Letër e nënshkruar
Grup qytetarësh, Shkodër
Skulptori i madh Shaban Hadëri, me artin e tij përjetësoi “5 Heronjtë e Vigut”. Ai po ikte nga jeta, por na u lut ne shkodranëve me shpirtin e tij prej artisti: “Mos… mos i hiqni. Ata janë bijtë tuaj.” Por ne nuk e dëgjuam, ndaj vepruam si harbutë, të pabesë e mosmirënjohës, e në vend të tyre vumë tuba. Askush nuk reagoi ndaj këtij akti makabër, ndonëse ishim para një vepre arti që përjetonte aktin heroik të këtyre djemve trima që dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut. Ishin të rinj nga tre krahina, më i madhi 24 vjeç, por ne u turpëruam edhe për atë, se ata përfaqësonin edhe unitetin, ose siç thuhet, bashkëjetesën fetare që aq simbolike është për Shkodrën. Tani ka ardhur koha që Shkodra, kokulur ta korrigjojë këtë gabim të pafalshëm. T’i vendosim edhe një herë në vendin e merituar. Këtë veprim “po pret” edhe Isa, që qëndron heroikisht dhe artistikisht në qytetin e Shkodrës (edhe kjo vepër e Shaban Hadërit). Bëje këtë Shkodër, ndero heronjtë e tu, respekto dhe ndero skulptorin e madh, ndero veten dhe qetëso shpirtrat e familjarëve të tyre, turpëro të turpëruarit që duan të ulin vlerat e tua.
Faleminderit Dita! Nga një grup qytetarësh shkodranë.
Ti rivendosni atje ku ishin dhe pa pjerdhur për paulinë radovanë e jozefina sharlatanë. Madje mos shqetésoni as rustem peçin që po fle gjumë!?
VR ! Ti rivendosni atje ku ishin dhe pa pjerdhur për paulinë radovanë e jozefina sharlatanë. Madje mos shqetésoni as rustem peçin që po fle gjumë!?