A duhet të pinë kafe gratë shtatzëna?

Ornela

Ekspertët kanë bërë një studim nëse gratë shtatzëna duhet të konsumojnë kafe dhe si ndikon në shëndetin e tyre dhe të fëmijës. Sipas studiuesve, gratë që presin të sjellin në jetë një fëmijë duhet të ulin konsumimin e kafeinës.

Ata sugjerojnë se duhet të kenë nën kontroll kafenë apo pijet e tjera që përmbajnë kafeinë, pasi kjo e fundit shkakton rritjen e rrahjeve të zemrës, gjë që nuk është e mirë.

Por, studimet kanë treguar gjithashtu se pirja e kafeinës në mënyrë të rregullt dhe të balancuar nuk shkakton dëmtime në sjelljen e foshnjes.

Studimet kanë treguar se kafeina nuk ndikon në koeficientin e inteligjencës së fëmijës. Studiuesit shprehen gjithashtu se kafeina nuk jep ndonjë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve.

Kështu që, gratë shtatzëna mund të pinë kafe në mëngjes nëse dëshirojnë, duke mos u shqetësuar se mund të dëmtojnë fëmijën e tyre.

Por, është e rëndësishme që të zbatoni një normë të konsumimit të kafeinës.

Nuk është e këshillueshme që të pini disa filxhanë me kafe gjatë ditës, pasi kjo ju shton rrahjet e zemrës. Çdo trup është i ndryshëm dhe gjithkush e di mirë se si funksionon trupi i tyre.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Gratë shtatzëna nuk duhet të pinë ujë, ose le të pinë por sipas një rregulli. Jo më shumë se 2 litra ujë në ditë. Ja ky është lajmi i bujshëm që lexojmë sot. Edhe pini edhe mos pini. Piiika burrave që lënë femrat shtazëna.
    Xha Jaho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *