krime dhe të rrezikshëm për shoqërinë, procedimi penal duhet të bëhet në gjendje të lirë për të gjithë shtetasit, deri kur vendimi gjyqësor merr formën e prerë. Tani na mbetet të pyesim: A paraqesin rrezikshmëri të veçantë të pandehurit?
Kërkesa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit e vëren ekzistencën e rrezikut tek mundësia e largimit (shmangies së hetimeve) të të dy të pandehurve me argumentin se Doshi ka pasuri (kompani biznesi) jashtë shtetit, ndërsa Frroku ka dy shtetësi. Ligji, siç e përmendëm, kërkon që si rrezikshmëria e veprës dhe e të pandehurit të jenë të veçanta dhe për zbatim të drejtë të ligjit Gjykata e Lartë me vendime është shprehur se rrezikshmëria e të pandehurit për t’iu shmangur gjykimit ose se mund të kryejë një vepër tjetër penale nuk duhet të jenë të supozuara, por të mbështetura në prova.
E thënë me fjalë të tjera, nga pikëpamja juridike personat e dyshuar ndiqen në gjendje arresti kur akuzohen për krime të rënda, kur vetë ata paraqesin rrezikshmëri të madhe shoqërore, kur lënia e lirë e tyre u jep mundësi të fshehin provat, t’i shmangen procesit penal apo të kryejnë krime të tjera. Nuk duket se ekziston ndonjëra nga këto rrethana të parashikuara nga ligji.
Me gjithë këto, dhe megjithëse argumentet që përmban kërkesa e prokurorisë “fusin ujë” nga shumë anë, (përfshi edhe ato për t’i arrestuar që të tregojmë “forcën e institucionit ligjzbatues” dhe se “krijuan një klimë aspak pozitive për opinionin publik dhe sigurinë në vend”, të cilat nuk parashikohen në ligj), është Kuvendi dhe, më pas, Gjykata e Lartë që do të vlerësojnë është a nuk është e mbështetur në prova kërkesa.
Përshtypje bën edhe ngutja e prokurorisë për ta bërë sa më shpejt kërkesën për të marrë autorizimin e arrestimit.
E vërteta është se Doshin dhe Frrokun dëshirojnë t’i shohin në burg një pjesë e pozitës dhe e opozitës, si dhe disa tifozë pa mend të të dy krahëve politikë. Pjesa e pozitës e dëshiron këtë si hakmarrje ndaj dëmit që i solli “afera” në fjalë, ndërsa një pjesë e opozitës e dëshiron burgosjen e tyre për shkak të inateve elektorale, si dhe për të thënë se “ja ku fshihet e keqja dhe krimi!”. Por këto nuk i japin përgjigje pyetjes: Përse kjo ngutje e prokurorisë?
Prokuroria dhe gjithë sistemi i drejtësisë janë në pikë të hallit për sa i përket besueshmërisë. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një perceptim subjektiv, por me një realitet të mirëndriçuar nga fakte të panumërta. Për ndryshimin e kësaj gjendje ka nevojë shoqëria, gjë që nuk arrihet duke u ngutur, aq më tepër kur ende Doshi nuk ka sqaruar: Pse duhet ta vriste Ilir Meta? Dhe kur vetë prokuroria nuk ka sqaruar: Për ç’motive Doshi dhe Frroku e sajuan ngjarjen? Pa këto sqarime, as prokuroria dhe asnjëra nga palët nuk mund të fitojë besimin e opinionit të gjerë.
Në mungesë të qartësisë së nevojshme, na duhet të shtrëngohemi për të shkuar me hamendje tek arsyet. Duket se mund të pranohet pa vështirësi se pasoja më e mundshme e veprimeve dhe mosveprimeve të Doshit dhe Frrokut ka qenë cenimi i politikanit Ilir Meta dhe e ndonjë tjetri, duke shpresuar në prishjen e drejtpeshimit politik të sotëm. Por njëherësh duket edhe tjetra, se arrestimi i deputetëve nuk i jep përmasa të reja dinjitetit të Metës dhe as nuk i zhduk mundësitë e agresivitetit të një pjese të politikës për të shkaktuar destabilizim. Madje, duhet thënë se “afera Doshi” nuk i shërbeu destabilizimit. E kundërta ndodhi. Nga kjo aferë nuk u trondit opinioni publik, siç shpresonin kalorësit e vrerosur opozitarë. Përdoruesit e saj u bënë më qesharak nga sa ishin më parë dhe tani vërtiten si i verbëri për të gjetur shtegun e daljes.
Po kthehemi tek pyetja se për cilët politikanë nuk duhet të kemi mëshirë dhe keqardhje po t’i shikojmë prapa hekurave. Pyetja nuk u shtrua për të nënkuptuar se duhen mëshiruar Toma dhe Frroku. Por për të kujtuar realitetin tonë fatkeq, të pasur me krime të kryera nga pushtetarë dhe, për t’iu qasur vlerësimit sa më objektiv të kërkesës së prokurorisë.
Veprimet apo mosveprimet e Doshit dhe Frrokut janë të dënueshme moralisht dhe ligjërisht. Por me ato veprime dhe mosveprime ata nuk kanë shkaktuar as vrasje, as vjedhje, as dëme materiale apo financiare. Ata nuk kanë cenuar integritetin territorial dhe as pavarësinë e Shqipërisë. Ne kemi të lirë, nën hetim ose jo, individë që kanë kryer korrupsion me qindra mijëra e deri me miliona euro, që kanë vrarë apo plagosur qytetarë apo që janë dënuar nga gjykatat e huaja me dhjetëra vite burg për trafiqe droge. Ne kemi individë që kanë nënshkruar marrëveshje antikombëtare me shtetet fqinjë dhe, jo vetëm janë të lirë, por kanë rrëmbyer dhe i tundin para fytyrave tona flamujt e atdhetarisë, të shpëtimtarit të kombit, të moralit dhe traditës më të mirë dhe, madje, të drejtuesve të “revolucionit”. Nëse Doshi dhe Frroku kanë cenuar dinjitetin e Metës, individët e sipërpërmendur kanë cenuar dhe dëmtuar me dhjetëra herë dinjitetin kombëtar, rendin shoqëror, nderin dhe jetën e qindra qytetarëve të këtij vendi. Atëherë, kushdo mund të pyesë: Cilët janë më të dëmshëm, më të rrezikshëm dhe që meritojnë ndëshkimin të parët?
Gjithashtu, kushdo pas një arsyetimi të thjeshtë, mund të shtrojë pyetjet: Mirë bëhet që dënojnë ata që bëjnë deklarata të rreme para një prokurori, po pse nuk dënojnë Sali Berishën për deklaratat e rreme që përsërit pambarimisht para tetë milion shqiptarëve se ky e ai janë pjesë e asaj e kësaj bande që ka kryer krime? Përse, të gënjesh një prokuror përbën krim, ndërsa të mashtrosh dhe nxitësh një pjesë të popullit për veprime të dhunshme antikushtetuese (si ato të shtatorit 1998) nuk qenka krim dhe s’u dashka ndëshkuar? Përse të shpifësh për nënën e kryetarit të opozitës së djeshme (Aneta Ramën nga Sali Berisha) je i pafajshëm sipas gjykatës, ndërsa, po sipas gjykatës, je i fajshëm po të thuash se Shkëlzen Berisha ishte i përfshirë në biznesin kriminal të Gërdecit (deputet socialist)? Nëse ato që ka thënë Doshi qenkan kallëzim i rremë dhe për këtë duhet arrestuar, po ato që thonë Berisha dhe Basha përditë, për të njëjtën çështje, çfarë janë dhe pse nuk duhen ndëshkuar në të njëjtën mënyrë?
Prokuroria, Kuvendi dhe Gjykata nuk duhet të mendojnë se duke arrestuar dy deputetë për vepra penale të dënueshme me gjobë deri me pesë vjet burg, po e bindin popullin se para ligjit jemi të gjithë njëlloj. Kjo nuk ka për të ndodhur për aq kohë sa sistemi ynë i drejtësisë nuk fillon fare çështje penale ose pushon të tilla për individë që kanë vrarë njerëz, kanë vjedhur apo shpërdoruar shuma kolosale (ngjarja e Gërdecit, ajo e 21 janarit etj.). Opinioni ndryshon po të fillojë procedimi dhe dënimi nga ata që kanë kryer krime të rënda dhe jo nga një deputet rrugaç që godet me grusht një rrugaç deputet.
Dinjiteti i prokurorisë, i gjykatës dhe i gjyqtarëve nuk rritet me përpjekje për t’i bërë qejfin politikës shqiptare, as duke rënë pre e paragjykimeve sipas përrallës së fundit për dekriminalizim të politikës, apo hundëfutjeve të ambasadave të huaja në problemet tona juridike, të atyre ambasadave që vrasësit e demonstruesve të pafajshëm i patën cilësuar si “burra shteti” e “yje në ngjitje”. Prokuroria dhe gjykata do të rrisin besueshmërinë e shqiptarëve kur të japin vendime plotësisht bindëse pas një hetimi dhe gjykimi të plotë, të thellë dhe të paanshëm.
Tek një pjesë jo e vogël e opinionit publik shqiptar endet, jo pa shkak, dyshimi nëse pas kësaj “afere” ndodhet një palë e tretë, e cila ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën. Vetëm një tërësi provash të qarta që ndihmojnë njëra – tjetrën do të mund të davarisnin dyshimet dhe të sqarojnë të vërtetën. Nuk do shumë mend për të kuptuar se kjo tërësi provash do ende kohë për t’u siguruar ashtu siç është krejt e qartë se procesi hetimor mund të vazhdojë krejt normalisht pa pasur nevojë të arrestohen të akuzuarit. Përndryshe, është mjaft e mundur që arrestimi i dy deputetëve të shtojë dyshimet dhe hamendjet dhe, në vend që të rrisë kredibilitetin e sistemit juridik shqiptar, mund ta dëmtojë më tutje atë.
Zotërinj prokurorë dhe gjyqtarë! Ndëshkoni dhe burgosni, më së pari, vrasësit e trupit, mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve, ata që me sjelljet dhe veprimet e tyre, tash 25 vjet, ua kanë tretur shpresën e së ardhmes shqiptarëve duke i futur dhe mbajtur në një qerthull të pakuptimtë, të dëmshëm dhe antikombëtar nëpërmjet tensionit, dhunës verbale dhe fizike, kaosit juridik dhe degradimit moral, urrejtjes dhe përçarjes brendashqiptare dhe kundër shqiptarëve, me qëllim përjetësimin e pushteteve të tyre politike dhe ekonomike. Kur të ndëshkoni këta individë atëherë unë do të jem adhuruesi dhe ushtari juaj. Përndryshe: Mjaft më me shfaqje dhe lojëra të dëmshme dhe fyese!
JO ME ARREST.
TE GJYKOHEN NE GJENDJE TE LIRE.NUK KANE CFARE BEJNE.
DO PERGJIGJEN PO JANE FAJTOR.
DUKE QENE TE LIRE DO JU BJERE VLERA EDHE ME SHUME.
PROKURORIA E SHQIPERISE PO KA BYTHE TE ARRESTOJ SALIUN, LULIN, MEDIUN, IMAMIN, RULIN, RISTANIN, BURGAJN DHE KULICIN E KO.
Sali Luli ne burg.
Po po dhe ata do ti arrestoje ja ketu do jemi,do ju behet aktakuza si shkrimtaret e brezit te humbur,post mortum!!!!
Rendesi ka fajsia qe mund te bjere mbi politikanet, ndersa burgosja, vjen nga akti i krimit dhe mendoj se Doshi ka kryer nje veper penale, qe ka shkaktuar nje dem financiar miliona eurosh, dem qe si gjithmone e paguan taksapaguesi shqiptar.
Nje rast personal.
Mbas nje aksidenti pa pasoja ne njerez, mbasi fitova gjyqin e pare dhehumba te dytin, mu be e qarte, se kam te drejten te shkoj ne nje shkalle me lart, per te ribere gjyqin, por ne rast se dilja i humbur, fatura do ti kalonte 5000 markat dhe ne ate kohe isha me asistence sociale, nuk desha te rrezikoja.
Qe do te thote, gjithsejcili duhet ta paguaje vete faturen, jo ti shkarkohet kjo fature popullit, ku te gjithe dalin te pafajshem, por policet, prokuroret, gjyqtaret e te tjera qe kushtojne, i duan oret e punes nje per nje.
Si fillim Doshi te paguaje faturen, pastaj flasim per denimin.
burg burg burg burg burg burg
burg burg burg burg burg burg
burg burg burg burg burg burg
burg burg burg burg burg burg
burg burg burg burg burg burg
burg burg burg burg burg burg
Ky eshte haku i kriminelave te parlamentit
Nuk e kam idene se c’do te thote dekriminalizim, por kur ne parlament kemi njerez qe me papergjgjshmerine me te madhe hapen bythesh dhe derdellisin a thua se ky milet nuk i di se kush jane, nga vijne, si i kan bo leket dhe si dhe pse i kan hy politikes. Harojn kta “ligjvenes” apo “gjobvenes” me mire, qe ky vend esht sa nje grusht sa edhe pordhen tya degjon komshiu e jo me bemat. Problemi nuk eshte parlamenti mnasi ata bejn kot sikur i gafuren njeri tjetrit se njesoj jane por problemi eshte te prokuroria dhe gjykatat tallava qe dine vetem te rujn lek e jo te japin drejtesi. Ndoshta edhe pak kta “nderkombtaret” qe i thon gjerat gjithmon pak si larg e larg por qe fundja fundit ja thone po atyre e jo popullit.
Emrta Tm, Frok, Sali Lul, Fatmir, Flanur apo sa e sa te tjere per ne jan te paprekshem per aq kohe sa ata i kane te gjitha dyert e hapura (edhe te ambasadave) dhe i luajn letrat ndermjet tyre.
Nje shkrim dhe analize plot logjike e zotit Viktor Malaj.
Epo gazetari i mire mbetet i mire, e kunderta e lavjerseve politike, gazetaruceve te mejhaneve te Fahri Balliut dhe Aleksander Frangajt.
Edhe une qe ne fillim nuk e kam besuar kete thashethem inatçor te plakave te fshatit.
Nje trill i stisur, madje ne menyren me te trashe te mundeshme.
Edhe publikimi nga ana e prokurorise si nje shpifje e rendomte, ne diskreditim te plote te personazheve te implikuar, duke qene publik dhe me mandat deputeti, nuk eshte i paket.
Po t’i shtosh dhe perjashtimin nga parlamenti, shoqeruar me nje gjobe te majme per shlyerjen e demit te shkaktuar taksapaguesve shqiptar, do te ishte nje fillese e mire e ktheses urgjente qe duhet te beje drejtesia e shnderuar ne padrejtresi dhe nje mesim i mire per te gjitha llapaqenet e pa fre qe shfrytezojne postet shteterore, politike apo mandatin e te zgjedhurit.
Ajo qe kerkohet dhe duhet te gjeje zgjidhje eshte motivi apo shkaqet qe çuan ne krijimin e kesaj alibie akuze dhe autoret e vertete politike, qofshin brenda apo qofshin jashte, per llogarite e tyre.
Do te isha per te bere burg te dy nese nuk i zberthehen drejtesise per kete te fundit.
Se i perket dergimit ne burg vetem per kallzim te rreme, ky ngjan si nje lloj fishekzjarri ne erresire qe te jep imazhin e rreme te zhurmes se po behet drejtesi dhe te drites se gjoja po ndeshkohen krimet.
Prokurori i Pergjithshem duhet ta nis nga Sanaderi shqiptar qe i fillon emri me “S” per te gjitha krimet e kryera dhe jo vetem per korrupsion, tek pasardhesi i tij qe eshte aktualisht kryetari i opozites dhe zhurmon per te spostuar vemendjen nga dosjet e krimeve te tij dhe tek peshkaqenet me mjeker dhe pa mjeker qofte djathta dhe qofte majtas, qe jane multimiliarderet e Shqiperise.
Ndryshe rrahin uje ne havane kot duke u marre me sardele, kapja e te cileve nuk ka nevoje per shume buje.
DELETED
Te arrestohen nga i pari deri tek i fundit…hajdut kriminele ju jeni plaga e shoqerise tone shqipetare
E gjitha eshte nje loj e piste qe luhet nga eunuku Llalla dhe hison do ja mbajne te gjithe eunuket e tjere te sistemit te drejtesise se keshtu u vjen mbare per te dal te lare. Keta jane eunuket e Sali Berishes dhe femijeve te tij qe jane vene ne ato poste per “merita” te vecanta morale qe gezojne me ane te te cilave garantojne mosfutjen ne burg te Berishajve. Por keta eunuke drejtesie kane mesuar si ta luajne me te gjitha palet dhe prej kesaj loje i vjen mire edhe Rames vete. Prandaj nuk mund te presesh tjeter gje nga ky sistem drejtesie kalbesire qe kemi. Rama sdo te bej dot kurre reforme ne drejtesi se nje reforme e thelle dhe qe synon pastrimin nga rrenja te se keqes do te conte ne burg, pas Berishajve, direkt Meten dhe shume te tjere qe mbajne Ramen, dhe ndoshta ne nje prespektive jo te gjate edhe vete Ramen (kush e di qe Rama nuk ka te bera per ne burg!). Eshte e veshtire qe ky vend te behet sa kohe rinia jone eshte kaq e pamoralshme, kaq servile dhe lepirese ndaj kryetareve te partive politike dhe shpetimin e sheh vetem po te behet pjese perberse e ndonjeres prej ketyre partive. Sa per kahun asaj nuk i intereson fare. Shembulli jane Erla Mehilli qe e nisi me Mjaftin dhe perfundoi ne prehrin e gjysh Sales, apo Mesila Doda qe ishte studente ne dhjetor te 90 dhe punoi si socialiste e Metes kur ky ishte kryeminister dhe sot eshte e Pe-Des.
Te gjithe ata qe japin deshmi te reme,kur dalin dhe flsin ne foltore,ne emer te popullit dhe te partis tyre.te gjithe ata gazetar qe disiformojn ne artikujt e tyre,duhet te dalin para prokuroris per te mare pafaqsin,ose te gjobiten per deshmi te reme.
Zoti Viktor ju ndjek me kenaqesi te vecante kur shkruani ketu ne gazeten e nderuar Dita. Shkrimi i sotem eshte analize e vertete dhe pa dorashka, ashtu si shkruani gjithmone. Une personalishte mendoj si ju Zoti Viktor, pra qe me pare duhet te hyj ne burg Sali Berisha, Shkelzen Berisha, Argita Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe pastaj keta dy deputetet rrugace qe Edi Rama i ka marr nen gji. Edi Rama ka ber gabim me dashje duke marr ne PS keta dy deputet rrugace vetem e vetem se keta kane xhepat plot e perplot me para dhe e kane dorivitur Ramen dhe PS. Turp per Edi Ramen. Nga ana tjeter me turp akoma eshte reforma e munguar ne drejtesi. Pse nuk e ben kete reforme Edi Rama? Bie ere kjo pune Zoti Viktor! Per mua Edi Rama eshte zhgenjim i rradhes.
zoti Malaj, nqs x ka vrare y dhe prokurori verteton vrasjen gjykatesi denon x dhe motivi i vrasjes nuk ka shume rendesi ne denimin per x. Ne rastin konkret prokuroria thote qe ngjarja per porosi vrasje eshte e sajuar dhe motivi i sajeses eshte tjeter gje.
Te lumte Viktor Malaj .
Po behet nje loje shume e ndyre ndaj dy deputeteve nen orkestrimin e plote te Edi Rames , po shkelet hapur cdo ligj .
filloni me
1-sali vuçidolin
2-lul sali berishen
3-gramoz ruçin
4-tom kodoshin
5-mark frrokun
6-thuthuqin e laçit (edi peploken ose edi paloken )
7-arben ristanin (pijanecin )
8-komplet shqupin = isisin e lazaratit
Pasuria me e çmueshme e politikaneve dhe pushtetareve antikombetare shqiptare pas shpalljes se pavaresise(duke perjashtuar vetem qeverine e Ismail Qemalit dhe ate te Fan Nolit),mendoj se kane qene dhe jane: prapambetja dhe varferia e madhe shoqerore, heterogjeniteti ekstrem gjenetik dhe konceptual i shqiptareve.Pa rikuperimin apo zbutjen e ketyre faktoreve per te arritur ne mendime e gjykime te domozdoshme zhvillimi demokratik, qytetarie dhe drejtesi njerezore,veshtire se mund te behet vendi yne shume i pasur por ekstremisht i varfer.
Katrahura shkatrimtare “demokratike” e 25 vjeteve te fundit ka ndodhur me interesin, deshiren dhe vullnetin e politikaneve dhe pushtetareve por edhe me bekimin publik te mitingjeve qe mbushin plote e perplote sheshet ane e kend vendit,me voten pro klikave politike e pushtetare.Mbizoteron ende koncepti otoman “O me beun,o me pashan”,”Per inat te vjerres,fle me mullixhiun”.Gjate 25 viteve,mendoj se ne Shqiperi ka ndodhur nje tragjedi kombetare,shkaterrimtare,vjedhje,morale,ekonomike,arsimore,shendetesore,etj. etj.Publiku,nuk i shpeton dot ndasive dhe mbeshtetjeve sipas pushtetareve dhe grupimeve politike,qe jane pergjegjes direkt per tragjedine ne fjale.Edhe vete gerdecaret si viktima te kesaj tragjedie nuk i shpetuan kesaj dukurie.Kjo ka ndodhur me 21-janarin,kjo ka ndodhur edhe gjate 25 vjeteve te fundit,me shkaterrimin,tjetersimin dhe vjedhjen e te gjithe pasurive kombetare,nga pushtetaret.Por megjithate ata(pushtetaret) jane duartrokitur e votuar vazhdimisht,neper rruge e sheshe, qytetesh e fshatrash,te mbushura e tej mbushura plote e perplote.
Krahasimet e bera nga ju z.Viktor per sjelljen e ndyre te prokurorise dhe gjykatave ndaj politikaneve nga njera ane dhe qytetareve te thjeshte nga ana tjeter jane plotesisht te argumentuara dhe nuk i luan as topi.
Puna eshte se edhe pushteti i Rilindjes njesoj si ai qe u largua me nje milion vota pelqen pikerisht jete lloj drejtesie.Deshiron qe prokuroria dhe gjykatat te vazhdojne te jene keshtu sic jane,sherbetore kokulura te bajlozeve te politikes dhe rrjepese te pameshirshme me qytetaret e pambrojtur.
Ta donte kjo qeveri reformen ne drejtesi,e kishte bere tashme.THJESHT NUK DO,sepse me keta gjyqtare e prokurore te kapur dhe te kompleksuar nga llumi ku jane zhytur,qeveri dhe opozite e kane te garantuar paprekshmerine megjithe krimet dhe vjedhjet monstruoze qe kane bere ne kurriz te ketij populli.
jam kurioz te di: Sa vite burg do te denoheshit per shpifje Ju Berishofobet.
O ttradite e leshit te kurves! Ne Shqiperi te jesh i sigurte qe nuk ka asnje “Berishofobe”, por antiberishist qe e urrejne me keq se mortjen , qe duan ta shohin jo prapa hekurave por ne ferr dhe bythlepires si puna jote qe i bejne fresk dhe avokatllek. As nuk e çan trapin njeri per Pinoçetin shqiptar, dhe jo te kene fobi, se tani ka ngelur ne kuadrin e lehjeve si qen i plakur dhe i terbuar. Institucionin e shpifjeve dhe skenareve te godtjes mafioze ne Shqiperi e ka themeluar rrecka politike me emrin Sali Berishe qenefi, dhe per kete duhet te shkoje prapa hekurave me denim kapital.
Do ti bie shkurt mos shani opoziten.