A duhet zbatuar ligji?

redaktor

Letër e nënshkruar

Lluka Velço, Sarandë

 

Duke lexuar një artikull në gazetën Dita të datës 10.10.2014, faqe 15, ku intervistohet një qytetar nga Kosova ardhur në Syrin e Kaltër, Sarandë, si turist, gjatë vizitës që bëri në këtë burim është shprehur: “Si është e mundur që kjo prerje e rrallë në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë është lënë në gjendje kaq të mjerë? Edhe serbi sikur të ishte akoma në Kosovë, nuk do ta trajtonte kaq barbarisht këtë vend të begatë!” Gjithashtu nga qytetari i nderuar i Kosovës përmendet Noli i madh, i cili pothuajse është harruar nga shtypi, televizionet e deri tek libri shkollor, filluar nga vitet 1970-1980 e në vazhdimësi. Duhet të vijë një qytetar i mirë nga Kosova që ta përmendë këtë kolos të mendjes shqiptare, i cili për të prurë në kohë demokracinë luftoi jo vetëm me penë.

Shumë nga djemtë dhe vajzat shqiptare me shkollë të mesme që emigruan jashtë shtetit në vitin 1990, veç punës për jetesë, përvetësuan në kohë nga dy apo tre profesione dhe po ashtu gjuhë të huaja. Një pjesë e tyre erdhën në Shqipëri dhe në bazë të njohurive të marra në emigrim, hapën bizneset e tyre shumë të suksesshme, duke punësuar edhe të tjerë. Pati prej tyre që punuan në emigrim dhe u regjistruan nëpër shkolla, vazhduan e mbaruan arsimin e lartë në degë të ndryshme të diturisë, si: ekonomi, art, drejtësi, biznes etj. Shumë prej tyre janë punësuar në vende të ndryshme të botës sipas specialiteteve që janë diplomuar. Një pjesë e tyre kanë ardhur në atdhe për të dhënë kontribut në zbatim të reformave të programuara nga qeveria e Rilindjes.

Për të ndryshuar rrënjësisht gjendja “SOS” në të cilën e groposi qeverisja paraardhëse ekonominë, arsimin, kulturën, drejtësinë, mbrojtjen dhe çdo institucion tjetër në funksionimin normal të shtetit ligjor, qeverisë së Rilindjes i del për detyrë përpilimi dhe miratimi i ligjeve të sakta nga ekspertë të çdo fushe, duke ndërhyrë deri në Kushtetutë, e cila për mendimin tim si specialist nuk i përmbush kërkesat e një shteti modern të cilat i ka programuar qeveria e Rilindjes. Veç kësaj duhet të anulohen të gjitha kontratat që janë bërë në disfavor të shtetit shqiptar nga qeveria e mëparshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *