A duhet të shkojë Rama në TV Klan?

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Miq të “Ditës”! Jam dakord me 99 mendime, veprime, vizione, sjellje e qëndrime të Edi Ramës, por me një s’jam fare dakord. Shfaqjet e tij të herëpashershme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut e “Klanin” e A. Frangaj, dy personazhe “gebelsiane” të propagandës e mashtrimit të opinionit publik, në shërbim të kriminelit Sali Berisha. Pasi ka marrë miliona euro për 8 vjet e më shumë nga S. Berisha në formën e reklamës shtetërore, tani Edi Rama i bën “reklamë” TV Klan-it me praninë e tij. Sot ka shumë televizione publike e private, emisione serioze ku Rama mund të japë idetë e tij. Ndërkaq, ky palo gazetar i ngrefosur, acarues, ironik, i pështirë që e kthen studion televizive në një zyrë hetuesie, në vend që të bëjë vetëm pyetje e të dëgjojë përgjigjet, ndërpret fjalën pa takt e edukatë, i kërkon llogari kryeministrit, herë me nënqeshje të pështirë e herë me një cinizëm të egër, thjesht i paturpshëm dhe i paedukatë. Publiku do të dëgjojë mendimet e Edi Ramës dhe jo të shohë “pseudoprotagonizmin” tënd idiot z.Fevziu. Për Ramën kam një këshillë, mos ua jep këtë kënaqësi perverse “gazetarëve” që kanë shkelur parimet e profesionit. Me respekt, T. N.

 

Share This Article
2 Comments
  • I nderuar shkrim shkrues. Jeni pak naiv. Pse mendon se rastesisht shkon Rama tek Klani? Klani dhe fevziu -qenia qe tregon se vetem si ai nuk duhet te jene gazetaret, eshte vene ne sherbim te Rames me kerkese dhe mareveshje te perbashket.A nuk e vute re qe perversi fevziu dhe Rama rrugac dhe karagjoz kishin bere nje marevveshje per ti thene njeri -tjetrit “ti genjen” por kaluan masen aq shume se edhe femija i kopeshtit e kuptoi se ata benin show. Marrim vetem nje rast, te parkut te liqenit Qelbesiarat kishin rene dakored qe te shanin njeri-tjetrin genjeshtar, nese u prene apo jo pemet nderkohe qe devijonin problemin kryesor, qe ai ndertim ishte plotesisht ne shkelje te ligjit, qe i semuri i betonit thoshte nuk jane prere peme dhe nuk do priten po do transferohen!!!!?? ose i semure psiqik ose nje rrugaç kalibri dhe arogant qe meriton te varet ne pemet qe thote se do i transferoje. Le te thote se do pres peme tek parku i Liqenit dhe do i mbjelle ne Surrel, njesoj eshte..

  • Ble-ta ,je nje nga ata qe per 25 vjet shkateruat, vodhet e vrate vendin dhe shqipetaret dhe sot ne emer te demokracise shkateroni ambjentet qe po ndertohen per femijet.Jeni si ju dhe drejtuesit e pd po ashtu edhe fevziu jashteqitja e popullit tone.Vleresoj shkrimin tuaj zoti T . N.Emigranti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *