Letër e nënshkruar
Sheref Mata, Kuçovë.
Në qoftë se po, pse? Një “pse” me plot kuptimin e kësaj fjale, apo ….? Në bisedë me njerëz të moshave e të profesioneve të ndryshme, ndien frikën të shprehet, të shihet qartazi në fytyrat e tyre. Secili ka në mendje një figurë, që shpesh e konsideron jonjerëzore. E kemi provuar, ndaj. Nuk është nevoja t’i shkruajmë tmerret e muajve të vitit 1997. Por… nuk duhet të harrojmë. Kush të lë t’i harrosh? Kush është ai që nuk frikësohet kur …?
“Të gjithë në protesta për …” Nuk e dinë bashkëbiseduesit në familje, në klube, rrugë, trotuare, pse jo edhe në punë, tregtarët në tregun e qytetit, fshatarët me njëri-tjetrin në lagje apo në mjedise të tjera, emigrantët, fëmijët në klasë, në oborrin e shkollës, se ç’do të thotë një thirrje e një antinjeriu?
Pa të ndalemi pak e të sjellim si në ekran figurën e këtij personazhi që nga momenti i fillimit të tranzicionit. Kur ka qenë ndonjëherë i admirueshëm ky trashëgimtar i diktatorit? Sa herë ka dalë në ekran, shumë shqiptarë e kanë ndërruar kanalin, përveç puthadorëve që tani janë pasuruar në mënyrë galoponte. Kur ka dalë një herë i qeshur ky pasardhës i sistemit të mëparshëm? Asnjëherë! Ka folur (bërtitur) gjithnjë me ton të ashpër në fushata elektorale dhe gjoja në takime me popullin gjatë qeverisjes. Shumë i neveritshëm në intervista me gazetarë në televizionet e tij. Thuajse të gjitha pyetjeve iu përgjigjej (përgjigjet) sipas oreksit, interesit të vet. Vetëm 5-6 gazetarë të sojit të vet merrnin (marrin) përgjigjen e duhur. A nuk ishte (është) e frikshme?
“Protesta” në gojën e këtij (anti) njeriu injekton frikë, tmerr, mynxyrë. Në demokraci (ne ende nuk kemi politikanë që të kenë vizion të qartë) lejohet çdo lloj lëvizje konformë rregullatore. Në Shqipëri u sofistikua lufta e klasave, frikë deri në palcë në atë sistem totalitar, frikë dhe tmerr në këtë pafundësi sistemi postkomunist.
Shpresojmë shumë se një milion shqiptarë dhe të tjerë do ta shikojnë dhe ndiejnë dorën e kujdesshme të dirigjentit për t’i dhënë jetë librit të shenjtë, para së cilës (Kushtetutës) duhet të jenë të barabartë të gjithë. Populli pret…
